LIVE UPDATES
Bota

Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris në Filadelfia

Kundërshtarja e tij Nënpresidentja Kamala Harris ndodhet në Filadelfia, qyteti më i madh i Pensilvanisë dhe një bastion i demokratëve që ata duan ta fitojnë me patjetër. Ajo planifikon të ndalet tek një biznes i vogël në pronësi të një afrikano-amerikani, si dhe një tjetër në pronësi të një portorikani, për të inkurajuar njerëzit të votojnë.

27 October 2024, 22:23 Nga N.F

 

Nëntë ditë nga zgjedhjet Trump tubim në Manhatan, Harris
Foto ilustruese

 

SHBA- Kandidati republikan për President Donald Trump do të mbajë të dielën një tubim në kompleksin shumë-funksional “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, një aktivitet i rëndësishëm në një shtet që për herë të fundit ka mbështetur një president republikan në 1984.

Kundërshtarja e tij Nënpresidentja Kamala Harris ndodhet në Filadelfia, qyteti më i madh i Pensilvanisë dhe një bastion i demokratëve që ata duan ta fitojnë me patjetër. Ajo planifikon të ndalet tek një biznes i vogël në pronësi të një afrikano-amerikani, si dhe një tjetër në pronësi të një portorikani, për të inkurajuar njerëzit të votojnë.

Duke folur në Kishën e Dhembshurisë së Krishterë të dielën në mëngjes, zonja Harris nuk e përmendi Trumpin me emër por tha se:

"Në këtë moment ne përballemi me një pyetje reale: Në çfarë lloj vendi duam të jetojmë?", tha ajo.

Në Manhatan të Nju Jorkut, zoti Trump do të mbështesë kandidatët lokalë për kongresin. Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili po mbështet ish-presidentin në garën për Shtëpinë e Bardhë do të jenë një ndër personat që do të mbajë fjalim gjatë tubimit. Zoti Trump, një personazh i famshëm i Nju Jorkut për dekada, do të përdorë aktivitetin që mbahet në vendin ikonik, të njohur për ndeshjet e basketbollit të skuadrës së “Knicks-ve” dhe koncertet e Billy Joel, për të theksuar se pse republikanët duhet të fitojnë zgjedhjet.

Sondazhet tregojnë se zoti Trump dhe zonja Harris janë kokë më kokë në shtetet e fushëbetejës pak më shumë se një javë deri në ditën e zgjedhjeve, më 5 nëntor. Deri tani më shumë se 38 milionë vota janë hedhur në zgjedhjet paraprake.

Zoti Trump ka kritikuar zonjën Harris duke e lidhur emrin e saj me mënyrën se si administrata Biden ka trajtuar çështjen e imigracionit dhe ekonomisë.

"Ajo e dreqosi me këto çështje dhe unë premtoj se do t’i rregulloj", tha ai.

Ekonomia amerikane ka përparuar në krahasim me pjesën tjetër të vendeve së zhvilluara që nga kriza që shkaktoi pandemia e COVID-19, dhe tregjet e aksioneve kanë arritur nivele rekord këtë vit. Por çmimet e larta të produkteve ushqimore, shërbimeve dhe banesave kanë tronditur votuesit, të cilët besojnë se ekonomia po shkon në drejtimin e gabuar.

Zonja Harris, e cila mbajti një miting me këngëtarin Bruce Springsteen në Atlanta të enjten, do të mbajë një tjetër takim elektoral të rëndësishëm të martën në Uashington, ku do të nxjerrë në pah kontrastin mes saj dhe zotit Trump.

"Ai ka plot ankesa. Ai është i mbushur me gjuhë të ulët që lidhet me hakmarrjen", tha zonja Harris për zotin Trump si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve të dielën në Filadelfia.

Me rizgjedhjen e Ronald Reganit u shënua dhe hera e fundit që Nju Jorku mbështeti një republikan për president; demokrati Joe Biden fitoi shtetin në vitin 2020 me 23 për qind më shumë.

Me një aktivitet elektoral që tërheq vëmendjen në tregun më të madh mediatik në botë, zoti Trump mund të ndihmojë në nxitjen e mbështetjes për kandidatëve republikanë për garën për Kongresin. Shteti ka shtatë vende në konkurim që mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse partia e tij do të vazhdojë të mbajë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zyrtarët e fushatës së zotit Trump thanë se të gjitha vendet në kompleksin sportiv prej 19,500 vendesh, ishin zënë. Biletat u shpërndanë falas për pjesëmarrësit.

Rreth 30,000 persona ndoqën mitingun e zonjës Harris me këngëtaren dhe superyllin amerikan Beyonce të premten në mbrëmje në Houston, të Teksasit si dhe rreth 20,000 morën pjesë në mitingun e saj në Atlanta.

"Sondazhi im i brendshëm është instinkti im", u tha zonja Harris gazetarëve në Filadelfia kur u pyet se si po ecën fushata dhe çfarë tregojnë parashikimet e zyrtarëve të saj zgjedhor.

"Momenti është me ne", shtoi ajo.

Pas ndalesave në lagjet e Filadelfias të dielën, zonja Harris planifikon të vizitojë çdo shtet të fushëbetejës në ditët në vijim.

Kundërshtarja e zotit Trump në vitin 2016, demokratja Hillary Clinton, e ka akuzuar ish-presidentin se ka “kopjuar”, një tubim pro-nazist që u mbajt në “Madison Square Garden” në vitin 1939 në prag të Luftës së Dytë Botërore.

Kritikët e zotit Trump e kanë akuzuar atë prej kohësh për fuqizimin e supremacistëve të bardhë përmes retorikës së tij raciste. Zoti Trump dhe udhëheqësit republikanë iu përgjigjën deklaratave të zonjës Clinton.

"Ajo tha se është njësoj si vitet 1930. Jo, nuk është ashtu", tha zoti Trump në një tubim në Miçigan të premten.

"Ai quhet: ta bëjmë Amerikën të madhe sërish, kjo është e gjitha", shtoi ai.

Në aktivitetin në Manhatan pritet të flasë edhe Robert F. Kennedy Jr., ish-kandidati i pavarur presidencial që u largua nga gara dhe mbështeti zotin Trump, si dhe komentatori konservator Tucker Carlson./ VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba kamala harris donald trump

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...