14 April 2023, 15:39
Nga I.A
Dritan Abazoviç
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, kishte thënë se nëse do të fitonte kundërshtari i Milo Gjukanoviç do të hapej rruga për zhdukjen e kombit malazes.
“Nëse fiton kundërkandidati i presidentit aktual, unë besoj që hapet rruga për zhdukjen e kombit malazes, konkretisht, fitorja në zgjedhje e çfarëdo kandidati pro-serb e pro-rus, në zgjedhjet e majit që do të jenë parlamentare pastaj dhe me regjistrimin e popullësisë që do të bëhet në Mal të Zi, do të shënojë fitoren e radhës të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi dhe në këtë mënyrë, Mali i Zi do të mund të quhet si shtet Mali i Zi, por kombi malazez do të ngelet një pakicë e dominuar aty dhe nuk do të jetë i tillë çfarë e njohim”, ishte shprehur Kurti.
Në lidhje me këtë Abazoviç, tha se kombi malazez jo vetëm që nuk zhduket, por do të jetë edhe më i fuqishëm.
“Unë kam respekt për kryeministrin e Kosovës dhe respektoj mendimin e çdokujt. Mendoj se Mali i Zi është shumë shtet më i organizuar dhe më i fuqishëm sesa mendoj që dikush mundet me zgjedhje të thjeshta me ndryshu dhe gjithashtu mendoj se kombi malazez jo se nuk do të zhduket, por do të jetë më i fuqishëm kur t’i ketë institucionet shumë më të mira dhe të relaksuara dhe të fshirë prej atyre njerëzve që kanë të bëjnë me korrupsion. Nuk kisha pasë qejf të hy më shumë në detaje, çdo kush e ka mendimin e vet, ndoshta kjo vizitë e imja e Kosovës dhe takimi që do të kem me kryeministrin është një mundësi e mirë t’i tregojë popullit të Kosovës që dyert e Malit të Zi janë shumë të hapura për të gjithë nga Kosova dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë të keqe, por përkundrazi vet keni me qenë në gjendje ta shihni se si është atmosfera në Mal të Zi, kur të vini si çdo vit në mënyrë masive gjatë sezonit turistik”, u shpreh ai.
dritan abazoviç albin kurti milo gjukanoviç
Bota
14 April 2023, 15:38
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaron se Turqia do t'i japë një mesazh Perëndimit përmes zgjedh...
Bota
14 April 2023, 15:32
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur mëngjesin e sotëm për inteligjencën artificiale.
“Inte...
Bota
14 April 2023, 15:20
a.l
Miguel Gonzales-Rosalas
SHBA- Një ngjarje makabër është shënuar në Karolinën e Veriut, ku një 35-vjeçare e ...
Bota
14 April 2023, 14:42
f.i
Stephen Boden dhe Shannon Marsden
SHBA- Stephen Boden dhe Shannon Marsden, prindërit e foshnjës 10-muajshe që humbi jetën ditë...
Bota
14 April 2023, 14:58
a.l
Zgjedhjet në veri të Kosovës
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar lidtën e qendrave të votimit për zgjedhj...
Bota
14 April 2023, 14:47
a.l
Glauk Konjufca
KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaron se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve ...
Bota
14 April 2023, 14:49
I.A
Protesta
KOSOVË- Në Ditën për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë...
Bota
14 April 2023, 14:42
a.l
Valon Syla
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur 1 muaj paraburgim për 3 të dyshuarit që sulmuan gazetarin Valon...
Bota
14 April 2023, 14:36
a.l
Valon Syla
KOSOVË- Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj 3 autorëve të arrestuar për sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon ...
Bota
14 April 2023, 14:21
f.i
foto ilustruese
RUSI- Ambasada finlandeze në Moskë ka marrë një letër që përmbante pluhur të panjohur. Me...