LIVE UPDATES
Bota

Gjermania shënon rritje të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve

Por jo ato që ne i trajtojmë çdo ditë, në të cilat për shembull, bëhet fjalë për dhunë mes bashkëmoshatarëve; pra kur abuzimet seksuale kanë ndodhur brenda së njëjtës grupmoshë.

22 July 2026, 09:32 Nga E. D

Gjermania shënon rritje të rasteve të dhunës seksuale ndaj

Leonie Kirschstein e kishte të qartë që më parë se numri i rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe të rinjve nuk do të ulej. Psikologia punon në shoqatën "Zartbitter e.V.", e cila prej gati katër dekadash shërben si pikë mbështetjeje për viktimat në Këln. Kjo organizatë këshillon të prekurit, zhvillon aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla dhe madje vë në skenë edhe shfaqje teatrale me temë dhunën seksuale. Kirschstein, e cila punon prej tri vitesh për "Zartbitter", tha për DW-në se numri i rasteve të paraportuara është shumë më i lartë: "Në statistikat kriminale shfaqen vetëm rastet që janë denoncuar në polici.

Por jo ato që ne i trajtojmë çdo ditë, në të cilat për shembull, bëhet fjalë për dhunë mes bashkëmoshatarëve; pra kur abuzimet seksuale kanë ndodhur brenda së njëjtës grupmoshë. Në shumë raste këto nuk raportohen fare, sidomos kur fëmijët janë ende shumë të vegjël. Kjo përbën pjesën më të madhe të rasteve në procesin tonë të këshillimit." Për këtë temë informohet sot edhe në rrjetet sociale.

Gjermani: Në çdo klasë shkolle ka viktima të dhunës seksuale

Tema e ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale është më aktuale se kurrë:Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se vetëm në Gjermani kanë përjetuar ose po përjetojnë dhunë seksuale nga të rriturit deri në një milion fëmijë dhe të rinj. Kjo do të thotë se në çdo klasë shkolle në Gjermani ka një ose dy fëmijë që janë viktima të dhunës seksuale. Kirschstein, e cila është e specializuar për psikoterapi për fëmijë dhe të rinj, thotë se shumë viktima vazhdojnë të fajësojnë veten: "Na vijnë çdo ditë raste të reja; mbi të gjitha janë prindëritata që telefonojnë për një konsultë fillestare. Fatkeqësisht ende vërej shumë shpesh që vajzat dhe djemtë pyesin veten nëse kanë vepruar si duhet, pra nëse e kanë thënë 'Jo'-në në mënyrën e duhur dhe nëse kjo është kuptuar si e tillë."

Abuzimi seksual i fëmijëve pa kontakt fizik

Nga raporti "Pasqyra Kombëtare e Situatës për Veprat Penale Seksuale në Dëm të Fëmijëve dhe të Rinjve 2025" rezulton se numri i rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të jetë shqetësuesisht i lartë, madje në shumë fusha është rritur. Vetëm numri i rasteve të "abuzimit seksual ndaj të miturve nën moshën 14 vjeç" u rrit në 17.126 raste (në vitin 2024 ishin regjistruar 16.354 raste).

Rekorde të reja janë shënuar edhe në veprat penale që lidhen me "pornografinë me të rinj" si edhe në rastet e "abuzimit seksual të fëmijëve pa kontakt fizik".

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt thotë: "Shifrat e larta të rasteve të abuzimit seksual ndaj fëmijëve dhe të rinjve tregojnë se duhet t'i mbrojmë fëmijët tanë edhe më mirë, veçanërisht në botën digjitale. Autorët nuk duhet të ndihen të sigurt duke u fshehur pas anonimitetit të internetit. Në luftën kundër këtyre veprave penale të neveritshme, autoritetet tona të sigurisë kanë nevojë për mjete efektive, siç është ruajtja e adresave IP, për të identifikuar autorët, për t'i ndjekur penalisht me vendosmëri dhe për t'u dhënë fund abuzimeve që janë në zhvillim."

Rritje e rasteve të Cybergrooming dhe Sextortion

Kurse presidenti i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Holger Münch, paralajmëron për fenomenin e cybergrooming, pra kontaktimin e qëllimshëm të fëmijëve dhe të rinjve nga të rritur përmes internetit me synimin për të krijuar marrëdhënie me motive seksuale.

Sipas Münch: "Mbi 98 për qind e autorëve janë burra; mosha e tyre mesatare është rreth 24 vjeç. Viktimat janë kryesisht vajza, me një moshë mesatare pak më pak se 12 vjeç. Faktori kryesor i rrezikut është mungesa e ndërgjegjësimit për rreziqet që lidhen me sjelljen e tyre në internet. Ndërsa autorët e mitur veprojnë më shpesh nga mërzia ose për argëtim, autorët e rritur zakonisht kanë interesa seksuale dhe zgjedhin në mënyrë të qëllimshme të miturit si objekt."

Münch thotë se në shumë raste pas kontaktit në internet pason edhe një takim fizik, i cili përfundon me abuzim seksual.

Përditësimi i klasifikimit të veprave penale seksuale

Kerstin Claus, e Ngarkuara federale për Luftën kundër Abuzimit Seksual të Fëmijëve dhe të Rinjve, thotë se cybergrooming prek pothuajse një në tre të rinj të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Ajo ngre edhe problemin e sextortion, shantazhit seksual, ku autori kërcënon viktimën me publikimin e fotografive, videove ose materialeve intime për ta detyruar të kryejë veprime të tjera seksuale ose të paguajë para.

Claus thotë se: "Sextortion po rritet në mënyrë drastike por deri tani nuk është i dënueshëm me ligj. Si pasojë e numrit alarmant të lartë të rasteve, ajo kërkon që adoleshentët në Gjermani të mbrohen më mirë, veçanërisht nga cybergrooming dhe sextortion. Sipas saj "sextortion duhet të përfshihet në ligj si një vepër penale seksuale më vete."/DW

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin