24 July 2022, 15:08
Nga e.k
Adam Smith dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Një delegacion i kongresit amerikan u takua të shtunën në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ata premtuan mbështetje të vazhdueshme në luftën e këtij vendi kundër Rusisë, shkruajnë mediat e huaja.
Në përbërje të delegacionit amerikan ishte edhe kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Smith. Kjo shënon vizitën më të fundit të zhvilluar në Ukrainë nga zyrtarë amerikanë të nivelit të lartë.
“Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën, kanë qëndruar krah Ukrainës duke ofruar ndihmë ekonomike, ushtarake dhe humanitare“, thuhej në një deklaratë të delegacionit amerikan.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Presidentin Zelenskyy dhe popullin ukrainas në mënyrën më efektive të mundshme, ndërsa ata vijojnë me qëndresën e tyre të guximshme“, shtuan ata.
Të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Uashingtoni do të dërgojë katër sisteme të tjera raketash me lëvizshmërisë së lartë në Ukrainë, duke e çuar në 16 totalin e sistemeve të këtij lloji që i janë dërguar Kievit. Por në deklaratën e ligjvënësve amerikanë nuk përmendej një gjë e tillë.
Ndërkohë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ligjvënësi Adam Smith tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij ishin gati t’i dorëzonin Kievit sisteme të reja raketash.
kiev adam smith volodymir zelenskyy
Bota
24 July 2022, 14:17
A.B
Diana
SHBA- Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, pas shumë vitesh grindjesh dhe polemikash, i kërkoi publikisht falje Prin...
Bota
24 July 2022, 14:07
e.k.
Flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
SOFJE- Mediat në Sofje shkurajnë se me “propozimin francez”, Bullga...
Bota
24 July 2022, 13:22
e.k
Një re e madhe tymi të shkaktuar nga zjarret e parë nga lart
SHBA- Rajonet qendrore dhe verilindore të SHBA-së po përbal...
Bota
24 July 2022, 10:55
d.a.
Orban
HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë që të zhvi...
Bota
24 July 2022, 10:26
d.a.
Zjarr ne Kaliforni
SHBA- Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në një pjesë të Kalifornisë pasi zjarri ...
Bota
24 July 2022, 09:12
d.a.
Pelosi
BRITANI- Kina ka lëshuar paralajmërime të forta, në rrugë jozyrtare, ndaj administratës Biden në lidhje me nj&eum...
Bota
24 July 2022, 08:53
d.a.
Marshimi ne Budapest
HUNGARI- Mijëra hungarezë morën pjesë në “Marshimin vjetor të Krenarisë” të shtun&...
Bota
24 July 2022, 07:40
d.a.
Hena
KINË- Sistemi i Mbrojtjes Planetare i Kinës ka marrë vrull kohët e fundit, me studiuesit e Pekinit që tani planifikojn&e...
Bota
24 July 2022, 07:36
d.a.
Putin, Raisi dhe Erdogan
GJERMANI- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka përshkruar një foto të përbashkët të f...
Bota
24 July 2022, 07:24
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Rusia ka vënë në shënjestër portin kryesor të Ukrainës të Odesës, për...