29 January 2026, 10:30
Nga D.S
Foto nga ngjarja
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë gjetur avionin Beechcraft 1900 të kompanisë shtetërore Satena, i cili ishte zhdukur gjatë fluturimit rajonal mes qyteteve Cúcuta dhe Ocaña. Avioni që mbante 15 persona, përfshirë kongresmenin Diogenes Quintero, pati kontaktin e fundit me kontrollin e trafikut ajror menjëherë pas ngritjes. Kompania ajrore tha se në aeroplan ndodheshin dy anëtarë të ekuipazhit dhe 13 pasagjerë, përfshirë ligjvënësin kolumbian, Diogenes Quintero, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbo-n.
Një ekip shpëtimi u dërgua në vendin e rrëzimit për të vlerësuar gjendjen e pasagjerëve. Megjithatë, Ministria e Transportit e Kolumbisë lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se pasi avioni u gjet në vendngjarje, autoritetet me keqardhje konfirmuan se nuk kishte të mbijetuar. Zyrtarët nuk mundën të përcaktonin shkakun e rrëzimit, por thanë se do të kishte një hetim. Një aeroplan me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian , u rrëzua të mërkurën në një rajon malor pranë kufirit me Venezuelën , duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, sipas autoriteteve në Bogota.
Kontakti me avionin humbi pak minuta pas ngritjes
Aeroplani, i operuar nga Satena, linja ajrore shtetërore, u ngrit nga qyteti kufitar kolumbian i Cucutës dhe ishte në rrugë për në Ocana. Presidenca e Kolumbisë tha në një deklaratë se kontakti me avionin u humb menjëherë pas ngritjes.
Kush ishte Diogjeni Quintero?
Quintero, 36 vjeç, ishte anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve për Catatumbo-n, tha Satena. Ai ishte një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut në rajonin e trazuar kufitar me Venezuelën dhe përshkruhej nga partia e tij si një udhëheqës i përkushtuar ndaj komunitetit të tij. "Më vjen thellësisht keq për këto vdekje. I gjithë solidariteti im për familjet e tyre.", shkroi presidenti i majtë Gustavo Petro në X./DW
avioni i humbur ne kolumbi kolumbi
Bota
29 January 2026, 09:16
D.S
foto nga vendngjarja
RUMANI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik në Rumani që i mori jetën shtatë...
Bota
29 January 2026, 09:02
D.S
Tesla
SHBA- Fitimi vjetor i Teslës ra në nivelin më të ulët në vite, ndërsa kompania përballet me një s&...
Bota
29 January 2026, 08:26
D.S
Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshir...
Bota
29 January 2026, 08:03
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump nisi dje një raund të ri retorike agresive kundër Iranit, duke sugjeruar se n&eum...
Bota
28 January 2026, 22:38
E. D
Andrej Plenković
KROACI- Kryeministri kroat Andrej Plenković ka njoftuar se Kroacia nuk do t’i bashkohet “Këshillit të Paqes”,...
Bota
28 January 2026, 21:36
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Dr. John Kennedy, një ekspert për Rusinë në organizatën joqeveritare “RAND Europe” ka rendi...
Bota
28 January 2026, 21:36
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka paralajmëruar se nëse ...
Bota
28 January 2026, 21:20
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Dy nga agjentët federalë të Patrullës Kufitare, të cilët u përfshinë në inciden...
Bota
28 January 2026, 21:10
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Këngëtarja dhe reperja e njohur Nicki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit am...
Bota
28 January 2026, 21:15
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marr&e...