28 May 2024, 17:36
Nga r.ll
pamje nga operacioni
GREQI- Një tjetër sasi kokaine është kapur nga autoritetet greke në portin e Pireut. 46 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura me kujdes brenda një kontejneri me banane që ishte nisur nga Ekuadori. Lënda narkotike e cila arrinte vlerën e 2 milionë eurove pas kontrollit të imtësishëm nga efektivët, pas kalimit të kontejnerit në skaner, shkruajnë mediat greke.
Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN). Vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me raste të tjera.
Pesë ditë më parë rreth 320 kg kokainë u sekuestruan në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës u zbulua në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.
Për këtë rast u vunë në pranga gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë. Një prej shqiptarëve të arrestuar bëhet me dije se është një person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.
kapet droge ne portin e pireut
Bota
28 May 2024, 17:32
E. D
foto nga vendngjarja
FRANCË- Kreu i Asamblesë Kombëtare të Francës ka pezulluar seancën e pasdites së dhomës së...
Bota
28 May 2024, 17:14
N.F
Fruthi
EUROPË- Numri i rasteve të fruthit në Evropë vazhdon të rritet dhe mund të kalojë numrin tashmë sh...
Bota
28 May 2024, 17:13
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të vazhdojë procesin e negociatave për Ukrain&eum...
Bota
28 May 2024, 17:06
E. D
Papa Françesku
Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homos...
Bota
28 May 2024, 17:00
N.F
Nëna e Erona Coklit
KOSOVË- Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron dit&eum...
Bota
28 May 2024, 16:38
E. D
foto ilustruese
Ish-kreu i Mossad, shërbimi i sigurisë izraelite, dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Netanyahut, Yossi Cohen, organizo...
Bota
28 May 2024, 16:44
r.ll
kuvendi i RMV
MAQEDONI E VERIUT- Me 76 vota për, 6 kundër dhe asnjë abstenim, Afrim Gashi nga koalicioni VLEN është zgjedhur kryet...
Bota
28 May 2024, 16:42
N.F
Trump
SHBA- Prokurorët dhe avokatët e ish-presidentit Donald Trump po paraqesin sot argumentet përmbyllëse në gjyqin penal kund&eu...
Bota
28 May 2024, 16:18
N.F
Shpetimi i të riut
SHBA- Një adoleshent në shtetin e Uashingtonit i ka mbijetuar një rënie prej 120 metrash në anën e nj...
Bota
28 May 2024, 16:30
E. D
pamje nga sherri
RUSI- Autoritetet ruse kanë thënë se kanë nisur një hetim për një përleshje masive në rrug&e...