LIVE UPDATES
Bota

Synonte kufizimin përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit/ Gjykata franceze del kundër Macron dhe rrëzon nismën

Asambleja Kombëtare dhe Senati francez kishin votuar në korrik, me një shumicë të madhe, në favor të këtij ligji. Presidenti Emmanuel Macron dëshironte që ligji të hynte në fuqi menjëherë pas pushimeve verore, më 1 shtator.

15 August 2026, 10:01 Nga E.d
Synonte kufizimin përdorimit të rrjeteve
Foto ilustruse

Vetëm pak kohë më parë, Asambleja Kombëtare dhe Senati i Francës votuan pro kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit. Tani Këshilli Kushtetues e rrëzoi këtë nismë, një goditje kjo edhe për presidentin Macron.

Këshilli Kushtetues i Francës e rrëzoi planin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç. Sipas vendimit të Këshillit Kushtetues ndalimi ligjor përbën "një ndërhyrje të pajustifikuar dhe joproporcionale” në lirinë e shprehjes dhe të komunikimit të personave të prekur. 

Asambleja Kombëtare dhe Senati francez kishin votuar në korrik, me një shumicë të madhe, në favor të këtij ligji. Presidenti Emmanuel Macron dëshironte që ligji të hynte në fuqi menjëherë pas pushimeve verore, më 1 shtator.

Macron deklaroi se ligji do të rishikohet

Për Macronin ky vendim përbën një humbje të rëndë politike. Ai e kishte mbështetur fuqishëm ndalimin e rrjeteve sociale dhe synonte që Franca të bëhej në këtë drejtim pararojë në Evropë.

Në reagimin e parë ndaj vendimit Presidenca franceze deklaroi se Macroni do t'i ngarkojë kryeministrit Sébastien Lecornu detyrën që ta rishikojë projektligjin. Macroni është i vendosur që reforma të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027. 

Në vendimin e tij Këshilli Kushtetues pranoi se ekziston "një detyrim kushtetues për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve”. Megjithatë ai theksoi se ndalimi, i cili është shumë i gjerë, "mund të përfshijë shërbime komunikimi online, për të cilat nuk është vërtetuar se paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të miturve”.

Sipas Këshillit Kushtetues francez ligji shkel gjithashtu të drejtën për respektimin e jetës private, pasi do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme që çdo person, përfshirë edhe përdoruesit madhorë, të dëshmojë moshën përpara se të kishte akses në këto shërbime.

Sipas vlerësimit të Këshillit Kushtetues francez deri tani nuk ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për një verifikim të tillë të moshës. 

Përmasat e ligjit

Ligji i planifikuar parashikonte që fëmijët të mos kishin akses në shërbime online si TikTok, Snapchat, Xdhe Instagram, në video-platforma si YouTube, aplikacione mesazhesh si dhe disa video-lojëra online.

Gjithashtu parashikohej zgjerimi i ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla. Për këtë dispozitë Këshilli Kushtetues nuk u shpreh në vendimin e tij. 

Franca ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian që miratoi një ndalim të tillë të rrjeteve sociale për të miturit. Edhe disa vende të tjera anëtare, ndër to Spanja, Greqia dhe Austria, po planifikojnë ndalime të rrjeteve sociale për të miturit deri në një moshë të caktuar.

Në Gjermani një komision ekspertësh i qeverisë federale paraqiti në fund të qershorit një paketë të gjerë masash për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në botën digjitale.

Kurse në botë janë tashmë në fuqi ndalime të rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë, në Australi, Brazil, Indonezi dhe disa shtete të tjera./DW

franca ligj rrjete sociale

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë