Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
VIDEO/ Zjarr i ri masiv në Turqi, evakuohen shtatë vendbanime, 4 persona në spital me probleme të frymëmarrjes
Përveç forcave të fuqishme tokësore, 21 mjete ajrore po përpiqen të përmbajnë zjarrin, puna e të cilëve po vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.
16 July 2025, 09:31Nga N.F
Zjarri
TURQI- Autoritetet turke po përballen me fronte të reja zjarri pas flakëve që u regjistruan të martën në një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag, i cili u zgjerua në rajonin e Marmarasë, me të paktën dy fronte aktive në Çanakkale.
Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku po luftohet zjarri, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes. Përveç forcave të fuqishme tokësore, 21 mjete ajrore po përpiqen të përmbajnë zjarrin, puna e të cilëve po vështirësohet nga erërat e forta që fryjnë në zonë.
Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende, po hetohet nëse është shkaktuar nga ndonjë zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike. Që nga fundi i qershorit, në Turqi kanë shpërthyer mesatarisht 77 zjarre në ditë.