22 September 2022, 09:01
Nga d.a.
Vucic
SHBA- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua publikut nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Debatin e Përgjithshëm të Liderëve Botërorë në OKB ku ka folur dhe njëherë për kornizën e re të dialogut.
Sipas B92, Vuçiç e ka pranuar edhe njëherë se e ka parë kornizën e re të dialogut për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.
"A e di çfarë është përmbajtja, sigurisht që e di. Prandaj dje kanë marrë një mesazh të rëndësishëm për këtë. Serbia nuk do të lejojë Kosovën në OKB derisa unë jam president”, u shpreh Vuçiç.
Vuçiç shprehu dhe njëherë qëndrimin e tij kundër kësaj kornize e cila sipas një dokumenti të publikuar disa ditë më parë parashikon njohjen e Kosovës nga 5 shtetet e BE si dhe anëtarësimin e saj në orgnaizatat ndërkombëtare përfshirë dhe OKB.
“Ata thanë se nuk kanë nevojë që e ashtuquajtura Kosova të jetë në OKB për t'u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ky është presion i shtuar ndaj Serbisë që të pranojë dokumente që nuk ekzistojnë dhe të cilat ne nuk mund t'i diskutojmë dhe që unë për fat nuk i kam marrë, kështu që nuk mund të akuzohem për nxjerrjen e tyre," tha ai.
Ai tha se kishte një lajm të mirë për qytetarët serbë pasi ka marrë një mbështetje tjetër se një shtet po e revokon njohjen e Kosovës, duke shtuar se kjo ka forcuar pozitën e Serbisë në OKB.
“Ata do të befasohen nga numri i vendeve që mendojnë ndryshe dhe shumica e qartë që kemi në organe të tilla si OKB-ja,” tha ai.
Ai shtoi se Serbia vazhdon të kërkojë zgjidhje kompromisi, por edhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në dhe se kjo është e rëndësishme për vendin e tij.
"Ashtu siç përpiqemi të mbajmë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën. Kjo është e vetmja politikë që mund të kemi", duke shtuar se Serbia nuk mund të mbështesë vetëm njërën palë për shkak të situatës me Kosovën.
Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Ky është plani i paraqitur në kornizën e re për marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë, i përpiluar pas angazhimit të këshilltarëve të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz.
asambleja e okb ne new york aleksander vucic korniza e re e dialogut kosove-serbi
Bota
22 September 2022, 08:51
d.a.
Abazovic
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi me mandatin teknik, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se është i kënaqur të ...
Bota
22 September 2022, 08:35
s.s
Zelensky
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi nga një gjykatë e posaçme e Kombeve të Bashkuara të vendosë...
Bota
22 September 2022, 08:40
s.s
Sergey Lavrov
RUSI-Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov do të takohet sot me homologët ukrainas dhe perëndimorë në një t...
Bota
22 September 2022, 08:20
s.s
Josep Borrell
SHBA- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi se njof...
Bota
22 September 2022, 08:16
A.B
Edhe në kohë tensionesh politike është e mundur të bëjmë diçka së bashku, tha astronauti amerikan Rubio pë...
Bota
22 September 2022, 08:06
A.B
Rusia duhet të përballet “vetëm me ndëshkim” për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka thënë presid...
Bota
22 September 2022, 08:00
s.s
Protesta në Rusi
RUSI- Raportohet se policia ruse ka arrestuar qindra protestues që u mblodhën kundër vendimit të Kremlinit pë...
Bota
22 September 2022, 07:44
A.B
Nikolai dhe Dmitry Peskov
RUSI- Nikolai Peskov, djali i sekretarit të shtypit të presidentit rus Dmitry Peskov, iu përgjigj nj&eum...
Bota
22 September 2022, 07:07
s.s
Maska
KINË- Shkencëtarët në Kinë thonë se kanë zhvilluar një maskë fytyre të aftë për t&eu...
Bota
21 September 2022, 22:48
I.A
Besnik Tahiri
KOSOVË- Kryetar i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, thotë se zgj...