31 August 2023, 09:33
Nga I.A
Municion
MAT- Një 78-vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Mat. Mësohet se i moshuari ka kanosur faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat. 78-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Mat Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat. Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari. 78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një saai municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.
Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëherëshme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë. Ky shtetas nuk ka pranuar të paguaj financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
ujësjellës kanalizime
Aktualitet
31 August 2023, 08:52
I.A
Godina 9-10
TIRANË- Rikonstruksioni i godinave studentore në Qytet Studenti kanë nisur që të bien. Kjo pasi vetë studentë...
Aktualitet
31 August 2023, 08:39
A.B
DURRËS- Policia ka ndëshkuar drejtuesin e mjetit, i cili nuk qarkullonte në rrugë, por në trotuar. Policia bën të ditur se&...
Aktualitet
31 August 2023, 08:19
A.B
Permbytje
SHKODËR- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjen e disa akseve rrugore dhe shesheve në qendër të...
Aktualitet
31 August 2023, 08:17
A.B
Makina
DURRËS- Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se është personi që s...
Aktualitet
31 August 2023, 07:52
A.B
Rruga
PUKË- Situata e keqe e motit në vendin tonë ka prekur akse të ndryshme rrugore. Kështu, mëngjesin e sotëm aks...
Aktualitet
31 August 2023, 07:12
A.B
Moti
TIRANË- Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësi...
Aktualitet
31 August 2023, 07:10
A.B
Edhe pse pandemia përfundoi, Covid- 19 “vijon” ende të jetë me ne. Gati 2 vjet pas përfundimit të saj, dëmtimet afat...
Aktualitet
30 August 2023, 21:44
a.l
Hëna
TIRANË- E gjithë bota sot priti fenomenin e rrallë të 'Hënës Blu' e cila për herë të fundit u shfaq ...
Aktualitet
30 August 2023, 20:49
m.s
traktor
BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në fshatin Sheq, Dimal. Një 45-vjeçar ka nd&e...
Aktualitet
30 August 2023, 19:28
m.s
foto ilustruese
Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të...