8 September 2026, 14:47
Nga I.A

TEHERAN- Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë. Por, ai nuk mund të largohet nga vendi për shkak të një ndalimi për udhëtim.
Lirimi i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane. Hekmati, i cili në mars u cilësua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si person i ndaluar padrejtësisht, besohet se është liruar më 5 shtator.
Lirimi i tij është raportuar edhe nga The Jerusalem Post, një media izraelite që citoi burime iraniane.
Hekmati, 71 vjeç, udhëtoi drejt Iranit në maj 2025 për të vizituar të afërmit, duke përdorur pasaportën e tij iraniane, dhe u ndalua nga autoritetet dy muaj më vonë.
Gjykata Revolucionare e Teheranit më pas e dënoi me katër vjet burgim për shkak se kishte udhëtuar në Izrael për një ceremoni fetare më shumë se një dekadë më parë. Mbajtësit e pasaportave iraniane nuk lejohen të udhëtojnë në Izrael.
Dënimi i tij më vonë u ul në dy vjet, pas një ndryshimi në ligjin që rregullon udhëtime të tilla.
Familja e Hekmatit ka shprehur vazhdimisht shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se ai vuan nga kanceri agresiv i fshikëzës së urinës dhe se gjatë paraburgimit i është mohuar qasja në trajtimin e duhur të specializuar.
Rasti është një nga disa raste që përfshijnë shtetas të dyfishtë iraniano-amerikanë, të cilët janë përfshirë në përdorimin nga Irani të ndalimeve arbitrare si mjet presioni diplomatik ndaj Perëndimit, praktikë që kritikët e kanë quajtur “diplomaci pengmarrjeje”.
Dena Karari, një tjetër iraniano-amerikane, u ndalua për pak kohë në Shiraz në vitin 2024 dhe u lirua me kusht, por iu ndalua largimi nga Irani për rreth 19 muaj. Ajo u përball me akuza, përfshirë “bashkëpunim me një qeveri armiqësore” dhe spiunazh, por përfundimisht u lejua të largohej nga vendi në korrik të këtij viti. Menjëherë pas largimit të saj, një gjykatë në Zahedan e dënoi atë në mungesë me pesë vjet burgim.
Reza Valizadeh, ish-korrespondent i Radios Farda, vazhdon të jetë i burgosur në Evin.
Në një telefonatë të regjistruar nga brenda burgut në qershor të këtij viti, ai i bëri thirrje qeverisë amerikane të siguronte ndihmë mjekësore për të dhe amerikanët e tjerë të ndaluar, duke thënë se katër shtetas amerikanë të mbajtur në Evin vuanin nga sëmundje të ndryshme dhe nuk kishin qasje në kujdes të duhur mjekësor.
Valizadeh dha dorëheqje nga Radio Evropa e Lirë në nëntor 2022 dhe u kthye në Iran në mars 2024 për të takuar familjen e tij.
Ai u arrestua në shtator të atij viti. Ai u shpall fajtor për “bashkëpunim me qeverinë armiqësore amerikane” dhe u dënua me 10 vjet burgim, si dhe me ndalim të banimit në Teheran dhe provincat fqinje, ndalim udhëtimi dhe ndalim dyvjeçar të anëtarësimit në parti ose grupe politike./REL
kamran hekmati
Bota
8 September 2026, 13:46
E. D
SERBI- Disa nga zyrtarët më të lartë të Serbisë dhe të entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërps...
Bota
8 September 2026, 09:27
E. D
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia u ka përcjellë të dërguarve të...
Bota
8 September 2026, 09:06
E. D
JAPONI- Një ditë para përurimit të një memoriali kushtuar Luftës së Dytë Botërore në qytetin siberian të...
Bota
8 September 2026, 08:44
E. D
pamjet
BOLIVI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bazë ushtarake në Bolivi, ku si pasojë shtat&eu...
Bota
7 September 2026, 22:56
G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Komisionit Evropian hartimin e një kuadri të përbashkët li...
Bota
7 September 2026, 22:52
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Rivali kryesor i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Gadi Eisenkot, e ...
Bota
7 September 2026, 22:02
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë shitjen e avionëve të kompanisë kanade...
Bota
7 September 2026, 19:19
I.A
Konsullata
RUSI- Rusia ka urdhëruar mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në...
Bota
7 September 2026, 18:50
G.M
Vladimir Putin
RUSI- Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, n&eum...
Bota
7 September 2026, 18:37
G.M
Foto ilustruese
SHBA- Ukraina ka humbur rreth 1.2 miliardë dollarë gjatë vitit 2024 si pasojë e mashtrimit, shpërdorimit dhe keqme...