Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
“Jemi punëtor të ndershëm këtu, punojmë dhe paguajmë taksa”, emigranti shqiptar në protestën në Londër
Këtë të shtunë, Ermiri i është bashkuar protestës së emigrantëve shqiptarë në Ëestminster Bridge, afër parlamentit, kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.
12 November 2022, 13:53Nga d.a.
Ermiri
BRITANI- Ermir Kola me origjinë nga Shkodra, por i Lindur në Pukë, në vitet 2000-2001 kur ishte 11 vjeç, së bashku me familjen u futën ilegalisht me kamion në Britani. Ai aktualisht punon për një firmë ndërtimi dhe është mbikëqyrës i kujdesit ndaj klientit (Customer care supervisor).
Këtë të shtunë, Ermiri i është bashkuar protestës së emigrantëve shqiptarë në Ëestminster Bridge, afër parlamentit, kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.
Sipas tij, deklaratat e sekretares janë poshtëruese drejt komunitetit shqiptar anë e mbanë botës. Ai ka bërë një video në TikTok duke komentuar këtë deklaratë, e cila është bërë shume virale dhe shpërndarë nga shqiptarët./Top Channel/