2 October 2025, 14:44
Nga E.d
Foto ilustruse
PALESTINË - Izraeli ka ndaluar 13 anije me ndihma të cilat kishin si destiancion përfundimtar Gazën. Qindra aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunberg, janë ndaluar nga forcat izraelite. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se kishte ndaluar të gjitha anijet nga Flotilja Globale Sumud, përveç njërës dhe se ata që ndodheshin në bord po transferoheshin në një port izraelit për t'u deportuar.
BBC ka shkruar se anijet u ndaluan në ujëra ndërkombëtare, rreth 70 milje detare larg bregdetit të Gazës. Izraeli tha se marina e saj u kishte thënë anijeve të ndryshonin kursin pasi ato po i afroheshin një zone aktive luftimi dhe po shkelnin një bllokadë të ligjshme detare.
Grupi i aktivistëve të cilët po dërgonin ndihma drejt Gazës i përshkroi, ndalimet si të paligjshme dhe jo si një akt mbrojtjeje, por si një akt të paturp dëshpërimi. Një numër vendesh kanë shprehur shqetësim për incidentin. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se ndalimi në ujërat ndërkombëtare ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe shkel sovranitetin e çdo kombi, flamuri i të cilit valëvitej në dhjetëra anije në flotilje.
Ministria e jashtme e Turqisë e dënoi përgjimin si një akt terrorizmi dhe bëri thirrje që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës. Ndërsa Ministria e Jashtme e Izraelit publikoi pamje nga përgjimi që tregojnë Greta Thunberg të ulur në kuvertën e një varke, teksa një anëtar i ushtrisë izraelite i jep ujë dhe një xhaketë. Izraeli tha se aktivistët e ndaluar po çohen në portin e Ashdodit.
izrael gaza greta thunberg
Bota
2 October 2025, 13:53
E.d
Foto ilustruse
SPANJË - Një përmbytje e madhe ka ndodhur në Ibiza, ishulli më i vizituar i Spanjës. Agjencia meteorologjike e...
Bota
2 October 2025, 13:25
M.L
Foto ilustruese
BRITANI- Një sulm i rëndë ka ndodhur në Mançester, teksa policia britanike raporton se ka ndodhur në nj&eum...
Bota
2 October 2025, 13:24
M.L
Foto ilustruese
MANCESTER- Është publikuar momenti i sulmit në Mançester, i cili ka tronditur të gjithë vendin paraditen e ...
Bota
2 October 2025, 13:11
E.d
Foto ilustruse
KINË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një influencer kinez ka humbur jetën ndë...
Bota
2 October 2025, 12:59
M.L
Foto ilustruese
BRITANI- Mançesteri është në gatishmëri të lartë pasi u trondit nga një sulm me thikë në...
Bota
2 October 2025, 08:07
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Nicolina Giagheddu, nëna e Emanuele Ragnedda, që vrau 33-vjeçaren Cinzia Pinna, ka deklaruar publikisht se nuk...
Bota
2 October 2025, 07:54
M.L
Viktimat e tragjedisë
SHBA- Një 17-vjeçar nga Garwood u arrestua pranë vendit të aksidentit në Cranford, New ...
Bota
2 October 2025, 07:47
M.L
FILIPINE- Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve të mart&eu...
Bota
2 October 2025, 07:38
M.L
Foto nga vendngjarja
ITALI- Një sërë demonstratash solidariteti për anëtarët e Flotiljes Globale Sumud janë duke u zhvil...
Bota
1 October 2025, 22:03
M.L
Foto ilustruese
AUSTRALI- Të paktën 18 produkte mbrojtëse nga dielli janë tërhequr nga raftet e dyqaneve në Au...