LIVE UPDATES
Bota

Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së më 17 maj, letra erdhi vonë

Kjo, me gjithë faktin se Kosova tha të enjten se i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

16 May 2024, 12:10 Nga N.F
Knaus: Kosova nuk do të jetë në agjendën e KiE-së
Knaus

KOSOVA- Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Kjo, me gjithë faktin se Kosova tha të enjten se i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj se letra ka ardhur pak me vonesë”, thotë Knaus, i cili ka përcjellë nga afër rrugëtimin e Kosovës drejt KiE-së.

“Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti - me shpresë brenda disa javësh”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave.

Ndërkohë, disa vende si Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në KiE.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar këtë kusht.

Radio Evropa e Lirë: Kosova është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. A është një ndryshues loje ky hap?

Gerald Knaus: Do të duhej të ishte ndryshues loje. Le të jemi të qartë se cili ka qenë qëndrimi i Kosovës dhe i demokracive evropiane. Kosova është zotuar në letrën e tri institucioneve të saj - presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit - drejtuar Këshillit të Evropës, se do të ndërmarrë një hap për ta bërë këtë të mundur sa më shpejt. Por, në letër nuk thuhet se ky asociacion duhet të jetë i tillë që të pranohet nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, sepse nuk do të ketë kurrë një të tillë.

Andaj, me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një drafti që kanë hartuar dy institutet më të shquara në Evropë - Instituti Evropian për Paqe dhe organizata Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) - Kosova e përmbush obligimin e saj. Pastaj, u takon komunave me shumicë serbe të thonë se duan ta krijojnë këtë asociacion. Nëse nuk duan ta krijojnë, ai nuk mund t’iu imponohet. Por, Kosova e ka përmbushur obligimin.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duhet ta mbështesë pastaj votën në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë shanset që Gjermania dhe Franca të binden me këtë draft?

Gerald Knaus: Demokracia dhe diplomacia kanë të bëjnë me argumente. Kosovës i duhen argumente të fuqishme dhe ajo i ka ato. Ka prej atyre që thonë se Serbia duhet të ketë veto. Ka prej atyre që fshihen pas kërkesës për Asociacionin. Ka prej atyre që e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Paris, ku ka thënë se do t’i kërkojë presidentit [të Francës, Emmanuel] Macron që të mos e lejojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke premtuar se do të blejë 12 avionë luftarakë, se do të nënshkruajë kontrata me biznesin francez.

Nëse ky lloj demokracie është i suksesshëm... unë nuk mendoj se është në interesin e Evropës.

Nuk mendoj se Franca - një demokraci krenare që e ka krijuar Këshillin e Evropës për t’i mbrojtur të drejtat dhe vlerat e njeriut - mund të manipulohet kaq lehtë nga presidenti serb.

Unë pres që të ketë debat. I takon Qeverisë së Kosovës që ta bindë secilin se është serioze. Ajo ka qenë serioze në muajt e fundit. Nëse kjo vazhdon, atëherë duhet dëgjuar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Dora Bakoyannis. Ajo vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe në raportin e saj ka thënë se nuk ka pasur kandidate më të përgatitur se Kosova.

Radio Evropa e Lirë: Po BE-ja, a do ta pranojë këtë draft?

Gerald Knaus: BE-ja është një institucion më vete. Çështja kryesore ka të bëjë me Gjermaninë e Francën, si shtete anëtare të Këshillit të Evropës. BE-ja nuk mund të vendosë veto. Natyrisht, vendet mund të thonë se do ta injorojnë Asamblenë Parlamentare, por atëherë kjo bëhet krizë për Këshillin e Evropës, jo vetëm për Kosovën.

Nëse një proces që është meritokratik - sepse 82 për qind e Asamblesë Parlamentare ka votuar për Kosovën - anashkalohet, atëherë Këshilli i Evropës ka problem serioz me kredibilitetin.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta vendosë hapi i fundit Kosovën në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të premten?

Gerald Knaus: Jo, mendoj se letra [e Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës] ka ardhur pak me vonesë. Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti - me shpresë brenda disa javësh.

Pra, nëse Kosova e dorëzon këtë draft në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç ka thënë tani, atëherë duhet të ketë së shpejti një samit dhe Kosova duhet të pranohet këtë verë.

Kjo duket reale tani. Merr kohë, sepse nuk është e lehtë për qeveritë në Evropë dhe në Prishtinë të gjejnë konsensus. Është vonë, por nuk është shumë vonë.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mendoni se do të ketë një takim të jashtëzakonshëm. Kur ka qenë hera e fundit që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është mbledhur në takim të jashtëzakonshëm?

Gerald Knaus: Mesa e kujtoj, hera e fundit ka qenë për çështjen e përjashtimit të Rusisë, pas sulmit në Ukrainë. Pra, kjo ndodh për raste të mëdha, historike. Dhe Kosova tani duhet të argumentojë për pozitën e saj. Por, i ka edhe aleatët e saj në Evropë.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, nëse nuk ka takim të jashtëzakonshëm, do të duhet të pritet deri në majin e ardhshëm?

Gerald Knaus: Nëse nuk ka takim të jashtëzakonshëm, atëherë kemi problem të vërtetë. Është shumë e rëndësishme të argumentohet tani. Është, po ashtu, e rëndësishme që vendet të thonë se me nismën për Asociacionin, me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e ka përmbushur atë që i është kërkuar.

Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se [drafti] është kushtetues, atëherë topi kalon te komunat me shumicë serbe. Ato do të duhet ta krijojnë Asociacionin, sepse nuk mund t’iu imponohet. Dhe nëse nuk e krijojnë, ky nuk do të jetë faj i Qeverisë së Kosovës.

Marrë nga REL

kosova kie knaus

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin