LIVE UPDATES
Bota

Gjykata Kushtetuese Federale: Gjermania nuk është përgjegjëse për dronët vdekjeprurës

Arsyeja për këtë ishte një padi e ngritur nga dy burra, të afërmit e të cilëve u vranë në vitin 2012 në një sulm të synuar me dronë amerikan në Jemen. Me këtë rast, u përdor edhe infrastruktura teknike e bazës amerikane Ramstein, në Rheinland-Pfalz. Në rastin konkret, padia u rrëzua si e pabazë.

16 July 2025, 12:52 Nga N.F
Gjykata Kushtetuese Federale: Gjermania nuk është
Foto

GJERMANI- Baza ushtarake amerikane Ramstein lejohet të përdoret për sulme me dronë, por Gjermania ende ka një detyrim për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut. Këtu, vlerësimi i secilit rast individual është thelbësor.

A zbatohet e drejta për jetë dhe integritet fizik, e garantuar nga Kushtetuta Gjermane, edhe kur vende të tjera vrasin njerëz larg Gjermanisë, me ndihmën gjermane, qoftë edhe në mënyrë indirekte? Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë duhej t'i përgjigjej kësaj pyetjeje komplekse.

Arsyeja për këtë ishte një padi e ngritur nga dy burra, të afërmit e të cilëve u vranë në vitin 2012 në një sulm të synuar me dronë amerikan në Jemen. Me këtë rast, u përdor edhe infrastruktura teknike e bazës amerikane Ramstein, në Rheinland-Pfalz. Në rastin konkret, padia u rrëzua si e pabazë.

Politika e jashtme dhe siguria

Por vendimi nuk jep leje të plotë për operacione të ardhshme me dronë që mund të jenë vdekjeprurëse. Në shpjegim thuhet se Gjermania duhet të mbrojë të drejtat themelore të njeriut dhe normat kryesore të së drejtës ndërkombëtare humanitare kur bëhet fjalë për të huajt jashtë vendit. Megjithatë, Gjykata i dha qeverisë gjermane liri të gjerë veprimi për të vendosur në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Detyrimi i mbrojtjes që gjykata ka deklaruar tani lidhet me dy parakushte: duhet të ketë një lidhje mjaftueshëm të qartë me autoritetin shtetëror gjerman dhe duhet të ketë një kërcënim serioz të një shkeljeje sistematike të së drejtës ndërkombëtare.

Në rastin e sulmeve me dronë në Jemen, sipas Gjykatës, ky nuk ishte rasti. Shtetet e Bashkuara janë vlerësuar si një vend që merr parasysh mbrojtjen e civilëve në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Vendimi përmend "objektiva legjitime ushtarake".

Vdekja e njerëzve të pafajshëm

Është veçanërisht tragjike që sulmi, i cili u drejtua nga Ramstein, vrau civilë të pafajshëm përveç terroristëve të dyshuar. Ekspertja ligjore Paulina Starski nga Universiteti i Freiburgut e kritikoi këtë në emisionin publik Phönix: "Nëse nuk e dinë saktësisht se kë po sulmojnë, duhet të supozojnë se është një civil."

Kjo është arsyeja pse vrasjet e synuara janë shpesh shumë problematike nga pikëpamja humanitare dhe ligjore ndërkombëtare, thotë ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se Forcat Ajrore Amerikane nuk do të kishin nevojë për mbështetje logjistike nga Ramstein nëse do të mund të drejtonin raketat e tyre, të cilat kontrollohen nga Florida, drejt objektivave. Kjo është bërë për shkak të konfiguracionit të terrenit. Teknikisht, ky ishte edhe objekti i vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Radiolidhjet direkte midis SHBA-së dhe Jemenit nuk janë të mundura. Kjo është arsyeja pse Ramstein është me rëndësi për sulmet në këtë pjesë të botës.

I gjithë procesi është teknikisht shumë i thjeshtë: Një pilot droni është ulur në Florida, i lidhur me një kabllo optike me një qendër në Ramstein. Në fund të fundit, një shtypje e vetme e një butoni është e mjaftueshme për të drejtuar armën vdekjeprurëse drejt objektit të synuar.

Paditësit e zhgënjyer, qeveria gjermane e lehtësuar

Avokati i paditësve jemenas, Andreas Schüller, e quajti vendimin e Gjykatës Kushtetuese Federale të dhimbshëm dhe zhgënjyes. Megjithatë, formulimi i ri ofron udhëzime të qarta për rastet e ardhshme: "Pas vendimit të sotëm, janë të mundshme situata në të cilat shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndërkombëtare jashtë vendit mund të përfundojnë para gjykatave gjermane."

Qeveria gjermane reagoi me lehtësim. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nils Schmid, theksoi se gjithmonë është treguar kujdes për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, vendimi i jep gjithashtu politikës së sigurisë së Gjermanisë "lirinë e nevojshme të veprimit" për të mbetur një aleat i besueshëm./DW

gjermani drone

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin