26 September 2023, 23:00
Nga I.A
Enver Hoxhaj
TIRANË- Ish-ministri i jashtëm dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se sulmi në veri tw vendit ishte i orkestruar nga Serbia. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open” në News24 ai deklaroi se sulmi terrorist, për nga mënyra e përgatitjes, është e pamundur që të mos dihej si skenar nga shteti serb, teksa shtoi se sulmi i ngjan aneksimit të Krimesë.
Ai tha se në këtë sulm do të merrnin pjesë mbi 200 ushtarë, si pjesë e fazës së parë. Hoxhaj tha se pas kësaj ngjarjeje të rëndë, tashmë Kosova duhet ta shohë si një pikë kthese të gjithë atë që do të pasojë.
“Është fitorja e mirëfilltë e policisë dhe shtetit të Kosovës, në një situatë që askush nuk mund ta parashikonte që e diela mund të dukej ashtu. Përpos dhimbjes ne krenohemi që kemi ditur të mbrojmë shtetin në atë situatë, pas një agresioni të mirëfilltë të shtetit serb ndaj Kosovës. Është akt terrorist mbi Kosovën. Axhenda ka qenë që në fillim politike, logjistika dhe mbështetja ka qenë nga shteti serb. Të krijojnë realitete të reja politike, të merrnin kontroll mbi territor, mendohet se kanë qenë 200 vetë që do duhej të ishin pjesë e fazës së parë. Sulmi i ngjanë aneksimit të Krimesë, i barabartë me ngjarjet e Kroacisë dhe Bosnjes. Kjo është vetëm faza e parë, duhet ta shohim këtë ngjarje si pikë kthesë. Nuk mund të flasim tani me gjuhën e njëjtë që kemi fol deri para një jave. I takon Kuritt që pas kësaj ngjarjeje, përtej fjalimeve politike, të ketë strategji në këtë situatë të re. Mund të ketë dhe skenarë në vazhdim. Sasia e armatimit, përgatitja logjistike, financimi, qëndrimi që ka mbajtur Vuçiç, tregon se pas kësaj ngjarjeje qëndron shteti serb. Gjëra të tilla të mëdha nuk ndodhin pa e ditur ai që është i pari në vend. Rusia mund të ketë të përdorë Kosovën si zonë nevralgjike që mund ta shkundë paqen në Ballkan, por qëllimi është politik i shtetit serb”, tha ai.
enver hoxhaj
Bota
26 September 2023, 22:54
I.A
JPMorgan Chase
SHBA- Banka “JPMorgan Chase” ra dakord të martën të paguajë 75 milionë dollarë për territorin...
Bota
26 September 2023, 22:32
r.ll
policia e kosoves ne banjske
KOSOVË- Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe p...
Bota
26 September 2023, 22:25
r.ll
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se Kosova është shtet demokratik dhe properëndimo...
Bota
26 September 2023, 22:03
r.ll
foto e eshtrave të zbuluara
BOSNJE-HERCEGOVINË-Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të...
Bota
26 September 2023, 21:53
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut pasi u d&eu...
Bota
26 September 2023, 21:49
r.ll
anthony rota
KANADA- Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota ka dhënë dorëheqjen pasi ftoi dhe nderoi në parlam...
Bota
26 September 2023, 21:41
a.l
Parada në Korenë e Jugut
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut zhvilloi sot paradën e saj të parë ushtarake, ku prezantoi raketat b...
Bota
26 September 2023, 21:38
a.l
Foto ilustruese
Shkencëtarët kanë parashikuar formimin e një superkontinenti të ri në Tokë në afërsisht 250 m...
Bota
26 September 2023, 21:26
r.ll
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçiçi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosov&...
Bota
26 September 2023, 21:24
a.l
OKB
GJENEVË – Një raport i ri i Komisionit të OKB-së për Hetime në Ukrainë paraqet një mori provash gjithnj&e...