26 September 2023, 22:03
Nga r.ll
foto e eshtrave të zbuluara
BOSNJE-HERCEGOVINË-Përderisa Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.
Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviq i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni. Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko.
Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995. Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës.
Mraoviq i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk sheh asgjë kundërthënëse në këtë rast, duke shtuar se eshtrat ishin përdorur “për planifikimin e operacioneve”.
“I kam përdorur në spital, i kam përdorur për planifikimin e operacioneve, ato kanë qenë të dobishme për shumë njerëz”, tha ai për REL-in në një bisedë telefonike, pa shpjeguar më shumë se si i ka përdorur ato.
Instituti për Personat e Zhdukur në Bosnje ka thënë se ky është rasti i parë që një person ka pranuar se ka fshehur qëllimshëm mbetjet mortore të një viktime të luftës në oborrin e shtëpisë së tij. Emza Fazliq, zëdhënëse në këtë institut, i tha REL-it se mbetjet mortore dyshohet se janë sjell në Bërçko më 1997.
“Më 2012, ai i varrosi në oborrin e tij dhe sipër tyre ndërtoi një shatërvan prej betoni”, tha Fazliq. Ajo tha nëse dëshmitari nuk do të tregonte vendin e saktë se ku ishin varrosur eshtrat, apo ka shumë gjasa që nuk do të ishin zbuluar kurrë.
“Mbetjet mortore menjëherë janë transferuar në Tuzla dhe më pas do të bëhet autopsia dhe hetime të tjera të forenzikës. Në këtë rast do të merren edhe mostra për ADN”, tha ajo. Sipas informacioneve të këtij instituti, Mraoviq nuk gjendet në Bosnje e Hercegovinë.
Gati tri dekada pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë, 7.597 persona ende konsiderohen të zhdukur, 1.200 prej tyre vetëm në Srebrenicë. Mbetjet mortore të boshnjakëve të vrarë në Srebrenicë – që sipas gjykatave ndërkombëtare dhe vendore në korrik të vitit 1995 ishin vrarë mbi 8.000 persona – janë gjetur pas luftës në mbi 80 varreza masive.
Pas krimit, trupat ishin zhvendosur nga një varrezë masive në tjetrën, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e viktimave. Nga Zyra e Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës i thanë REL-it se janë duke e hetuar rastin e Mraoviqit dhe se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) është duke kryer veprimet e nevojshme për këtë rast./REL
nebojsha mraoviç lufta ne bosnje hercegovine
Bota
26 September 2023, 21:53
a.l
Foto ilustruese
RUSI- Rusia kërkon t’i bashkohet Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut pasi u d&eu...
Bota
26 September 2023, 21:49
r.ll
anthony rota
KANADA- Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota ka dhënë dorëheqjen pasi ftoi dhe nderoi në parlam...
Bota
26 September 2023, 21:41
a.l
Parada në Korenë e Jugut
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut zhvilloi sot paradën e saj të parë ushtarake, ku prezantoi raketat b...
Bota
26 September 2023, 21:38
a.l
Foto ilustruese
Shkencëtarët kanë parashikuar formimin e një superkontinenti të ri në Tokë në afërsisht 250 m...
Bota
26 September 2023, 21:26
r.ll
Millan Radoiçiç
Millan Radoiçiçi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosov&...
Bota
26 September 2023, 21:24
a.l
OKB
GJENEVË – Një raport i ri i Komisionit të OKB-së për Hetime në Ukrainë paraqet një mori provash gjithnj&e...
Bota
26 September 2023, 21:17
a.l
Qendra e kontrollit ushtarak rus në Karabakh
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pdeklaroi sot se SHBA duhet të ...
Bota
26 September 2023, 21:01
a.l
Gazmend Hoxha
KOSOVË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar sot vendin e ngjarjes në ...
Bota
26 September 2023, 21:00
r.ll
foto ilustruese
Ishte ora dy e mëngjesit të datës 26 shtator 2022, kur stacionet sizmike në Danimarkë, Suedi dhe Gjermani regjistr...
Bota
26 September 2023, 20:52
a.l
Foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut u tha sot Kombeve të Bashkuara se gadishulli ishte në rrezik të luftës b&eu...