LIVE UPDATES
Bota

Mund të jetë vendimtare për zgjedhjet në shtetin e Arizonës, DW: Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve?

Gjithnjë e më shumë votues amerikanolatinë po mbështesin aktualisht Trumpin. Për Harrisin, kthesa në këtë grup votuesish hap mjaft probleme, madje kjo mund të vendosë zgjedhjet në shtetin e lëkundur Arizona.

9 October 2024, 08:31 Nga r.ll
Mund të jetë vendimtare për zgjedhjet në shtetin e
foto ilustruese

SHBA- Dhjetëra kamionë, motoçikleta dhe makina të stolisur me flamuj të mëdhenj të Trumpit janë rreshtuar në një parking në periferi të Tucson-it, qyteti i dytë më i madh i Arizonës. Autokolona e madhe për Donald Trump-in do të vihet në lëvizje. Ajo organizohet nga Jorge, rreth të 50-tave, i cili emigroi nga El Salvador-i më shumë se 30 vjet më parë.

I veshur me një T-shirt Trump dhe me një model flokësh fallco Trump në kokë, ai qëndron në parking. "Amerikanolatinët për Trump” – ky është misioni i tij. "Demokratët kanë dështuar në komunitetin amerikanolatin”, thotë Jorge. Gruaja e tij Betty, me një çantë vezulluese Trumpi në dorë, shkëlqen dhe thotë: "Amerikanolatinët votojnë për Trumpin, e mrekullueshme".

Ajo që është e rëndësishme për amerikanolatinët nuk ka më rëndësi për demokratët, thotë Jorge. Amerikanolatinët besojnë në familje, punë, ligj dhe rend. Demokratët janë të shqetësuar për "kulturën e zgjimit" (woke culture), kulturën e pakicave. Trumpi, nga ana tjetër, do të ulë koston e lartë të jetesës dhe do t'i japë fund emigracionit të paligjshëm. Sipas Jorge-t, demokratët po i lënë përdhunuesit dhe vrasësit në vend.

Bertha, paraardhësit e së cilës emigruan nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ka ardhur gjithashtu në autokolonë."Ne nuk jemi kundër emigrimit”, shpjegon kjo grua rreth të gjashtëdhjetave. Por latinët që kanë ardhur ligjërisht në vend ndihen të mashtruar. Bertha gjithashtu beson se mbështetja për Trump-in nuk ka qenë kurrë më e fortë mes amerikanolatinëve në Arizona.

Në shtetin e lëkundur të Arizonës, i vetmi shtet që ka një kufi me Meksikën, 25% e votuesve janë amerikanolatinë. Prandaj ata mund të kontribuojnë në mënyrë të vendosur në rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet. Në vitin 2020, Joe Biden fitoi me më pak se 11,000 vota përpara Donald Trump-it. Dhe sondazhet e tregojnë: mbështetja latine për demokratët është në rënie.

Edhe në Nogales, 130 kilometra më tej. Kufiri me Meksikën kalon drejtpërdrejt përmes këtij qyteti me 20.000 banorë. Litzyeen, Roxy dhe Anakarina janë ulur në një restorant meksikan. Tre femrat amerikanolatine po bëjnë fushatë për kandidaten demokrate presidenciale Kamala Harris, duke trokitur në dyer, duke thirrur votuesit e mundshëm në komunitetin amerikanolatin. Dhe të treja thonë se ndjejnë dobësimin e mbështetjes për demokratët.

"Amerikanolatinët për Trumpin më lënë pa gjumë natën”, thotë Anakarina, 37 vjeçe, me flokë të gjatë të errët. Ajo nuk e kupton mbështetjen e latinove për Trump. Trumpi po i bën amerikanolatinët të besojnë se do të bëjë diçka për ta, se do të ringjallë ekonominë duke ulur taksat. Por Trumpi do të ulë taksat vetëm për të pasurit, shumë amerikanolatinë thjesht nuk e shohin këtë”, tha Anakarina, duke tundur kokën e zhgënjyer.

Shqetësimet e demokratëve

Gratë janë gjithashtu të bindura se Trumpi nuk do ta zgjidhë problemin e emigrimit të paligjshëm. Ato duan një politikë humane emigrimi. Roxy thotë se ajo e sheh Trumpin vetëm si dikë që nuk kujdeset për njerëzit. Trumpi nuk do zgjidhje për problemet, vetëm urrejtje dhe ndarje. Kjo është arsyeja pse vendi ka nevojë për Harris-in. Ajo është në gjendje të kapërcejë ndarjen e thellë midis kampeve politike, thotë Anakarina. Dhe kjo është e vetmja gjë që do t'i çojë SHBA përpara.

A do të mjaftojë kjo përfundimisht për të fituar zgjedhjet? Asnjë nga tre gratë nuk është e sigurt. Do të jetë rezultat shumë i ngushtë, thotë Anakarina. Litzyeen e pranon hapur se është e shqetësuar. Ndryshe është për Jorge, tifozin e Trumpit në Tucson: ai është i bindur se Trumpi do të fitojë me ndihmën e amerikanolatinëve. Komuniteti amerikanolatin do të festojë më 5 nëntor, thotë ai, - sigurisht me tekila./DW

donald trump kamal harris zgjedhjet ne shba

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes