LIVE UPDATES
Bota

DW: Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit

Që këto sulme do të mbuloheshin nga e drejta ndërkombëtare, këtë nuk e ka pretenduar që atëherë asnjë jurist i njohur, as edhe ndonjë anëtar i qeverisë federale në Gjermani. Megjithatë, fjala "shkelje e së drejtës ndërkombëtare” nuk i ka dalë ende nga goja Friedrich Merzit.

8 June 2026, 08:52 Nga E. D
DW: Lufta e Iranit dhe kthesa e Friedrich Merzit
Donald Trump, Friedrich Merz

GJERMANI- Kreu i qeverisë gjermane, Friedrich Merz, dukej i befasuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Gjatë këtyre sulmeve u vranë figura të rëndësishme nga udhëheqja iraniane, mes tyre edhe lideri fetar Ajatollah Ali Khamenei, por edhe shumë civilë.

Që këto sulme do të mbuloheshin nga e drejta ndërkombëtare, këtë nuk e ka pretenduar që atëherë asnjë jurist i njohur, as edhe ndonjë anëtar i qeverisë federale në Gjermani. Megjithatë, fjala "shkelje e së drejtës ndërkombëtare” nuk i ka dalë ende nga goja Friedrich Merzit. Në vend të kësaj, ai e përshkroi qeverinë iraniane si një "regjim terrorist” dhe tha: "Klasifikimet nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare do të kenë pak ndikim.” SHBA-ja dhe Izraeli, sipas tij, kishin "arsye të mira” për sulmet.

"Unë besoj se (në fillim) (te Merz) mbizotëronte bindja se izraelitët dhe amerikanët në Iran po bëjnë gjëra që evropianët nuk janë në gjendje t'i bëjnë, por që nga ana tjetër ndajnë të njëjtat qëllime politike”, thotë politologu Johannes Varwick nga Universiteti i Halles për DW. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka dashur t'i kritikojë amerikanët "që në njëfarë mënyre po i zbatojnë qëllimet e përbashkëta me metoda që vetë nuk do t'i preferonte”. 

Që atëherë, fjalët mirëkuptuese të Merzit për sulmet ndaj Iranit shkaktuan debat. Kritikë, si për shembull nga "European Center for Constitutional and Human Rights”, e akuzuan atë për një "kapitullim përballë politikës së fuqisë”, ndërsa presidenti federal Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi që e drejta ndërkombëtare të mos "lihet mënjanë”.

Henning Hoff nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme e përshkroi për DW lëkundjen e Merzit – herë e konsideron shumë të rëndësishme të drejtën ndërkombëtare, si në luftën në Ukrainë, e herë më pak të rëndësishme, si në luftën në Iran – kështu: "Në fakt, kancelari duket se ka një raport situativ ndaj së drejtës ndërkombëtare.”

Miqësi përmes afrimit ndaj Trumpit?

Kritikat u shtuan pas udhëtimit të Merzit në Uashington tek Donald Trump, vetëm pak ditë pas fillimit të sulmeve. Me një lloj afrimi, Merz dukej se po përpiqej të fitonte simpatinë e Trumpit – gjë që edhe ia doli përkohësisht.

Në Gjermani shpërtheu një debat i ashpër. Politikani i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen, tha në Bundestag se bëhej fjalë për një balancim të vështirë: "Cila është e keqja më e vogël?” Lufta, pa asnjë dyshim, është një e keqe. Por: "Regjimi i mullave është e keqja më e madhe për rajonin, për njerëzit në Iran dhe përtej.” Ndërkohë, Lea Reisner nga partia e majtë kritikoi se kancelari "e kishte lejuar veten të përdorej si figurant i Trumpit”. Eksperti Johannes Varwick arrin në përfundimin: "Merz në këto çështje – nuk mund të thuhet më qartë – kishte një busull të gabuar.”

Ndërkohë, Gjermania filloi t'i ndiejë shpejt pasojat ekonomike të luftës në Iran: për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, çmimet e naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm. Kjo e ngadalësoi edhe më shumë ekonominë gjermane, e cila ishte edhe më parë e dobët.

Në politikën e brendshme, kjo ishte gjëja e fundit që i duhej Merzit. Ndërsa vlerësimet për punën e qeverisë dhe veçanërisht për Merzin ranë ndjeshëm, mbështetja për partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë AfD u rrit. Ndërkohë, sipas sondazheve, AfD-ja ka kaluar tashmë CDU/CSU-në e Merzit.

Merz e sheh SHBA-në të poshtëruar nga Irani

Pastaj, në fund të prillit, erdhi kthesa e papritur – të paktën kështu dukej. Gjatë një diskutimi me nxënës, Merz tha se SHBA-të në luftën me Iranin nuk kishin "një strategji vërtet bindëse”. Udhëheqja iraniane, sipas tij, po e "poshtëronte” SHBA-në.

Çfarë e shkaktoi kthesën? "Kam përshtypjen,” thotë Varwick, "se retorika krejtësisht e tepruar që ka përdorur Donald Trump ka trembur dhe madje ka zmbrapsur shumë njerëz edhe nga ata që kishin vullnet të mirë: u fol madje për zhdukjen e Iranit.”

Trumpi, i cili në Uashington ishte shfaqur ende në harmoni të plotë me kancelarin, u tërbua pas kritikave të Merzit. Në platformën e tij Truth Social ai e akuzoi se nuk kishte asnjë ide për çfarë po fliste. Nuk është çudi, shkroi ai, "që Gjermania po ecën kaq keq ekonomikisht dhe në përgjithësi”.

Zemërimi i presidentit amerikan

Nga Gjermania pritet të tërhiqen tani 5000 ushtarë amerikanë, ndoshta edhe më shumë. Vendosja e planifikuar e raketave lundruese Tomahawk si mbrojtje kundër Rusisë u anulua. Edhe tarifat doganore për makinat nga BE-ja pritet të rriten edhe një herë.

Merz mund ta ketë zemëruar presidentin, por popullsia gjermane në pjesën më të madhe i jep të drejtë kancelarit me qëndrimin e tij të ri, kritik. Sipas një sondazhi të "ARD-Deutschlandtrend”, pak pas fillimit të luftës, 58 për qind e të anketuarve e konsideronin të pajustifikuar ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit. Besimi tashmë i ulët i gjermanëve ndaj SHBA-së nën Trumpin ka rënë edhe më tej në mënyrë të ndjeshme. Vetëm 15 për qind i konsiderojnë SHBA-të si një partner të besueshëm. Që atëherë, këto shifra nuk kanë ndryshuar shumë.

Gjest i vullnetit të mirë - po vetëm nga pala gjermane

Ndërkohë, po bëhen përpjekje për kufizimin e dëmeve, por për momentin vetëm nga pala gjermane. Edhe pse Merz i ka qëndruar vlerësimit të tij për luftën në Iran, ai premtoi se Gjermania do të marrë pjesë në një mision detar në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftimeve. Një anije gjermane për çminim tashmë është në gatishmëri. Nëse ky mision do të realizohet, mbetet e hapur. Por mbi të gjitha, duket se ishte e rëndësishme gjesti ndaj Trumpit.

Megjithatë, marrëdhënia transatlantike nuk duket aspak e riparuar. Në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Suedi në fund të majit, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se "zhgënjimi” i Trumpit për sjelljen e aleatëve të NATO-s në luftën në Iran duhet të trajtohet "në nivelin e krerëve të shteteve dhe qeverive”. Samiti i NATO-s në Ankara në korrik "ndoshta do të jetë një nga më të rëndësishmit” në historinë e aleancës.

Si përfundim nga 100 ditët e luftës në Iran për Gjermaninë, politologu Johannes Varwick formulon: "Gjermania dhe Evropa duhet të përcaktojnë interesat e tyre dhe të mos rrinë si një lepur i ngrirë përballë gjarprit, ndërkohë që gjarpri ndodhet në Uashington dhe nesër lëviz në një drejtim, e pasnesër në një tjetër.”

Më shumë pavarësi nga SHBA-të nën Trumpin – kjo ishte edhe ajo që Friedrich Merz kërkonte që në fillim të vitit 2025, kur ende nuk ishte kancelar. Pas një faze ku shmangu kritikën publike, tani ai duket se është kthyer sërish në pikën fillestare./DW

friedrich merz donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin