26 October 2022, 10:29
Nga e.k
Trupat e KFOR
KOSOVË- Tensionet e krijuara në veri të Kosovës muajt e fundit kanë bërë që forcat e KFOR-i të qëndrojnë në alarm të vazhdueshëm në lidhje me sigurinë në Mitrovicën e Veriut. Por deri më tani, KFOR bën me dije se nuk ka pasur shqetësime dhe se "alarmi i kuq" mbetet ende bazuar dhe në mandatin që ka misioni i tyre.
“Deri më sot nuk kemi ndonjë fakt që mund të shkaktojë shqetësim dhe nuk ka pasur asnjë ndryshim në qëndrimin e forcës së misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thotë KFOR.
Në deklaratën e KFOR bëhet me dije se komandi i KFOR, Angelo Michele Ristuccias, i cili u emërua së fundmi shprehet se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e lartë institucional, politik dhe të sigurisë në vend që të ketë një koordinim të qartë të punës së institucioneve. Sa i përket reciprocitetit të targave që është dhe çështja e fundit ku dhe aleatët e Kosovës BE dhe SHBA kanë kërkuar nga qeveria Kurti shtyrjen e vendimit me të paktën 10 muaj, KFOR thotë se nuk kemi detaje.
KFOR thotë se është thelbësore që të shmangen veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në një përshkallëzim të situatës. KFOR-i kryen misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke monitoruar nga afër situatën në terren dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes./Dosja.al
kfor
Bota
26 October 2022, 10:25
Varkë e tejmbushur me emigrantë
ITALI- Qeveria e djathtë ekstreme e Italisë kërkon të ngrejë një bllokadë deta...
Bota
26 October 2022, 10:07
e.k
Miloard Dodik
SERBI- Kryetari i SNSD-së njëkohësisht dhe anëtari i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinws, Milorad Dodik...
Bota
26 October 2022, 09:19
e.k
Jahti i miliarderit rus Alexei Mordashov
AFRIKA E JUGUT- Afrika e Jugut tha se do të lejojë superjahtin e oligarkut të sanksionuar rus ...
Bota
26 October 2022, 09:12
Emannuel Macron dhe Olaf Scholz
BERLIN- Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhs...
Bota
26 October 2022, 08:57
e.k
Impiant gazi
BRUKSEL- Pasi importet e gazit rus, në të cilat Evropa është mbështetur prej kohësh, u shkurtuan, liderët e...
Bota
26 October 2022, 08:51
e.k
Patrick Ryder
SHBA- Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se planifikon të kryejë stërvitje me forcat e saj bërthamore. Lajmi ësht...
Bota
26 October 2022, 08:26
e.k
Elon Musk
SHBA- "Zjarri ka pushtuar" Google Translate pas postimit të themeluesit të Teesla-s Elon Musk në greqisht. Ndjekësit po p&eum...
Bota
26 October 2022, 08:15
A.B
Ozkan Suslerer
TURQI- Një sherr ka ndodhur në një klub nate në Bursa. Shkak u bë kërkesa e disa personave për të d&...
Bota
26 October 2022, 08:18
e.k
Titanic
KANADA- Titanik do të jetë i hapur për publikun për këdo që do të dojë ta vizitojë, k...
Bota
26 October 2022, 08:13
e.k
Foto ilustruese
FILIPINE- Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi Filipinet veriore të martën mbrëma, tha Instituti Filipin i Vull...