LIVE UPDATES
Bota

I udhëhequr nga ligji/ Kush është prokurori që mund ta sjellë Trumpin para drejtësisë?

Ai është një nga pesë prokurorët e zgjedhur të Nju Jorkut dhe prej një viti është në krye të prokurorisë së Manhattan-it. 

31 March 2023, 10:23 Nga I.A
I udhëhequr nga ligji/ Kush është prokurori që mund ta
Alvin Bragg

SHBA- Alvin Bragg është në qendër të vëmendjes si njeriu që mund të sjellë një ish-president para drejtësisë.  Ai është një nga pesë prokurorët e zgjedhur të Nju Jorkut dhe prej një viti është në krye të prokurorisë së Manhattan-it. Ai në thelb "trashëgoi" dosjen e Trump për rastin e Stormy Daniels, një aktore filmash pornografike të cilën ish-presidenti dyshohet se i dha 130 mijë dollarë për të qëndruar në heshtje gjatë fushatës zgjedhore për të mos zbuluar lidhjen e tyre të dashurisë. 

Nga Harlemi tek Trump

Dyzet e nëntë vjeç dhe i rritur në Harlem në vitet '80, ai e njeh shumë mirë dhunën dhe kërcënimet. Si fëmijë, ai është kërcënuar 6 herë më armë. Në tre prej tyre, arma ishte e një punonjësi policie. Siç ka thënë ai vetë, kjo përvojë i dha formë bindjeve të tij për krimin. Tani, ai është i ndjekur jo vetëm nga kërcënimet e Trump, i cili ka paralajmëruar për "vdekje dhe shkatërrim" nëse fajësohet, por edhe nga të panjohur me telefonata kërcënuese, letra që përmbajnë shkrime të dyshimta dhe email me paralajmërime për bomba. 

I diplomuar në drejtësi në Harvard, 49-vjeçari ka punuar në nivele shtetërore dhe federale përpara se të bëhej avokati i parë me ngjyrë në Manhatan. Duke marrë detyrën në janar 2022, ai u zotua të reformojë drejtësinë penale në një kohë kur njujorkezët ishin veçanërisht të shqetësuar për rritjen e krimit. 

Ndoshta zyra e prokurorit më të famshme në Shtetet e Bashkuara, pjesërisht për shkak të serialit televiziv "Ligji dhe Rendi", buxheti prej 146 milionë dollarësh i Prokurorisë është përforcuar me qindra milionë dollarë nga konfiskimet e vendbanimeve të ëall Street. Trump dhe disa republikanë e quajnë hetimin e Bragg të motivuar politikisht dhe një shpërdorim të paprecedentë të pushtetit prokurorial. Megjithatë, e kaluara e 49-vjeçarit tregon se ai udhëhiqet nga ligji dhe faktet. 

Brenda disa javësh nga marrja e detyrës, ai u kritikua nga shumë demokratë për "ngrirjen" e hetimeve të paraardhësit të tij mbi financat e Trump. Por Bragg u përqendrua në rastet që ishin më të lehta për tu provuar, siç ishte ndjekja penale e suksesshme e vitit të kaluar e Organizatës Trump për evazion fiskal. 

“Deri më tani, kjo nuk ka bërë të lumtur askënd nga asnjë spektër politik. Pra, padyshim, ai nuk po luan politikë. Kjo e bën atë një prokuror të kujdesshëm”, vëren Rebecca Roif, një ish-prokurore e qarkut të Manhattan. 

Rastet e vështira 

Bragg kishte përfaqësuar familjen e Eric Garner, burrit afrikano-amerikan i cili, pasi u rrëmbye në mënyrë të paligjshme nga një oficer policie, vdiq nga mbytja. Ai ishte njeriu që në thelb nxiti lëvizjen Black Lives Matter që do të merrte dimensione kombëtare në vitet që pasuan, për shkak të viktimave të tjera të brutalitetit të policisë.  Ai gjithashtu punoi në një padi në Nju Jork kundër producentit të famshëm të filmit Harvey ëeinstein dhe Korporatës ëeinstein në 2018. 

Si prokuror, ai njoftoi aktakuzën e Steve Bannon, ish-këshilltarit të Trump dhe figurës së Alt-Djathtas Amerikane, i akuzuar për mashtrim të donatorëve në një fushatë për mbledhjen e fondeve që premtoi të ndërtonte një mur përgjatë kufirit jugor.  Në shkurt 2022, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, nën Bragg sekuestroi dhjetëra antika të blera ilegalisht nga koleksionisti dhe themeluesi i fondit mbrojtës Michael Steinhardt, miliarder, duke i kthyer ato në Greqi. 

Lehtësim ndaj krimit

Disa ditë pasi u betua, Bragg i dërgoi një memorandum stafit të prokurorëve duke urdhëruar që disa vepra, si kundërvajtjet për marihuanë, prostitucion dhe evazion biletash, të mos ndiqen penalisht dhe që të mos kërkohet burg për disa raste penale, si për shembull grabitje të caktuara. dhe sulmet, duke shpjeguar se kërkon zgjidhje alternative për ata që nuk kanë histori kriminale. 

Ky qëndrim i tij shkaktoi reagime te republikanët e shtetit, por edhe në radhët e Policisë, me inspektorin Paul DiGiacomo që e quajti atë politikan pro krimit.  Ai vetë, atyre që e cilësuan si 'të zhytur në krim”, u përgjigj se akuzat e tyre janë të pasakta. 

“Tani, pas një viti në prokurori, ndjekjet penale për armëmbajtje janë rritur me 20%. Të shtënat dhe vrasjet janë ulur. Ndjekjet penale për krimet e urrejtjes janë rritur. Ne i përgjigjemi detyrës sonë. Ne po e bëjmë atë me kujdes, duke u fokusuar tek ata që po i bëjnë më shumë dëm Manhattan-it”, tha ai. 

alvin bragg donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes