Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTO/ Pozoi me veshje zbuluese para statujës mbretërore, modelja tajlandeze rrezikon pesë vite burg
Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe.
27 March 2024, 11:24Nga S.B
Pim Atchapara
TAJLANDË- Një modele 22-vjeçare po përballet me deri në pesë vite burg pas fotove të saj me fundin e ngritur në një monument mbretëror tajlandez. Pim Atchapara, shkaktoi zemërim kur pozoi me një veshje zbuluese përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.
Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe. Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shmangte më të keqen duke postuar foto në të cilat shfaqej duke bërë homazhe për statujën, duke pretenduar se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.
Pim Atchapara
“Pas postimit të fotove në llogaritë e mia personale në rrjetet sociale mora mesazhe edhe kundër prindërve të mi, gjë që ishte e papranueshme pasi nuk e dija se ajo që po bëja ishte krim. Kam kërkuar falje”, tha 22-vjeçarja pas arrestimit.
Përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm.