24 September 2023, 22:57
Nga A.B

Forcat izraelite vranë dy palestinezë, përfshirë një luftëtar të grupit islamik Hamas, gjatë bastisjes së një kampi refugjatësh në Bregun Perëndimor të dielën, thanë punonjësit e urgjencës dhe Hamasi. Ndërkohë në Gaza, sulmet izraelite goditën pikat e sigurisë për të dytën ditë.
Forcat izraelite bastisën kampin “Nur Shams” pranë qytetit Tulkarm të Bregut Perëndimor në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar një betejë disa orëshe me luftëtarët palestinezë, thanë dëshmitarët.
Ushtria izraelite tha se kishte ndërmarrë një operacion kundër terrorizmit në kamp, duke çmontuar një qendër komanduese operacionale të pajisur me kompjutera dhe kamera vëzhgimi. Forcat izaraelite zbuluan dhjetëra mjete shpërthyese dhe komponentë të prodhimit të bombave, thanë zyrtarët izraelitë.
“Gjatë aksionit, të dyshuarit hapën zjarr dhe hodhën mjete shpërthyese në drejtim të forcave, të cilat u përgjigjën me zjarr të drejtpërdrejtë”, tha ushtria izraelite përmes një deklarate, duke shtuar se një ushtar izraelit ishte plagosur.
Hamasi, i cili ka zgjeruar shtrirjen përtej bazës së tij në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, tha se një nga të vrarët, 21-vjeçari Osaid Abu Ali, ishte anëtar i krahut të tij të armatosur.
Familja e të vrarit tjetër, 32-vjeçarit Abdel-Rahman Abu Daghash, tha se ai ishte ngjitur në çatinë e shtëpisë së tij për të vëzhguar se çfarë po ndodhte kur u qëllua nga një snajper./VOA
izrael
Bota
24 September 2023, 22:50
A.B
Tren
SHBA-Ky është një investim prej 5 miliardë dollarësh nga kompania Fortress Investment Group, që mund të përdor...
Bota
24 September 2023, 22:43
A.B
Ana Bërnabiç
SERVI- Pas Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili komentoi sulmet terroriste në Kosovë...
Bota
24 September 2023, 22:39
A.B
Aleksandar Vuçiç
SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli mbrëmjen e sotme në një konferencë ...
Bota
24 September 2023, 22:26
A.B
Stefanos Kasselakis
GREQI- Stefanos Kasselakis është fituesi i zgjedhjeve në SYRIZA dhe pasardhësi i Alexis Tsipras në drejti...
Bota
24 September 2023, 22:13
A.B
Homazhet
KOSOVË- Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj për policin e vrarë ...
Bota
24 September 2023, 22:07
A.B
Momenti i arrestimit
KOSOVË- Media “Betimi për Drejtësi” ka publikuar fotografi nga aksioni i sotëm i Policisë së...
Bota
24 September 2023, 22:03
A.B
Xhelal Sveçla
KOSOVË-Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka indikacione se numri i sulmuesve të vrar&eu...
Bota
24 September 2023, 21:52
A.B
Policia
KOSOVË- Policia njofton se deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy su...
Bota
24 September 2023, 21:44
a/b
Policia
KOSOVË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje për 48 orë gjashtë persona të persona t&...
Bota
24 September 2023, 21:40
A.B
Fisheket
KOSOVË-Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit...