21 September 2026, 22:56
Nga G.M
foto ilustruese
SHBA- Një ndërprerje në sistemet e komunikimit ajror ka shkaktuar vonesa dhe ndërprerje të shumta në disa prej aeroporteve kryesore në verilindje të Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur rreth 130 udhëheqës botërorë po mbërrijnë në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, problemi u shkaktua nga ndërprerja e një linje rezervë me fibra optike në Nju Xhersi, pasi një ekip ndërtimi e preu aksidentalisht kabllon. Si pasojë, u vendos një ndalesë e përkohshme në tokë për aeroportet Newark Liberty, Teterboro, Philadelphia International, LaGuardia dhe John F. Kennedy. Ndërprerja preku sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Filadelfia, i cili koordinon ngritjet dhe uljet e avionëve në aeroportet e rajonit përmes radarëve dhe komunikimeve radio.
Deri në orët e para të pasdites, më shumë se 600 fluturime në aeroportet e Newark dhe Filadelfias ishin vonuar, ndërsa disa avionë u detyruan të devijonin drejt aeroporteve të tjera. Fluturimet që mbërrinin në Newark vijonin të përballeshin me kufizime. Autoritetet amerikane njoftuan se një qark alternativ komunikimi pritej të vihej në funksion, ndërsa rikthimi i plotë i linjës rezervë mund të kërkonte edhe disa orë. Situata u përkeqësua nga fluksi i lartë i udhëtarëve dhe delegacioneve ndërkombëtare që po mbërrijnë në Nju Jork për aktivitetet e OKB-së./Dosja.al
okb shba
Bota
21 September 2026, 22:46
E. D
Shefja e stafit të Trumpit, Susie Wiles, dhe anëtarja e Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zhelka Cvijanoviç
BOSNJE-HE...
Bota
21 September 2026, 22:40
G.M
Ambasadori amerikan në Ankara, Tom Barrack
TURQI- Rëndësia strategjike e Turqisë për Shtetet e Bashkuara mbetet e fortë, pava...
Bota
21 September 2026, 22:30
G.M
Foto ilustruese
ÇEKI- Qeveria çeke ka vendosur të rikthejë kufizimin e çmimeve të karburantit, ndërsa rritja e kos...
Bota
21 September 2026, 22:20
G.M
Rafineria e Moskës
SHBA- Rafineria e Moskës, në pronësi të Gazprom Neft, ka ndaluar përpunimin e naftës bruto pas nj&eu...
Bota
21 September 2026, 22:07
G.M
Hakan Fidan
TURQI- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të përdorin më tej ndikimin e t...
Bota
21 September 2026, 21:49
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Friedrich Merz ka pasur një dështim zgjedhor pas tjetrit, së fundmi një humbje të rëndë në...
Bota
21 September 2026, 18:33
E. D
foto ilustruese
EUROPË- Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojn&eum...
Bota
21 September 2026, 18:36
G.M
Calin Georgescu
RUMANI- Calin Georgescu, ish-kandidat për president të Rumanisë, është ndaluar nga autoritetet dhe po hetohet p&eu...
Bota
21 September 2026, 18:21
G.M
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një problem teknik në sistemin britanik të kontrollit ajror ka shkaktuar të hënën vonesa dhe...
Bota
21 September 2026, 17:58
G.M
Begona Gomez dhe Pedro Sanchez
SPANJË- Begona Gomez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, do të përballet me proces gj...