6 May 2024, 17:17
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykatësi i çështjes penale ndaj ish-presidentit Donald Trump e gjobiti sërish atë me 1000 dollarë për shkelje të urdhrit të gjykatës që e ndalon atë të flasë kundër dëshmitarëve apo punonjësve të gjykatës. Gjithashtu kjo është hera e 10-të që Trump ndëshkohet për shkelje të urdhrit. Ndërsa Gjykatësi Juan Merchan tha se nëntë gjobat prej 1000 dollarësh, për çdo shkelje, që ai ka vendosur deri më tani, nuk duket se po e pengojnë Trump ta shkelë urdhrin.
Ai tha se nëse do të ishte e nevojshme do të vendoste një dënim me burg, gjë që deri tani sikurse tha ishte përpjekur ta shmangte me çdo kusht. Merchan shtoi se shkeljet e vazhdueshme e të qëllimshme nga ana ish-presidentit përbënin një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit.
“Nuk dua të vendos ndonjë masë me burg dhe kam bërë gjithçka që mundem për të mos e bërë këtë. Por do ta bëj nëse do të jetë e nevojshme”, tha Merchan.
Donald Trump akuzohet për falsifikim të të dhënave të biznesit me synimin për të mbajtur të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarësh bërë ish-yllit të filmave pornografikë Stormy Daniels. Kjo e fundit pretendon se ka pasur mardhënie seksuale me Trump, gjë që ish-presidenti e ka hedhur poshtë. Akuza thotë se pagesat bërë Stormy Daniels ishin pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
donald trump
Bota
6 May 2024, 17:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në arenën ndërkombëtare gëzon një mbështetje...
Bota
6 May 2024, 16:57
E. D
Joe Biden
GAZA- Presidenti i SHBA Joe Biden do të ketë një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanya...
Bota
6 May 2024, 16:57
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet t&eum...
Bota
6 May 2024, 16:20
E. D
Ghizlane Moutahir
ITALI- Një grua ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon ‘zipl...
Bota
6 May 2024, 16:07
E. D
foto ilustruese
MAQEDONIA E VEIUT- Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive p&e...
Bota
6 May 2024, 15:58
E. D
vladimir putin
RUSI- Rusi tha sot se planifikon të kryejë stërvitje ushtarake, për të vlerësuar gatishmërinë e saj ...
Bota
6 May 2024, 15:47
N.F
Atentati
SHBA- Një tentativë vrasjeje është përandaluar gjatë shërbesës së së dielës në nj...
Bota
6 May 2024, 15:52
E. D
Emmanuel Macron dhe Xi Jiping
PARIS- residenti francez Emmanuel Macron priti sot homologun kinez Xi Jinping në Paris, i cili ndodhet për një...
Bota
6 May 2024, 15:40
E. D
foto ilustruese
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rafah të hënën disa orë pasi Izraeli u tha palestinezëve të evaku...
Bota
6 May 2024, 15:33
N.F
Foto ilustruese
KINË- Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë blerë miliona kamera vëzhgimi të prodhuara nga Kina gjat&eum...