8 October 2024, 22:58
Nga M.B
Yoav Gallant
SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, tha Pentagoni, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.
Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t'iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.
Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.
Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.
Kur u pyet për anulimin e vizitës së zotit Gallant, Shtëpia e Bardhë tha se për këtë gazetarët duhet të pyesin qeverinë izraelite. Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij kanë shqyrtuar mundësinë e një telefonate me Kryeministrin Netanyahu që nga fundi i shtatorit. Por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje nëse një telefonatë e tillë tashmë është planifikuar.
Presidenti Biden tha të premten se mendonte se Izraeli nuk kishte arritur ende në përfundimin se si duhej t'i përgjigjej Iranit dhe shtoi se ai do të shqyrtonte mundësinë e goditjes së rafinerive iraniane të naftës nëse do të ishte në vendin e Izraelit.
Irani të martën paralajmëroi Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse. Ministri i Jashtëm iranian tha se çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të merrte një përgjigje. Ndërkohë një zyrtar i lartë iranian u tha shteteve të Gjirit se do ta konsideronte "të papranueshëm" dhe do të merrte masa ndaj tyre nëse ato lejojnë që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Iranit.
Fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje diplomatike nga frika se konflikti do të mund të zgjerohej në zona të tjera të Lindjes së Mesme, një rajon me burime të mëdha të naftës./ VOA
shba
Bota
8 October 2024, 22:47
E. D
Melania Trump
SHBA- Në një kujtim të sapo publikuar, ish-Zonja e Parë Melania Trump ndan qëndrimin e saj pro-zgjedhjes për a...
Bota
8 October 2024, 22:33
E. D
Donald trump dhe Vladimir Putin
SHBA- Një libër i ri nga gazetari Bob Woodward ka zbuluar se Donald Trump i dërgoi fshehurazi teste p&e...
Bota
8 October 2024, 22:25
E. D
pamje nga aksidenti
GJERMANI- Një aksident tragjik ka ndhdur në Gjermani. Mësohet se rreth 50 persona janë lënduar në nj...
Bota
8 October 2024, 21:59
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Votuesit amerikanë ka gjasa të përballen me një valë dezinformatash dhe fushatash drejtuar ndaj tyre, të...
Bota
8 October 2024, 21:48
M.B
Alexander Kasanof
BALLKAN- I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara m...
Bota
8 October 2024, 21:08
E. D
foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët në Florida kanë lëshuar urdhra evakuimi dhe paralajmërime të tmerrshme pasi uragani Milto...
Bota
8 October 2024, 21:06
M.B
LINDJE E MESME- Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, &e...
Bota
8 October 2024, 20:57
E. D
Joe Biden
SHBA- Joe Biden lëshoi një paralajmërim të tmerrshëm për ashpërsinë e uraganit Milton sot, duke th&eum...
Bota
8 October 2024, 20:46
fotot ilustruese
SHBA- Uragani Milton tashmë parashikohet afërsisht të shkatrrojë "dhjetëra miliarda dollarë", duke shtuar nj...
Bota
8 October 2024, 20:32
E. D
Jens Stoltenberg
MYNIH- Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, është emëruar zyrtarisht si kreu i r...