LIVE UPDATES
Bota

"“Fjalët e saj nuk mund të tërhiqen!" Analiza: Ndikimi i politikës së Merkel në Ballkanin Perëndimor

Më 2015 dhe 2016, mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në Gjermani dhe rreth 800.000 në pjesë të tjera të Evropës, duke shënuar kështu lëvizjen më të madhe të popullsisë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

28 October 2024, 07:32 Nga M.B
"“Fjalët e saj nuk mund të tërhiqen!" Analiza:
Angela Merkel

GJERMANI- “Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” - ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit në vitin 2015, atëkohë kancelare e Gjermanisë. Me të, shprehte vendosmërinë e saj për t’iu hapur dyert imigrantëve - shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri, e të tjerët nga Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani. Më 2015 dhe 2016, mbi 1.2 milion njerëz aplikuan për azil në Gjermani dhe rreth 800.000 në pjesë të tjera të Evropës, duke shënuar kështu lëvizjen më të madhe të popullsisë në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Një studim i publikuar në korrik nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik gjeti se shkalla e punësimit të imigrantëve në Gjermani në vitin 2022 ishte 70% - dukshëm më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të BE-së. Me rritjen e së djathtës ekstreme ndër vite dhe pas disa sulmeve të kryera nga imigrantë të dyshuar, Gjermania sot ka ligje më të ashpra për azilin dhe kontrolle në të nëntë kufijtë e saj tokësorë. Në margjina të një samiti të BE-së, javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Qeveria e tij është duke luftuar me sukses imigracionin e paligjshëm.

“Në muajt e fundit, Gjermania kishte gati 50% më pak kërkesa për azil, krahasuar me një vit më parë, dhe dëbimet vazhduan gjithashtu”, tha Scholz.

Gjermania s’është e vetmja. Kontrolle në kufij vendosën edhe shtete të tjera, si Austria, Franca, Danimarka, Sllovenia etj., edhe pse bëjnë pjesë në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen. Si arsye, shumë prej tyre përmendën kërcënimet terroriste dhe sistemet e mbingarkuara të azilit. Polonia, në anën tjetër, paralajmëroi se do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, pasi Finlanda më herët mbylli të gjithë kufirin me Rusinë, për shkak të azilkërkuesve.

Italia, ndërkohë, zgjodhi edhe një rrugë tjetër, duke hapur dy qendra imigrantësh në Shëngjin dhe në Gjadër të Shqipërisë, në të cilat planifikon të mbajë burra që kapen në ujërat ndërkombëtare, derisa përpiqen të kalojnë nga Afrika në Evropë. Atje do të përpunohen vetëm aplikacionet e njerëzve nga vendet që Italia i konsideron të sigurta - në total 21 syresh. Ndaj, shumica pritet të refuzohen - ata që pranohen, çohen në Itali, të tjerët riatdhesohen. Kështu kërkon marrëveshja që kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nga e djathta ekstreme, bëri me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, vitin e kaluar.

Grupi i parë prej 16 imigrantësh arriti në Shqipëri më 16 tetor, por vetëm pas pak ditësh ata u dërguan në Itali, pasi Gjykata e Romës konstatoi se vendet prej nga vinin - Egjipti dhe Bangladeshi - nuk mund të konsideroheshin të sigurta. Në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen me Shqipërinë, Qeveria italiane e ngriti statusin ligjor të listës së vendeve të sigurta - nga dekret ministror në akt ligjor. Vendimi i Gjykatës së Romës, megjithatë, hedh dyshime mbi realizimin dhe ligjshmërinë e planeve që edhe BE-ja po i diskuton, për ndalimin e imigrantëve në qendra jashtë bllokut.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “duhet nxjerrë mësime nga protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë”.

“Shkalla e kthimit të imigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së është aktualisht vetëm rreth 20% - që do të thotë se shumica dërrmuese e njerëzve që urdhërohen të largohen nga një shtet anëtar i BE-së, nuk e bëjnë këtë”, shkroi von der Leyen në një letër dërguar vendeve anëtare.

Në kontekstin e planeve të BE-së për t’i dërguar imigrantët përtej kufijve, Ravenna Sohst, nga Instituti i Politikave të Migracionit në Evropë, flet për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor:

“Ballkani Perëndimor është një grup vendesh interesante, sepse ato janë afër Bashkimit Evropian. Disa shtete anëtare kanë marrëdhënie shumë të ngushta me to. Italia e Shqipëria janë një shembull, por edhe Gjermania është e lidhur me shumë prej tyre”.

“E, përveç kësaj, shtetet e këtij rajoni vijnë në mendje edhe për shkak të aspiratave të tyre për anëtarësim në BE”, thotë Sohst për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Duke ndihmuar Italinë, Qeveria në Tiranë siguron mbështetjen e saj në procesin e integrimit në BE. Sohst thotë se në këtë mënyrë mund të joshen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat, përveç Kosovës, janë të gjitha kandidate për anëtarësim në bllok.

Eleonora Milazzo, nga Qendra e Politikave të Migracionit e Institutit Universitar Evropian, thotë se bashkëpunimi i jashtëm efektiv për menaxhimin e migracionit, kërkon përfitime të balancuara dhe gjithëpërfshirëse si për BE-në, ashtu edhe për vendet e përfshira partnere. E pyetur nëse Ballkani Perëndimor mund të bëhet adresë për imigrantët që synojnë BE-në, Milazzo thotë:

“Tash për tash, mund të them se ka një interes të madh dhe thirrje të fuqishme për të eksploruar opsionin e ndalimit të imigrantëve dhe të përpunimit të kërkesave për azil në qendra të pritjes ose të dëbimit në vende të huaja. Kemi parë disa propozime të tilla edhe në ditët e fundit dhe rezultat i takimit të 27 liderëve të BE-së, javën e kaluar, ishte shtrëngimi i politikës së dëbimit”.

Në një adresim për gazetarët, javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka marrë ndonjë kërkesë për pranimin e imigrantëve, ashtu siç ka bërë Shqipëria.

“Ne kemi pranuar refugjatë nga Afganistani, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara. Kur SHBA-ja kërkon diçka prej nesh, ne nuk e vëmë në pikëpyetje, por kërkesa të tilla nga pala evropiane nuk kemi pasur”, tha Kurti.

Kosova pranoi disa valë afganësh nga viti 2021, kur talibanët morën pushtetin në vendin e tyre. Në maj të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për t’i lëshuar me qira Danimarkës një burg në qytetin e Gjilanit. Shteti danez pritet të sjellë aty rreth 300 të dënuar prej tij. Aktualisht, burgu është në fazën e adaptimit sipas kërkesave të Danimarkës dhe më pas pritet transferimi i të burgosurve. Pasi ata ta vuajnë dënimin, do të deportohen. Kjo marrëveshje u nënshkrua qysh në vitin 2022 dhe ministri i Drejtësisë i Danimarkës atëkohë, Nick Haekkerup, la të kuptohej se të burgosurit që do të dërgohen në Kosovë, nuk do të jenë shtetas të Danimarkës apo të vendeve të tjera të BE-së.

“Me këtë marrëveshje, Danimarka dërgon një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e palëve të treta që janë dënuar me dëbim: e ardhmja juaj nuk është në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk do ta kryeni dënimin tuaj këtu”, tha Haekkerup.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës se si do të procedonte nëse BE-ja ose ndonjë vend i saj anëtar do t’i kërkonte të strehonte imigrantë të tjerë, ngjashëm si Shqipërisë, por zëdhënësi Përparim Kryeziu konfirmoi se “një kërkesë e tillë nuk ka ardhur”.

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u shpreh kategorikisht kundër në një takim që zhvilloi këtë javë me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe me kryeministrin sllovak, Robert Fico, në Komarno të Sllovakisë.

“Nuk më shkon mendja dhe nuk do të pranoja në asnjë rrethanë që Serbia të bëhej vatër e nxehtë. Nuk ka dredhi dhe lojëra të tilla. Miqtë e mi nuk kërkuan, as dikush tjetër nuk mund të kërkojë, sepse nuk mendoj ta diskutoj fare”, tha Vuçiç.

Gjatë krizës së vitit 2015, por edhe në vitet e mëvonshme, Serbia dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, u shfrytëzuan si rrugë transite nga imigrantët për të hyrë në vendet e BE-së. Në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim, e cila është pjesë e sistemit të Kombeve të Bashkuara, thonë për Exposenë se menaxhimi i migrimit është një prerogativë sovrane e shteteve dhe duhet të jetë në përputhje me detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar dhe rajonal.

“Marrëveshjet jashtëterritoriale, në përgjithësi, mund të paraqesin sfida ligjore, etike dhe operacionale. Ne besojmë se bashkëpunimi midis shteteve për migrimin dhe azilin duhet të mbështetet në standardet më të larta të mbrojtjes dhe dinjitetit, sidomos për njerëzit në situatat më të cenueshme”, thotë zëdhënësi Ryan Schroeder.

Milazzo, nga Qendra e Politikave të Migracionit me seli në Firence, thotë se është e vështirë të vlerësohet efektiviteti i veprimeve të vendeve të BE-së, por thekson rëndësinë e solidaritetit dhe të ndarjes së përgjegjësive. Ngjashëm sugjeron edhe Sohst, nga instituti me qendër në Bruksel. Sipas saj, politika e imigracionit nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin e ardhjeve të reja.

“Politika e imigracionit është shumë më e madhe. Ka të bëjë me atë se si t’i mbrojmë njerëzit në nevojë sa më shumë; si t’u përgjigjemi tregjeve të punës që kanë nevojë për punëtorë të rinj; si t’u përgjigjemi ndryshimeve demografike. Të gjitha këto janë çështje vërtet të rëndësishme me të cilat duhet të merret politika e imigracionit”, thotë Sohst.

Sipas Agjencisë Kufitare të BE-së, Frontex, numri i kalimeve të parregullta kufitare në BE, në shtatë muajt e parë të këtij viti, ra për 36%, përkatësisht në 113.400, krahasuar me vitin 2023. Për kritikët, politika e dyerve të hapura e Merkelit ishte “marrëzi”. “Fjalët e saj nuk mund të tërhiqen. Ajo e ka përkeqësuar një problem që do të jetë me ne me vite, e ndoshta edhe me dekada”, shkroi gazeta britanike, The Spectator. Për mbështetësit, qasja e saj është një dëshmi e përkushtimit të Gjermanisë ndaj vlerave humanitare. E, balancimi i të dyja këtyre qëndrimeve duket se do të jetë një e bëmë vërtet magjike e kohës sonë./ REL

gjermani

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...