LIVE UPDATES
Bota

Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane.

18 March 2024, 19:01 Nga r.ll
Knaus: Asociacioni i dëshirueshëm, por jo kusht për
keshilli evropian

BRUKSEL- Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të lidhen vetëm me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me standardet e Këshillit të Evropës, “e jo me gjëra të tjera, si dialogu me Serbinë”.

Knaus - organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës - thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk mund të jetë kusht, sepse “nuk varet vetëm nga Kosova, varet edhe nga Serbia”.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë REL-it më 15 mars, sugjeroi se Asociacioni dhe çështja e disa shpronësimeve në veri të Kosovës mund të nxirren si kushte shtesë nga disa shtete evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Knaus, organizata juaj - Iniciativa Evropiane për Stabilitet - publikoi së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës. E dimë se çështja e tokës së Manastirit të Deçanit ishte kushti kryesor për Kosovën që të ecte përpara në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë. A ka kushte të tjera?

Gerald Knaus: T’iu hedhim një sy fazave të ndryshme - janë tri faza që Kosova duhet t’i kalojë. E para është rekomandimi i Komitetit për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mbledhja do të mbahet në fund të marsit. Për këtë, e dimë se janë përmbushur kushtet, sepse do të diskutohet raporti i raportueses [për Kosovën], Dora Bakoyannis. Edhe pse do të jetë një seancë e jashtëzakonshme, ajo do të zhvillohet në javën e festës [së Pashkëve] dhe sfidë do të jetë ardhja e njerëzve. Por, jam i bindur se - nëse ka mjaftueshëm njerëz - votimi do të jetë pozitiv.

Kjo, pastaj, do të kalojë në Asamblenë Parlamentare, në prill. Edhe atje, nëse Komiteti rekomandon se Kosova duhet të jetë anëtare - gjë që mendoj se do të ndodhë - atëherë edhe Asambleja Parlamentare do të rekomandojë që Kosova të jetë anëtare.

Vendimi [i Qeverisë së Kosovës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit] u hap derën hapave të ardhshëm dhe, pastaj, çdo gjë do të varet nga qeveritë, në maj. Për këtë, ne dhe Kosova duhet të kërkojmë mbështetje.

E dimë se ka skepticizëm, por me rekomandime të fuqishme dhe me deklarata të fuqishme nga Asambleja Parlamentare dhe nga politikanë në të gjithë Evropën, se kushtet duhet të jenë të lidhura vetëm me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me standardet e Këshillit të Evropës, e jo me gjëra të tjera, si për shembull dialogu me Serbinë, që nuk lidhet me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut... nëse kjo është linja që ndiqet nga shtetet anëtare, atëherë shpresoj të ketë edhe një votë pozitive në maj.

Nuk do të jetë e lehtë, do të duhet të ketë përpjekje për t’i bindur, por është një mundësi e madhe për Kosovën që t’iu shpjegojë qeverive në të gjithë Evropën se çfarë ka arritur kur bëhet fjalë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e pakicave, dhe çfarë planifikon të arrijë në javët dhe muajt e ardhshëm për të përmirësuar respektimin e të drejtave të njeriut.

Pra, mund të jetë një mundësi për një mesazh pozitiv dhe nëse funksionon dhe Kosova i bashkohet Këshillit të Evropës këtë vit, do të ishte një triumf për politikën e jashtme të Kosovës - ndoshta më i madhi që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Radio Evropa e Lirë: Por, në fundjavë ka pasur disa reagime - sidomos nga ligjvënës gjermanë - kundër deklaratave të të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se po sugjerohen edhe dy kushte të reja për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropë - Asociacioni dhe shpronësimet në veri...

Gerald Knaus: Është interesante, sepse nuk ishin vetëm gjermanët, reaguan edhe suedezët, austriakët e të tjerë. Por, në Gjermani ishin nga të gjitha partitë, nga Liberalët, të Gjelbrit, Demokristianët, Social-demokratët... Mesazhi nga të gjithë ata anëtarë ishte shumë i qartë: Kushtet nuk do të vendosen nga një vend që nuk është anëtar i Këshillit të Evropës. SHBA-ja nuk është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nuk mund të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, sepse ka dënimin me vdekje - nuk i plotëson kushtet.

Këshilli i Evropës është një institucion i pavarur, i ka tashmë 46 anëtarë, i ka standardet e qarta dhe parlamentarët nuk do të ndikohen nga kushtet që nuk janë të lidhura me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parlamentarët e kanë bërë shumë të qartë qëndrimin e tyre.

Radio Evropa e Lirë: Pra, kushtet që i ka përmendur Escobar, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk janë në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën?

Gerald Knaus: Ne e kemi parë raportin dhe kushti i Asociacionit përshkruhet si diçka e dëshirueshme. Kosova e ka pranuar se është diçka për të cilën po negocion me mirëbesim. Por, nuk mund të jetë parakusht për pranim [në Këshill të Evropës], sepse nuk varet vetëm nga Kosova, varet edhe nga Serbia. Dhe, Serbia e ka bërë shumë të qartë se nuk do që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

Të thuhet se ky është parakusht për Kosovën për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës - e ai varet nga marrëveshja me Serbinë, ndërsa Serbia do që ta bllokojë anëtarësimin e Kosovën në Këshill të Evropës - i jep Serbisë veto. Kjo nuk funksionon kështu.

Të drejtat e pakicave janë kusht i Këshillit të Evropës, por mënyra se si garantohen të drejtat e pakicave, mekanizimi... dallon në të 46 shtetet anëtare. Nuk ka asnjë asociacion të ngjashëm si kërkesë në asnjë shtet tjetër anëtar. Pra, do të ishte e çuditshme, për të mos thënë e padrejtë, nëse ky vendoset si kusht. Nga bisedat e mia me shumë parlamentarë, kam përshtypjen se edhe ata e shohin kështu.

Radio Evropa e Lirë: Por, a mund të dalin kushte të reja rrugës, deri në prill, deri në maj?

Gerald Knaus: E rëndësishme për Kosovën tani është që të tregojë se ajo është e vendosur që t’i përmirësojë edhe më të drejtat e njeriut. Këshilla ime për Qeverinë e Kosovës është që të mendojë se çfarë mund të bëjë kur bëhet fjalë për çështjet e mosdiskriminimit, barazisë gjinore, të drejtat e komunitetit LGBT, të drejtat e pakicave - qofshin romë apo serbë - sundimin e ligjit...

Për të gjitha këto, do të ishte mirë që Kosova ta bëjë të qartë se çfarë ka arritur deri më tash dhe çfarë synon të bëjë. Por, nuk duhet të ketë kushte të vendosura nga jashtë.

Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh nevojën e mbështetjes nga dy të tretat e 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, me çfarë sfidash përballet Kosova në anëtarësim?

Gerald Knaus: Mendoj se një nga sfidat më të mëdha është ta prezantojë veten mirë. Mendoj se ky është një shans i mirë për diplomacinë e Kosovës që t’i vizitojë kryeqytetet në Evropë dhe të nënvizojë se si synon të kontribuojë Kosova dhe si Këshilli i Evropës mund ta ndihmojë vetë Kosovën.

Është 75-vjetori i Këshillit të Evropës. Ai është themeluar në vitin 1949 në Londër dhe Kosova tani është e vetmja demokraci në Evropë që nuk është anëtare. Do të ishte një rast i shkëlqyeshëm si për Këshillin e Evropës, ashtu edhe për Kosovën, që ajo të anëtarësohet në këtë vit.

Radio Evropa e Lirë: Si mund ta ndikojë vendimmarrjen lobimi kundër i Serbisë?

Gerald Knaus: Është e qartë tashmë, zyrtarët serbë, përfshirë ambasadorin në Strasburg, kanë thënë se janë kundër. Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka thënë se është kundër - kjo nuk është befasi.

Pyetja e vetme për anëtarët e Këshillit të Evropës është se çfarë logjike do të ndjekin. Nëse logjika është mbrojtja e të drejtave të pakicave, përfshirë pakicën serbe në Kosovë, atëherë Kosova duhet të jetë anëtare, sepse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe të gjithë mekanizmat e Këshillit të Evropës do t’i forcojnë të drejtat e njeriut.

Nëse vërtet brengoseni për pakicat në Kosovë, atëherë duhet ta mbështesni Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës këtë vit./REL

gerald knaus kosove keshilli i evropes

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa