16 January 2023, 08:33
Nga F.M
Niko Peleshi dhe Armend Mehaj
KOSOVË- Kosova është në gadishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në rast nevoje, pas tërmetit me magnitudë 4.7 që tronditi vendin një natë më parë. Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka njoftuar se mbrëmë ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshin, pas tërmetit 5.2 ballësh që goditi Shqipërinë. Në këtë bisedë, Mehaj njoftoi se i tha Peleshit që FSK është e gatshme për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet, në çfarëdo situate të jetë e nevojshme.
“Pas tërmetit të sontëm në Republikën e Shqipërisë, kam kontaktuar menjëherë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit. Së bashku me Ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë!” ka shkruar Mehaj në facebook.
Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, goditi mbrëmjen e së dielës Shqipërinë, rreth orës 22.45 minuta. Sipas të dhënave zyrtare epiqendra ka qenë 25 kilometra në verilindje, në zonën e Klosit, në Burrel. Pak minuta më pas u rregjistrua dhe një pasgoditje me magnitudë 4.1. Lëkundjet janë ndjerë më shumë në zonën e Klosit dhe Bulqizës, por nuk kanë kursyer as kryeqytetin dhe qytete të tjera si Pogradeci, Durrësi dhe Lezha. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile bëri të ditur se janë raportuar dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos, në disa banesa ku ka patur plasaritje të mureve. Gjatë natës janë regjistruar dhe pasgoditje të tjera.
termet ne diber armend mehaj niko peleshi
Bota
16 January 2023, 08:29
F.M
Londër
BRITANI E MADHE- Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se është autori që pë...
Bota
16 January 2023, 08:14
I.A
Pamje nga radha ne Greqi
GREQI- I madh është frekuentimi i popullit për pelegrinazhin popullor në trupin e ish-mbretit Kostandin n...
Bota
16 January 2023, 07:32
Kevin McCarthy
SHBA- Pas një beteje të gjatë deri në zgjedhjen në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të...
Bota
16 January 2023, 07:23
Foto ILustruese
TIRANË- Të dhënat e deritanishme tregojnë se fitimi i kompanive të sigurimit gjatë vitit të kaluar ka sh...
Bota
16 January 2023, 00:05
k.m.
Foto ilustruese
Mbi 500 milionë turistë vizitojnë Evropën çdo vit, por në cilin nga 44 vendet e saj zgjedhi...
Bota
15 January 2023, 22:24
k.m.
Pamje nga Kalifornia
SHBA- Një valë e re stuhish goditi sërish Kaliforninë, duke fryrë lumenj, duke rrëzuar linjat e energjis...
Bota
15 January 2023, 22:10
k.m.
Foto ilustruese
Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin juglindor t&eum...
Bota
15 January 2023, 22:01
k.m.
Foto ilustruese
Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të migrantëve të parregullt që u ndaluan ...
Bota
15 January 2023, 21:27
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-së njoftoi të premten se do të dëgjonte një pretendim për diskriminim n&eum...
Bota
15 January 2023, 21:15
k.m.
Foto ilustruese
HAITI- KAOS, shpërthime, të shtëna armësh dhe trupa që kalben mes mbeturinave - mirë se vini në qytetin ...