9 February 2023, 12:04
Nga k.m.
Hoswi
SIRI- Hoswi është një nga të mbijetuarit e tërmetit që tronditi Sirinë dhe Turqinë. Ai jetonte në Sirinë veriperëndimore me familjen e tij kur shtëpia e tij u shkatërrua. Tani duke treguar një grumbull rrënojash ai thotë: Kjo është shtëpia jonë që na ra mbi ne. Na ra e gjithë ndërtesa, por falë Zotit dolëm të padëmtuar.
Ai dhe familja e tij, si shumë të tjerë në zonë, ata ishin mbeti pa asgjë dhe, në një video të Save The Children, ai flet për situatën në të cilën ndodhet.
"Gjërat tona kanë mbaruar, uji, ushqimi, gjithçka na ka mbaruar. Dhe tani qëndrojmë në kamp. Jemi ftohtë pa rroba, pa ngrënë dhe pa pije. Dje binte borë dhe shi dhe e gjithë familja ishte jashtë në të ftohtin e acartë. Nuk ka ngrohje, rroba apo çfarëdo."
Po ashtu, ai tregoi edhe momentet e tmerrshme të tërmetit: Ndjemë se shtëpitë po dridheshin, ata që ia dolën të shpëtonin, ikën, të tjerët vdiqën! Shpëtuam vetëm shpirtin, e vetmja gjë që kemi janë rrobat që kemi veshur, çdo gjë tjetër na ka humbur.
Dita e katërt e kërkimeve për personat që ndodhen nën rrënojat në Turqi dhe Siri. Tërmeti shkatërrues i së hënës la pas mbi 17 mijë viktima. Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është 3,162, duke përfshirë 1,900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim. Rreth 1,262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit. Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12,873. Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, pasi ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kalojnë nëpër rrënojat e mijëra ndërtesave të shembura mes kushteve të motit të ngrirë, përballë rrezikut të pasgoditjeve. Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin. Shtete të ndryshme, BE dhe organizata të ndryshme kanë dërguar ndihma, në vlera monetare dhe në forca kërkimi.
hoswi
Bota
9 February 2023, 11:57
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme, ka folur për...
Bota
9 February 2023, 12:00
k.m.
Jeff Hovenier
Diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të vazhdojë sot në rezidencën e ambasadorit të ...
Bota
9 February 2023, 11:53
k.m.
Glauk Konjufca
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan p&e...
Bota
9 February 2023, 11:39
I.A
Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni
BRUKSEL- Ndoshta ishte pjesë e një strategjie politike, e lidhur me problemet e brendshme, mes grevave dhe pro...
Bota
9 February 2023, 11:31
I.A
Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi
SHKUP- Dimitar Kovaçevski ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi t&...
Bota
9 February 2023, 11:19
k.m.
Foto nga artikulli
TIRANË- 1085 kilometra, 4 vende të Unesco-s, 15 ditë. Këto janë numrat e itinerarit me dy rrota për të...
Bota
9 February 2023, 11:17
I.A
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Bruksel ku po mban një fjalim në Parlamentin Evropian. ...
Bota
9 February 2023, 11:12
I.A
Minj
GJERMANI- Një grua në Gjermani jeton me 800 minj. Mediat gjermane shkruajnë se zyra veterinare e Wissen an der Sieg, një qytet n&e...
Bota
9 February 2023, 11:07
f.g
Balenat vrasese orka
Një studim i orkave në Paqësorin verior ka zbuluar se nënat bëjnë një "sakrificë të p&eum...
Bota
9 February 2023, 11:01
I.A
vajzat afgane
AFGANISTAN- Kanë kaluar gjashtë javë që kur talebanët mbyllën derën për arsimimin e vajzave n&eu...