8 February 2025, 12:09
Nga E. D
Ali Ahmeti
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republikës së Kosovës një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ahmeti i drejtohet qytetarëve duke u kërkuar që të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të mos e lejnë Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, si vende nën sanksione ndërkombëtare. Gjithashtu Ahmeti shprehu shqetësimin rreth ndërhyrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ku tha se ishte e pabazë dhe poshtëruese.
Po ashtu Ahmeti shprehet se Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e dokumenton marrëveshja e Ohrit dhe firmën e ka hedhure Amerika dhe Evropa. Më tej ai theksoi se qytetarët e Kosovës kanë obligim moral dhe kombëtar që të mos e harrojnë ndihmë e pazëvendësueshme të Amerikës për çlirimin e Kosovës. Kryetari i BDI-së theksoi gjithashtu se pa vendimin e Amerikës dhe pa ndihëm e NATO-s, Kosova nuk do ishte çliruar.
“Kam pasur një shqetësim për ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës rreth gjuhës shqipe këtu në Maqedoninë e Veriut. Ndërhyrja e tij ishte e pabazë. Ishte dhe poshtëruese saqë më vinte me plas kur dëgjoja antishqiptarët më të mëdhenj duke thënë “ja kryeministri i Kosovës thotë që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut”. Gjuha shqipe është zyrtare dhe këtë e dokumenton marrëveshja e Ohrit, firmën e ka hedhure Amerika, Evropa. Nuk bëri mirë për këtë ndërhyrje kryeministri i Kosovës dhe për këtë kënaqësi ia dha antishqiptarëve këtu.
Më 9 shkurt në Kosovë ka zgjedhje. Të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë ditën më të veçantë dhe më të rëndësishëm të tyre që më 9 shkurt të vendon ata me vullnetin e tyre duke e vulosur me votën e tyre. Që Kosovën të mos e lënë në pako me Rusinë dhe Bjellorusinë, që janë nën sanksione. Qytetarët e Kosovës kanë obligim moral dhe kombëtar që të mos harrojnë ndihmë e pazëvendësueshme Amerikës për çlirimin e Kosovës. Pa vendimin e Amerikës dhe pa ndihëm e NATO-s, Kosova nuk do ishte çliruar. Për fat të keq, çdo ndërkombëtar që kam takuar këto dy vite janë të pakënaqur me qëndrimet politike të qeverisë së Kosovës. Politika që e ndanin, që nuk bashkëpunonin me SHBA, Europën dhe më NATO-n. Kjo është shprehur nga shumë përfaqësueses ndërkombëtar.
Unë këto pakënaqësi ua kam shprehur autoriteteve të Kosovës, pasi duhet të jetë në aleancë me SHBA, Europën dhe NATO. Kosova ndërkombëtarisht pa përkrahjen e tyre nuk mund të jetë anëtare e OKB-së dhe institucioneve të tjera. Më 9 shkurt qytetarët e kanë fatin e Kosovës në dorë. Unë kam detyrim moral që këtë mesazh ta dëgjojnë”, u shpreh Ali Ahmeti.
ali ahmeti
Politike
8 February 2025, 12:05
N.F
Votimi
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqë...
Politike
8 February 2025, 11:50
E. D
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Madridi theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së ...
Politike
8 February 2025, 11:41
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama tha nga Madriti pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress...
Politike
8 February 2025, 11:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 February 2025, 11:18
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 February 2025, 11:13
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama nga Madridi, ku nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Lig...
Politike
8 February 2025, 11:06
N.F
TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. ...
Politike
8 February 2025, 10:33
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për ...
Politike
8 February 2025, 09:17
N.F
Aleksandër Lala dhe Gjin Gjoni
LEZHË- Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirdi...
Politike
8 February 2025, 09:08
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtoh...