13 February 2024, 09:10
Nga N.F
Foto ilustruese
JEMEN- Ushtria amerikane tha se lëvizja rebele jemenase Huthi ka lëshuar raketa drejt një anijeje tregtare në jug të brigjeve të Jemenit, që ishte nisur drejt Iranit. Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit.
“Më 12 shkurt, nga ora 03:30 deri në 03:35 [sipas kohës lokale në Sana], militantët e Huthit, të mbështetur nga Irani gjuajtën dy raketa nga zonat që i kontrollojnë në Jemen drejt Baba al-Mandeb”, tha Komanda Qendrore amerikane në X, që më herët njihej si Twitter.
Firma e sigurimit, Ambrey, tha se anija ishte e regjistruar në ishujt Marshall, dhe ishte në pronësi të Greqisë. Ajo u “sulmua nga raketat në dy incidente të ndara” që ndodhën brenda 20 minutash.
“Raportohet se u godit dhe pësoi dëme”, tha Ambrey, duke shtuar se një ekip i armatosur i sigurisë private ishte në bordin e anijes.
“Grupi i pronarëve ishte i listuar në indeksin amerikan të bursave, NASDAQ, që dyshohet të jetë arsyeja e sulmit”, tha kjo kompani.
Komanda Qendrore amerikane tha se anija, MV Star Iris, “po kalonte në Detin e Kuq dhe ishte duke transportuar misër nga Brazili”.
Destinacioni i anijes ishte një port në Iran, tha ushtria amerikane. Huthët, që janë pjesë e “boshtit të rezistencës” – një aleancë kundër Perëndimit dhe kundër Izraelit që përbëhet nga grupet e mbështetura nga Irani – kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, që nga nëntori, në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës ku Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë. Sulmeve të Huthëve u janë kundërpërgjigjur me sulme SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
Marrë nga REL
jemn houthi sulm
Bota
13 February 2024, 09:08
N.F
Foto ilustruese
ARMENI- Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin mes dy shteteve, për...
Bota
13 February 2024, 08:56
r.ll
fletushka
KOSOVË- Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë...
Bota
13 February 2024, 08:49
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Bota në vitin 2024 është e karakterizuar nga një "trend negativ në politikën botërore", i p&eu...
Bota
13 February 2024, 08:06
r.ll
pamje nga sulmi
SHBA- Një turmë njerëzish sulmuan një makinë pa shofer, duke i vënë flakën në San Francisko m...
Bota
13 February 2024, 07:44
N.F
WhatsApp
SHBA- Brenda pak javësh WhatsApp nuk do të jetë më e njëjtë për shkak të disa përditësimeve t&eu...
Bota
13 February 2024, 07:34
N.F
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrta...
Bota
13 February 2024, 07:36
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Rritja e prodhimit ushtarak ka qenë një politikë qendrore që kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 20...
Bota
13 February 2024, 07:33
r.ll
joe biden
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore n&eum...
Bota
13 February 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Policia e Nju Jorkut tha të hënën se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion ...
Bota
12 February 2024, 22:51
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit t&eu...