2 November 2022, 16:33
Nga F.M
Aurona Pelaj rreh të moshuarën
KOSOVË- Vajza e së moshuarës, e cila është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë është shprehur e tronditur për rastin. Në një prononcim për Gazetën Ekspress, e reja thotë e nëna e saj është në gjendje të rëndë dhe se vetë ajo gjithashtu nuk është mirë emocionalisht.
“Ka qenë tronditje e madhe, stres i paparë. Kur një dhunë bëhet ndaj një nëne të sëmurë në atë rezidencë, të cilës s’di a t’i them rezidencë më. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që ka ndodhur. Kemi paguar 600 euro në muaj. Veshmbathja ka qenë prej nesh, terapia prej nesh,”- thotë vajza, Zhaneta Nura.
I pari që është përballur me pamjet e dhunës ndaj të moshuarës ka qenë bashkëshorti i saj. Ai thotë se ka lajmëruar menjëherë policinë sapo ka parë videon.
“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë,”- ka thënë dhëndri i së moshuarës për RTV Dukagjinin.
Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet. Pelaj është vënë në pranga bashkë me një tjetër person, ndërsa dy punonjëst e tjera në shtëpinë e të moshuarve në Pejë janë vënë nën hetim.
aurona pelaj
Bota
2 November 2022, 16:28
F.M
Aurona Pelaj dhunon të moshuarën
KOSOVË- Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që dem...
Bota
2 November 2022, 15:48
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
MAQEDONIA E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të martën, më 2 nëntor, ka mirat...
Bota
2 November 2022, 15:44
a.l
Peje
PEJË- Pas publikimit të videos me pamje të rënda nga azili në Pejë, policia ka arrestuar dy nga punonjëset q&e...
Bota
2 November 2022, 15:10
e.k
Vasilis Papatheodorou
GREQI- Autori i njohur i librave për fëmijë Vasilis Papatheodorou, i cili deri vonë mbante postin e she...
Bota
2 November 2022, 15:13
a.l
Pejë
PEJË- Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar ditën e sotme në një qendër të t&...
Bota
2 November 2022, 15:06
a.l
Foto Ilustruese
BRITANI-Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, njëheraz...
Bota
2 November 2022, 15:00
d.a.
Petkoviç
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviç u shpreh se ata që janë&...
Bota
2 November 2022, 14:39
d.a.
Jeremy Goodale dhe Willard Miller
SHBA- Dy adoleshentë të Iowa-s vranë mësuesen e tyre të spanjishtes në shkoll&e...
Bota
2 November 2022, 14:28
d.a.
Sanksione
BRITANI- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dy bashkëpunëtorëve të biznesit të&n...
Bota
2 November 2022, 14:25
e.k
Vladimir Putin dhe Yevgeny Prigozhin
RUSI- Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit famëkeq mercenar Wagner së fundmi ka habitur me qëndr...