Plagosje me thikë në Korçë/ 30-vjeçari sulmohet nga persona të panjohur në rrugë, policia: Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit. Deklarata e tij vjen pasi Uashingtoni vendosi sanksione të reja kundër gati 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, në kuadër të përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit”, u tha Hegseth gazetarëve më 24 gusht.
Ai shtoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po ushtrohen ndaj tij. Në fillim të këtij muaji, Hegseth tha se forcat amerikane mund ta mbajnë për një kohë të pacaktuar bllokadën detare ndaj Iranit dhe se Uashingtoni mund t’i ndërrojë anijet ushtarake në rajon sipas nevojës.
Departamenti amerikan i Thesarit shpalli më 24 gusht një fushatë të re dhe të gjerë presioni ekonomik ndaj Iranit, të cilën e quajti “Dita D ekonomike”.
Uashingtoni paralajmëroi, gjithashtu, se vendet që vazhdojnë ta mbështesin Teheranin, rrezikojnë të izolohen ndërkombëtarisht.
Sipas zyrtarëve amerikanë, qëllimi është t’i ndërpriten Qeverisë iraniane burimet e financimit dhe të rritet më tej izolimi ndërkombëtar i Iranit.
“Synimi ynë është të ndërpresim çdo burim ekonomik që mban në këmbë këtë regjim tiranik, derisa Teherani të mbetet i vetëm”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent.
Lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin nisi më 28 shkurt 2026, kur forcat amerikane dhe izraelite sulmuan Republikën Islamike, me synimin e deklaruar për të goditur programin e saj bërthamor dhe kapacitetet raketore.
Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon, ndërsa kufizoi ndjeshëm edhe trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit - një nga rrugët më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Konflikti, që po zgjat prej gati gjashtë muajsh, ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në furnizimet globale me energji./REL
Sergei Rasokhin RUSI- Për dy vjet, Sergei Rasokhin jetoi i fshehur në Rusi për t’iu shmangur shërbimit ushtarak. Së fundmi, ...
Scott Bessent SHBA- Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shtuar trysnin&eum...
Lugina e Vdekjes SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes. në...
foto ilustruese FRANCË- Përdorimi i telefonave celularë do të ndalohet përfundimisht në të gjitha shkollat e mesme ...
Foto ilustruese ITALI- Hajdutët e artit në Evropë po kryejnë më shumë grabitje të dhunshme që ...
Pamje nga operacioni SPANJË- Policia spanjolle ka sekuestruar 1,410 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një opera...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Kievit të rrisin mbësht...
Kosova e varur nga mishi brazilian KOSOVË- Mbi 50 milionë euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vetëm në shtat...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përshkallëzimin e luftës tregtare me Kanadanë, duke paralajmëruar ...
Foto ilustruese ITALI- Italia pritet të ashpërsojë rregullat për këmbësorët që përdorin telefonin gjatë k...