10 December 2022, 09:26
Nga k.m.
Eva Kaili
"Një bombë e vërtetë në zemër të demokracisë evropiane,"- kështu e përshkruan gazeta belge "L'Echo" arrestimin e 5 personave si pjesë e hetimeve për financimin nga Katari.
“Në shtëpinë e nënkryetarit të Parlamentit Europian u gjetën çanta me para”-titullohet publikimi me foton e Eva Kailit dhe ku thuhet se janë arrestuar pesë në Bruksel dhe dy të tjerë në Itali. Sipas burimeve, hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet lëshimi i urdhër-arresteve të reja. Gazeta pretendon se eurodeputetja dhe një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian është arrestuar dhe natën e kanë kaluar në qendrën e paraburgimit. Po ashtu, sipas "L'Echo", u prangos edhe babai i Eva Kailis, i cili dyshohet se "kishte një valixhe plot me para dhe ishte në lëvizje, pasi ishte alarmuar nga bashkëpunëtorët e tij."
Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion të udhëhequr nga Byroja Belge Kundër Korrupsionit, zyra e prokurorit federal dhe hetuesi Michel Klez. Kontrollet në shtëpinë e Eva Kailit kanë zbuluar thasë të mbushur me kartëmonedha. Shuma totale nuk është përcaktuar.
Hetimi fokusohet në veprimet e organizatorit të Kupës së Botës, Katarit, i cili besohet se ka ndikuar në vendimet financiare dhe politike të Parlamentit Evropian duke paguar shuma të mëdha parash ose duke ofruar dhurata të vlefshme. Kaili, pavarësisht mbrojtjes së imunitetit parlamentar që i jep mandati, ndodhet prej ditës së djeshme përpara policisë, ndërsa bashkëshorti i saj Francesco Giorgi u arrestua paraditen e djeshme.
Nisur nga serioziteti i akuzave, derisa autoritetet përkatëse të japin informacionin dhe sqarimet përkatëse, kërkojmë pezullimin e punës për çdo dosje dhe votim në seancë plenare në lidhje me shtetet e Lindjes së Mesme, në veçanti liberalizimin e regjimit të vizave dhe vizitat e planifikuara. Kujtomë se Katari po përpiqej të arrinte heqjen e vizave dhe vizitat e qytetarëve të tij në Evropë nën regjimin e Shengenit, gjë që kishte shkaktuar reagimin e disa vendeve, si psh. Franca. Ndërkohë që me rastin e Kupës së Botës, eurodeputetja greke dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian shkoi muajin e kaluar në Katar, ku pati një takim me zyrtarë shtetërorë, me qëllim nisjen e debatit parlamentar mes Dohas dhe Bashkimit Evropian.
eva kaili skandali i arrestimeve ne be
Bota
10 December 2022, 09:01
d.a.
Jimmy Lai
HONG KONG- Jimmy Lai, miliarderi i Hong Kongut, është dënuar me gati gjashtë vjet burg për mashtrim. Një gjykat&eum...
Bota
10 December 2022, 08:33
d.a.
Kaili
BRUKSEL- Eurodeputetja Eva Kaili, e cila mbrohet nga imuniteti, po “lufton” në skandalin korruptiv të Parlamenti...
Bota
10 December 2022, 08:24
d.a.
Grant Wahl
KATAR- Një gazetar i njohur futbolli nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar. Grant Wahl, 48...
Bota
10 December 2022, 08:13
d.a.
PE
BRUKSEL- Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evrop...
Bota
10 December 2022, 08:03
d.a.
Osmani
KOSOVË-Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ditën e sotme u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare p...
Bota
10 December 2022, 07:52
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Vladimir Putin ka ngritur mundësinë e një zgjidhjeje për t'i dhënë fund luftës së ti...
Bota
10 December 2022, 07:51
d.a.
Dina Bolluarte
PERU- Presidentja e re e Perusë, Dina Boluarte, tha të premten se ishte e gatshme të diskutonte zgjedhjet e parakohshme ...
Bota
10 December 2022, 07:43
d.a.
John Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara të premten ngritën alarmin për një "partneritet të plotë të mbrojtjes" midis Rusis&...
Bota
10 December 2022, 07:35
d.a.
foto ilustruese
KOSOVË- Gjatë mbrëmjes një shpërthim i fortë është dëgjuar në pjesën veriore t&...
Bota
10 December 2022, 07:28
d.a.
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar incidentet e dhunshme që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosov&...