2 April 2024, 14:46
Nga M.B
Policia finlandeze duke e hetuar vendin e ngjarjes në shkollën fillore "Viertola" në Finlandë, ku u plagosën tre fëmijë, 2 prill, 2024.
FINLANDA- Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur seriozisht, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë, ka thënë policia. Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet. Prindërit u kanë thënë mediave finlandeze se të shtënat kanë ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki.
Policia ka thënë se ka arritur në shkollë brenda nëntë minutave. Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale. Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën. Më 2007, Pekka-Eric Auvinen i vrau shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit.
Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, shtiu me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i vrau nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten. Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010. Ajo e ndryshoi edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç./ REL
sulm finlanda
Bota
2 April 2024, 14:34
M.B
Aeroporti
PRISHTINA- Numri i udhëtarëve që përdorin Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për të fluturuar ...
Bota
2 April 2024, 14:12
M.B
Njerëzit mblidhen në vendin e ngjarjes, pas një sulmi të dyshuar izraelit në Damask, Siri, 1 prill 2024.
IRANI- Teherani ësht...
Bota
2 April 2024, 14:06
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë të martën se Kosova duhet ta zbatoj&...
Bota
2 April 2024, 13:23
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Prokurorët Europianë kanë marrë në dorë hetimet për negociatat e presidentes së KE-s&...
Bota
2 April 2024, 13:01
M.B
Aulonë Nuhiu, balerinë e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës.
KOSOVA- Artistët e operës dhe baletit të ...
Bota
2 April 2024, 12:26
M.B
Ndërtesa e zonës së veçantë ekonomike "Alabuga" e goditur nga dronët në Tatarstan, Rusi, 2 prill 2024.
RUSIA- Infrastr...
Bota
2 April 2024, 11:43
h.k
Foto ilustruese
GJAKOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në Kralan të Gjakovës dhe në varrezat e qytet...
Bota
2 April 2024, 11:32
M.B
Kukullat shihen në Teatrin Royal Toone, në Bruksel, Belgjikë, 28 mars 2024.
BRUKSEL- Brukseli po kërkon të përfshijë n&e...
Bota
2 April 2024, 11:20
M.B
Foto ilustruese
MOSKË– Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, një aleat i fuqishëm i presidentit Vladimi...
Bota
2 April 2024, 11:06
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Me një stazh si ambasador në Gjermani, ai tashmë po vepron si një “sekretar shteti në hije i SHBA&rdq...