LIVE UPDATES
Bota

Kina 'kontrollon' dhe Diasporën, raporti: Ka mbi 100 stacione policore në mbarë botën

Sipas pretendimeve të reja të kësaj organizate, thuhet se një shtetas kinez u detyrua që të kthehej në shtëpi nga operativët që punonin fshehurazi në një stacion policor kinez në periferi të Parisit. Operativët thuhet se ishin rekrutuar për këtë qëllim. Më herët organizata gjeti se dy kinezë në mërgim dhe të tjerë, ishin kthyer me forcë nga Evropa – njëri nga Serbia, tjetri nga Spanja.

5 December 2022, 07:40 Nga DOSJA
Kina 'kontrollon' dhe Diasporën, raporti: Ka mbi 100 stacione
Foto Ilustruese

KINË- Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura stacione policore në mbarë botën për të monitoruar, frikësuar dhe në disa riatdhesuar shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim. Kjo është bërë përmes marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë të arritura me shtete në Evropë dhe Afrikë, me qëllim që të ketë një prani më të gjerë ndërkombëtare, thuhet në një raport, të cilin e posedon CNN.

Organizata e të drejtave të njeriut, Safeguard Defenders (Mbrojtësit e Sigurisë), me seli në Madrid, tha se gjeti prova se Kina po operonte 48 stacione shtesë policore jashtë vendit, që kur kjo organizatë për herë të parë zbuloi në shtator ekzistencën e 54 stacioneve të tilla. Raporti i ri përqendrohet në shkallën e rrjetit dhe shqyrton rolin që kanë luajtur nismat e përbashkëta policore midis Kinës dhe disa shteteve evropiane, përfshirë Serbinë, Kroacinë, Rumaninë dhe Italinë.

Sipas pretendimeve të reja të kësaj organizate, thuhet se një shtetas kinez u detyrua që të kthehej në shtëpi nga operativët që punonin fshehurazi në një stacion policor kinez në periferi të Parisit. Operativët thuhet se ishin rekrutuar për këtë qëllim. Më herët organizata gjeti se dy kinezë në mërgim dhe të tjerë, ishin kthyer me forcë nga Evropa – njëri nga Serbia, tjetri nga Spanja.

Kina ka nënshkruar marrëveshje për patrullime të përbashkëta policore me Kroacinë dhe Serbinë ndërmjet viteve 2018 dhe 2019 si pjesë e nismës së saj “Brezi dhe Rruga”. Oficerët kinezë janë parë duke patrulluar me homologët e tyre kroatë në rrugët e Zagrebit në korrik të këtij viti, kanë raportuar mediat kineze. Ndërkaq, një zyrtar policor i Zagrebit ka thënë për agjencinë Xinhua se patrullat ishin thelbësore “për të mbrojtur dhe për të tërhequr turistë të huaj”.

Ndërkaq, sipas një raporti të vitit 2019 nga agjencia Reuters, thuhej se oficerët kinezë u ishin bashkuar homologëve të tyre serbë në patrullim në Beograd për të adresuar rritjen e numrit të turistëve kinezë. Një zyrtar policor serb kishte deklaruar se zyrtarët kinezë nuk kanë fuqinë që të bëjnë arrestime.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi më 4 dhjetor se nuk është në dijeni për informacionet se Kina ka stacione policore në Serbi.

“Ne theksojmë se bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit midis Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë për Siguri Publike të Republikës Popullore të Kinës, sa i përket zbatimit të patrullave të përbashkëta policore, që është nënshkruar më 19 maj të vitit 2019, gjashtë policë kinezë kanë qenë prezentë në patrullat e përbashkëta të policëve serbë dhe kinezë vetëm për një muaj, nga 17 shtatori deri më 16 tetor të vitit 2019”, u tha në njoftim.

Kjo ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë të dërguara më 30 tetor, për të konfirmuar apo mohuar ekzistencën e stacioneve policore kineze në Serbi, siç kishte raportuar organizata Safeguard Defenders në raportin e parë të publikuar në shtator të këtij viti. Sipas raportit të Safeguard Defenders, Kina po përdor këto rrjete policore për të bindur disa banorë të saj të kthehen në Kinë, edhe pa vullnetin e tyre, që sipas të dhënave zyrtare kineze, mund të bëhet fjalë për çerek milion kinezë në mbarë botën, që kur Xi Jinping ka marrë pushtetin në Kinë.

“Ajo çfarë po shohim nga Kina është rritje e përpjekjeve për të shtypur disidencën gjithkund në botë, për të kërcënuar njerëzit, për t’i ngacmuar ata, për t’u siguruar që t’i frikësojë mjaftueshëm sa të qëndrojnë të heshtur ose në të kundërtën përballen me kthim në Kinë, kundër vullnetit të tyre”, tha drejtoresha e Safeguard Defenders, Laura Harth.

Që nga publikimi i parë i kësaj organizate në shtator lidhur me këtë temë, ka pasur reagime në shumë shtete. Muajin e kaluar, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Christopher Wray, tha para një komiteti të sigurisë kombëtare se ishte thellësisht i shqetësuar me gjetjet.

“Është shqetësuese të mendosh që policia kineze mund të ngrehë stacione, le të themi në Nju Jork, pa një koordinim të mirëfilltë. Kjo shkel sovranitetin dhe proceset për bashkëpunim mes institucioneve të rendit”, tha ai.

Irlanda ka mbyllur një stacion policor kinez që e ka gjetur në territorin e saj, ndërkaq Holanda ka ndërmarrë masa të ngjashme duke nisur një hetim, sikurse ka bërë edhe Spanja. Harth nga Safeguard Defenders tha se ka të ngjarë që organizata të gjejë edhe më shumë stacione të tilla në të ardhmen.

“Kina nuk po fsheh atë që po bën. Ata shprehimisht thonë se do t’i zgjerojnë këto operacione, prandaj le t’i marrim seriozisht” këto deklarata, tha ajo.

Marrë nga REL

kine policia kineze

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes