1 December 2022, 09:22
Nga a.l
Vrasja e Hamide Magashit
KOSOVË- Krimi makabër në Kosovë, mbrëmjen e djeshme ku 35- vjeçarja Hamide Magashi e cila për pak do të sillte në jetë fëmijën e saj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Haili ka sjellë një sërë reagimesh si nga shoqëria civile edhe qytetarët. Por së fundmi edhe bluzat e bardha kanë reaguar në shenjë sensibilizimi për vrasjen e 35- vjeçares (41 javëshe shtatzënë), duke kërkuar dorëheqjen.
Një kardiokirurg nga QKUK-ja Loeonard Bytyqi, ka thënë që shumë persona duhet të kërkojnë falje publike e të japin dorëheqjen, pasi sipas tij rasti i rëndë dëshmon se kanë dështuar si shtet, si shoqëri dhe si burra.
“Kena dështu komplet si shtet, si shoqni, si individ e si burra. Lshoni karriget, ikni prej atyne 2 grosh vota që keni me i marr mas 1 viti, e ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje. Mane n'mend, kena me u turpnue edhe n varr,””.
Nisur nga ngjarja tronditëse, sot qytetarët e Prishtinës kanë organizuar nëj protestë me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare” që do të mbahet rreth orës 16:00 në sheshin "Zahir Pajaziti". Mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë, Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin./ Dosja.al
burri vret gruan shtatzene leonard bytyqi
Bota
1 December 2022, 09:01
a.l
Grupi ndërministror
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, njofton se do të ketë një mbledhje mes ministrave t&...
Bota
1 December 2022, 08:31
a.l
Blerta Deliu
KOSOVË- Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka publikuar një listë me e...
Bota
1 December 2022, 08:16
a.l
Vrasja ne martenitetin e Prishtinës
KOSOVË- Sokol Halili, autor i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij e cila ishte 41 javëshe...
Bota
1 December 2022, 07:57
a.l
Protesta
KOSOVË- Ditën e sotme qytetarët e Prishtinës do ngrihen në protestë. Shkak për këtë revoltë &eum...
Bota
1 December 2022, 08:07
A.B
Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimeve radiofonike të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë në Af...
Bota
1 December 2022, 07:56
A.B
Foto ilustruese
Afër 45.000 gra dhe vajza u vranë në mbarë botën më 2021 nga partnerët e tyre, sipas UN Women.
Kjo orga...
Bota
1 December 2022, 07:46
a.l
Laërenceville, GA
SHBA- Një incident i rëndë është shënuar në një shkollë në Xhorxhia të SHBA-s...
Bota
1 December 2022, 07:38
A.B
Foto ilustruese
KOLUMBI- Katër raste vrasjesh ndodhën mëngjesin e djeshëm në Medellín, duke lënë të&nbs...
Bota
1 December 2022, 07:10
A.B
Sam Bankman-Fried
SHBA- Sam Bankman-Fried, ish-drejtori ekzekutiv i shkëmbimit të kriptove FTX, ka mohuar kryerjen e mashtrimit. Njeriu q&eu...
Bota
30 November 2022, 22:50
I.A
Pamje nga ngjarja
KOSOVË- Rrjeti i Grave të Kosovës ka njoftuar se ditën e nesërme në ora 16:00, tek sheshi “Zahir Paja...