18 August 2023, 15:10
Nga I.A
Hossein Amir-Abdollahian dhe Mohammed bin Salma
IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite më 18 gusht, në vizitën e tij të parë që kur rivalët e Lindjes së Mesme njoftuan për përmirësim të papritur të raporteve, thanë zyrtarët.
Ministri iranian, Hossein Amir-Abdollahian, që udhëtojë për në Riad një ditë më herët, zhvilloi bisedime me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Xheda, njoftoi Ministria e Jashtme saudite.
Dy zyrtarët diskutuan për raportet mes shteteve, “për mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe mënyra për t’i zhvilluar ato si dhe diskutuan për zhvillimet sa i përket situatës rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministria saudite përmes një postimi në X, që më herë njihej si Twitter.
Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA, tha se Hossein Amir-Abdollahian është zyrtari i parë i lartë iranianë që është takuar me Princin saudit të Kurorës.
Irani, shtet me shumicë myslimane shiite, dhe Arabia Saudite me shumicë sunite, shkëputën raportet më 2016. Por, dy shtetet rivendosën raportet pas arritjes së një marrëveshjeje në mars, që u ndërmjetësua nga Kina.
Arritja e kësaj marrëveshjeje nxiti optimizëm, pasi këto dy shtete për vite të tëra kishin mbështetur palë të ndryshme në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, përfshirë edhe në Jemen.
Të enjten, ministri iranian Amir-Abdollahian, tha se “përparimi në raportet tona po shkon në drejtimin e duhur”.
Kryediplomati iranian përmendi bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe atë të sigurisë, por nuk bëri njoftim për ndonjë marrëveshje të re.
Që nga marrëveshja e marsit, Arabia Saudite ka intensifikuar përpjekjet për arritjen e paqes në Jemen, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me udhëheqësit e rebelëve Huthi në Sana të Jemenit. Po ashtu, Riadi ka arritur që të rikthejë Sirinë – aleaten e Iranit – në Ligën Arabe.
Marrë nga REL
hossein amir-abdollahian mohammed bin salman
Bota
18 August 2023, 14:50
a.l
Sebastian Kurz
AUSTRI- Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar për dëshmi të rreme. Ai do të gjykohet nga 18 teto...
Bota
18 August 2023, 14:27
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite në Klinë ka thënë se për &cced...
Bota
18 August 2023, 14:00
a.l
Ministrja
KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë me një reagim pas arrestimit të d...
Bota
18 August 2023, 13:29
a.l
Zjarr në Kanada
KANADA- Banorët në Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë, janë urdh&eum...
Bota
18 August 2023, 13:16
a.l
SHBA- Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke p&...
Bota
18 August 2023, 12:52
a.l
Razeta Hajdari
KOSOVË- Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t...
Bota
18 August 2023, 12:04
a.l
Valentina Cancela Sarmoria
URUGUAI- E reja Valentina Cancela Samoria, 17 vjeçe, u gjet e pajetë pasditen e këtij 16 gushti, në n...
Bota
18 August 2023, 11:57
a.l
Zjarr në Kinë
KINË- Një apartament në jugperëndim të Kinës është përfshirë nga flakët duke...
Bota
18 August 2023, 11:50
a.l
Mjekësia tradicionale
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka mbledhur samitin e saj të parë kushtuar mjekësis...
Bota
18 August 2023, 11:37
a.l
COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan të premten se po monitorojn&...