LIVE UPDATES
Bota

Inteligjenca Artificiale: Ja si do të jetë Lufta e Tretë Botërore

IA ka paralajmëruar se nëse një luftë fillon këtë vit, ajo mund të shkaktojë së shpejti frikën e një përplasjeje bërthamore, betejë në Arktik dhe mbi 20 milionë të vdekur.

25 January 2024, 07:57 Nga M.B

 

Inteligjenca Artificiale: Ja si do të jetë Lufta e Tretë
Foto ilustruese

 

RUSIA- Inteligjenca Artificiale ka bërë “përpjekje” për të zbuluar se çfarë mund të ndodhë në botë në 5 vitet e ardhshme nëse fillon Lufta e Tretë Botërore. IA ka paralajmëruar se nëse një luftë fillon këtë vit, ajo mund të shkaktojë së shpejti frikën e një përplasjeje bërthamore, betejë në Arktik dhe mbi 20 milionë të vdekur.

ChatGPT u bind nga “The Sun” të parashikonte se çfarë mund të ndodhte në 5 vitet e ardhshme dhe parashikimi nis me mesazhin e mëposhtëm: “Është e rëndësishme të përsërisim se këta skenarë hipotetikë janë tërësisht imagjinarë, spekulativë dhe nuk bazohen në ndonjë ngjarje apo parashikim të botës reale.”

Viti 2024

Për 11 muajt e ardhshëm, ChatGPT paralajmëron se mund të ketë një “ngjarje nxitëse” që do të vërë në lëvizje një “përshkallëzim të papritur” të tensioneve midis Rusisë dhe SHBA-ve. Ajo e përshkruan këtë ngjarje si “një seri avarish diplomatike, sulmesh kibernetike dhe akuzash”. Pasi të shkaktohen këto problemet, roboti i AI thotë më pas do të ketë një grup “mini-përleshjesh” që do të ndezin më tej ndarjen politike në rritje në të gjithë botën. Të quajtura “angazhime fillestare ushtarake” këto do të fillojnë kryesisht midis vendeve në Evropën Lindore dhe rajonit të Arktikut. Në këtë pikë, si Rusia ashtu edhe SHBA-ja do të mobilizojnë forcat e tyre ushtarake.

Viti 2025

Teksa luftimet vazhdojnë, AI parashikon se në vitin 2025 ato vetëm do të përkeqësohen në një periudhë që ajo e quan “zgjerimi i konfliktit”. “Konflikti do të zgjerohet në një teatër më të madh, duke përfshirë aleatët e NATO-s dhe shtetet e lidhura me Rusinë. Sulmet kibernetike do të intensifikohen duke ndikuar në infrastrukturën kritike”. Pas muajsh përplasjesh, në të cilat numri i të vdekurve fillon të rritet, ChatGPT thotë se aleancat do të fillojnë të krijohen qartësisht. SHBA-të do të jenë të vendosura të forcojnë paktin e tyre me anëtarët e NATO-s ndërsa Rusia do të afrohet më shumë me “partnerë të caktuar rajonalë”.

Viti 2026

Ky është viti kur do të shpallet Lufta e Tretë Botërore dhe ku do të jenë të përfshira megafuqitë e të gjithë globit. “Fuqitë e tjera të mëdha, si Kina, do të përfshihen në konflikt, drejtpërdrejt ose tërthorazi, duke komplikuar peizazhin gjeopolitik.” Këto komplikime do të pasojnë me një sërë luftërash proxy që do të shfaqen ndërsa gjithnjë e më shumë konflikte rajonale do të fillojnë të bëhen pjesë e konfliktit më të gjerë SHBA – Rusi.

Viti 2027

Sipas ChatGPT, frika në rritje për armët bërthamore nuk do të arrijë pikën e vlimit deri në vitin 2027. Edhe pse ajo nuk mendon se një armë bërthamore do të bëhet shkak për shqetësime të mëdha pasi të gjitha palët e përfshira mendojnë për shkatërrimin që mund të pasojë. “Konflikti mund të përshkallëzohet deri në pikën ku do të ketë shqetësime për përdorimin e armëve bërthamore. Komuniteti ndërkombëtar do të intensifikojë përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim.” Ky armëpushim do të vjijë pasi një “krizë humanitare” do të pllakosë luftimet pasi një numër i konsiderueshëm njerëzish do të jenë vrarë, ushtarë apo civilë. AI gjithashtu vë në dukje se e gjithë bota do të përjetojë “vuajtje të mëdha” në vitin 2027 teksa lufta botërore do të vazhdojë të zhurmojë.

Viti 2028

Pas 4 vjet luftimesh dhe miliona jetësh të humbura, shumë vende do të fillojnë të rimendojnë qëndrimin e tyre ndaj luftës. ChatGPT mendon se bota do të shohë disa përpjekje për një armëpushim dhe negociata të vazhdueshme për paqen. Por pavarësisht kërkesës për ndalimin e veprimeve, të gjitha ofertat mund të minohen dhe të mbyllen vazhdimisht ndërsa armiqësitë vazhdojnë. Ajo përmend gjithashtu “mosbesimin e rrënjosur thellë” midis vendeve si një nga faktorët kryesorë për mungesën e komunikimit pozitiv. Pasojat e luftës tashmë janë ndjerë për sa i përket jetëve të humbura dhe shkatërrimit të tokës, por deri në vitin 2028 parashikohen “pasoja ekonomike” të rënda. “Tregjet globale do të përjetojnë ndërprerje të rënda, duke shkaktuar rënie ekonomike në mbarë botën.”

Viti 2029

Viti i fundit i luftës do të përqendrohet rreth negociatave teksa Rusia dhe SHBA-të do të luftojnë për të kapërcyer njëra-tjetrën. ChatGPT na thotë: “Konflikti arrin në ngërç, me asnjërin që është në gjendje të sigurojë një fitore vendimtare. Presioni ndërkombëtar i detyron të dy vendet të kthehen në tryezën e bisedimeve”. Planet për t’i dhënë fund Luftës së Tretë Botërore do të vihen në zbatim pas vitesh humbjesh të rënda dhe shkatërrimesh në të gjithë globin. Më pas do të nisin planet për një botë të pasluftës. Kjo periudhë rindërtimi do ta shohë botën përballë një sfide të madhe për ta rikthyer veten në një epokë normaliteti. Ne do të duhet të punojmë shumë për të “adresuar çështjet politike, ekonomike dhe humanitare në një shkallë globale”. ChatGPT parashikon numrin e vdekjeve përgjatë 5 viteve të luftimeve në “dhjetëra milionë”. “Numri i viktimave në çdo konflikt hipotetik varet nga një mori faktorësh, duke përfshirë strategjitë ushtarake, zhvillimet gjeopolitike dhe reagimin ndërkombëtar”. Pavarësisht se ky numër është spekulativ dhe arbitrar, AI thotë se ky numër mund të shkojë në mbi 20 milionë.

A do të ketë armë bërthamore në Luftën e Tretë Botërore?

ChatGPT jep disa arsye pse armët bërthamore nuk do të përdoren, madje edhe në një luftë hipotetike. AI përmend Shkatërrimin e Ndërsjellë (MAD) si një arsye të madhe. Kjo teori sugjeron që nëse një komb lëshon një armë bërthamore, tjetri do të përgjigjet me një kundërsulm shkatërrues brenda pak çasteve. Kjo krijon frikë mes vendeve që të mos i përdorin ato armë për të shmangur sulmin e tyre si hakmarrje. AI citon gjithashtu ndikimin që do të kishte tek njerëzit si një faktor për mospërdorimin e armëve bërthamore.

“Pasojat katastrofike humanitare të një shkëmbimi bërthamor, duke përfshirë humbjen e menjëhershme të jetëve, efektet afatgjata shëndetësore dhe shkatërrimin mjedisor, e bëjnë përdorimin e armëve bërthamore të papranueshme nga pikëpamja etike. Ekziston një normë globale kundër përdorimit të armëve bërthamore. Kjo është një pengesë e fuqishme psikologjike që i dekurajon liderët të marrin në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore”, thotë ChatGPT.

lufta e trete boterore inteligjenca artificiale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin