LIVE UPDATES
Bota

Izraeli zgjeron sulmet në Iran teksa digjen objektet energjetike në rajonin e Gjirit Persik

Izraeli e sulmoi veriun e Iranit dhe njëkohësisht i goditi edhe objektet e infrastrukturës energjetike iraniane në rajonin e Gjirit.

19 March 2026, 11:09 Nga E.d
Izraeli zgjeron sulmet në Iran teksa digjen objektet energjetike në
Foto ilustruse

Izraeli e ka zgjeruar fushën e sulmeve ndaj Iranit natën e 18 marsit, duke thënë se kreu sulme ajrore në veri të vendit, ndërsa mediat izraelite raportuan se anijet luftarake iraniane po e godasin bregdetin e Detit Kaspik.

Izraeli e sulmoi veriun e Iranit dhe njëkohësisht i goditi edhe objektet e infrastrukturës energjetike iraniane në rajonin e Gjirit. Në anën tjetër, Teherani u kundërpërgjigj duke qëlluar ndaj objekteve të naftës dhe gazit në vendet arabe të Gjirit.

Sulmi i Izraelit në veri ishte i pari në atë pjesë të Iranit që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael më 28 shkurt, pasi shumica e sulmeve të mëparshme ndodhën në Teheran, Iranin qendror dhe perëndimor.

“Forcat Ajrore Izraelite, duke vepruar mbi bazën e inteligjencës së marinës dhe të IDF-së, filluan të godasin objektiva në Iranin verior për herë të parë gjatë Operacionit ‘Ulërima e Luanit’”, tha ushtria, duke iu referuar Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Sipas mediave izraelite, avionët luftarakë izraelitë po sulmonin anije detare iraniane në qytetin e portit, Bandar Anzali, në bregdetin e Detit Kaspik.

Këto raportime nuk mund të verifikoheshin menjëherë dhe nuk kishte të dhëna për efektet e sulmeve.

Lajmet për sulmet në veri vijnë ndërsa lufta me Iranin po përhapet dhunshëm në zona të tjera të rajonit, pasi Teherani shënjestron aleatët e SHBA-së, veçanërisht shtetet arabe të Gjirit.

Irani godet objektet energjetike, kërcënon me më shumë sulme

Irani kërcënoi se do t’i sulmojë objektet energjetike në gjithë rajonin pasi deklaroi se fusha e tij gjigante e gazit Parsi Jugor u godit më 18 mars, në sulmin e parë të raportuar ndaj infrastrukturës së Gjirit që nga fillimi i fushatës së bombardimeve SHBA-Izrael.

Mediat izraelite raportuan se sulmi u krye nga Izraeli me pëlqimin e SHBA-së, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë tha në Truth Social se Uashingtoni nuk ishte në dijeni për sulmin paraprakisht, duke shtuar se Izraeli kishte “goditur me forcë” objektin kyç energjetik.

Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi paralajmërime për evakuim për disa objekte nafte në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, duke thënë se ato do të ishin cak i sulmeve “në orët në vijim”.

Pothuajse menjëherë, Katari raportoi zjarr në qendrën e tij kryesore të gazit, Ras Laffan, pas një sulmi të dyshuar me raketë iraniane. Ekipet emergjente të angazhuara për ta shuar zjarrin dhe kompania shtetërore QatarEnergy raportuan “dëme të mëdha”.

Disa orë më vonë, në mëngjesin e 19 marsit, Irani tha se kishte sulmuar përsëri objektin, ndërsa zyrtarët e Katarit thanë se sulmet e fundit shkaktuan zjarre dhe “dëme të mëdha” në vend. Më vonë, zyrtarët thanë se të gjitha zjarret ishin shuar.

Trump premtoi më 18 mars se nuk do të ketë më sulme izraelite ndaj objektit “jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të vlefshëm” të Parsit Jugor.

Megjithatë, ai paralajmëroi Teheranin se forcat amerikane do ta “shkatërrojnë plotësisht” të gjithë objektin nëse Irani e sulmon përsëri Katarin. Nuk është e qartë nëse Trumpi ishte në dijeni të sulmit të dytë të raportuar iranian ndaj objektit në Katar.

Në një tjetër sulm të dukshëm ndaj sektorit energjetik, Arabia Saudite tha se kishte shkatërruar katër raketa balistike që po vinin drejt Riadit dhe raportoi një tentim sulm me dronë ndaj një objekti gazi në lindje.

Copëza të një prej raketave ranë pranë një rafinerie në jug të kryeqytetit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ndërkohë, në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, operacionet u pezulluan në objektin e gazit Habshan pasi autoritetet reaguan ndaj dy incidenteve pas interceptimit të një rakete.

“Autoritetet e Abu Dhabit po reagojnë ndaj incidenteve në objektet e gazit në Habshan dhe në fushën e naftës Bab, të shkaktuara nga mbetjet pas rrëzimit të suksesshëm të raketave”, tha zyra për media e Abu Dabit më 19 mars. “Objektet e gazit janë mbyllur.”

Çmimet e naftës rriten bujshëm

Çmimet e naftës po rriten vazhdimisht mes frikës për ndërprerje të mëdha në industrinë globale të naftës. Nafta Brent që u rrit më shumë se 5 për qind, në 112.84 dollarë për fuçi.

“Shqetësimi më i madh është mundësia e sulmeve ndaj tubacionit lindje-perëndim të Arabisë Saudite ose objekteve të eksportit në Detin e Kuq, të cilat së bashku me Fuxhaira ofrojnë të vetmen alternativë të rëndësishme ndaj Ngushticës së Hormuzit”, tha Torbjorn Soltvedt, analist për Lindjen e Mesme në kompaninë Verisk Maplecroft, sipas Reuters.

Trump ka thënë se po formon një koalicion për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme ujore për sektorin e naftës që Teherani e ka mbyllur tashmë. Megjithatë, shumica e aleatëve të SHBA-së nuk duan t’i bashkohen kësaj përpjekjeje.

Sulmet vijnë ndërsa regjimi në Teheran vazhdon të pësojë goditje vdekjeprurëse ndaj udhëheqjes të tij.

Irani më 18 mars konfirmoi vdekjen e ministrit të tij të Inteligjencës, Esmail Khatib, një ditë pasi pranoi se dy figura të tjera të larta ishin vrarë.

Në Uashington, zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane tha se Qeveria iraniane “duket të jetë ende funksionale, por e dëmtuar rëndë nga Operacioni Tërbimi Epik”, emri amerikan për operacionin ushtarak.

Khatib ishte i fundit në një numër në rritje të figurave të larta iraniane që janë vrarë që nga vdekja e liderit të kamotshëm suprem, Ali Khamenei, më 28 shkurt, ditën e parë të fushatës SHBA-Izrael. Djali i tij, ajatollah Mojtabi Khamenei, nuk është parë në publik qëkurse u emërua lideri i ri suprem.

Viktima në Izrael

Derisa Izraeli vazhdon t’i intensifikojë sulmet ndaj Iranit dhe Libanit - duke goditur organizatën Hezbollah, e cilësuar terroriste nga SHBA - ai po pëson gjithashtu viktima dhe dëme nga sulmet hakmarrëse iraniane në territorin e tij.

Mëngjesin e 19 marsit, shërbimi izraelit i ambulancës tha se një punëtor i huaj u vra në Moshav Adanim gjatë një sulmi me raketë iraniane, ndërsa mediat izraelite raportuan se një person tjetër u vra nga një shpërthim në rajonin Sharon.

Në Bregun Perëndimor, autoritetet palestineze thanë se mbetje raketore goditën një sallon flokësh, duke vrarë të paktën tri gra më 18 mars.

izraeli irani vendet arabe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin