LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani dhe SHBA vënë kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që Irani të paguajë kompensim për viktimat që, sipas tij, Teherani ka shkaktuar gjatë konflikteve, sulmeve dhe shtypjes së protestave ndër vite

11 August 2026, 08:21 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Irani dhe SHBA vënë kushte të reja
Foto ilustruse

Trump kërkon kompensim nga Irani pasi Teherani vë kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Deklaratat zbehin shpresat për një marrëveshje të afërt për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Si reagim ndaj kërkesës së Iranit që Uashingtoni të plotësojë disa kushte para nënshkrimit të çdo marrëveshjeje, ndër to edhe kompensim për dëmet nga sulmet amerikane dhe izraelite,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që Irani të paguajë kompensim për viktimat që, sipas tij, Teherani ka shkaktuar gjatë konflikteve, sulmeve dhe shtypjes së protestave ndër vite. Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve dhe zbeh shpresat për njëmarrëveshje të afërt për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. 

Në një postim në rrjetin e tij "Truth Social" Trump shkroi se edhe SHBA-ja do të kërkojë kompensim nga Irani për personat e vrarë dhe të plagosur rëndë nga minat në Ngushticën e Hormuzit ddhe për konfliktet ku, sipas tij, Teherani ka luajtur rol. Ai shtoi se kërkesa do të përfshihet në çdo negociatë të ardhshme me Iranin dhe do të përfshijë edhe familjet e protestuesve që sipas Trumpit janë vrarë nga regjimi iranian.

Presidenti amerikan përmendi gjithashtu familjet e marinarëve të vrarë në sulmin ndaj luftanijes amerikane USS Cole në vitin 2000 në Jemen, edhe pse sulmi në fjalë i është atribuar organizatës terroriste Al Kaida dhe jo Iranit.

Irani: SHBA-ja duhet të përmbushë kushtet tona

Irani përsëriti se nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e vendosura nga Teherani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se tani është radha e SHBA-së të ndalojë veprimet që Irani i konsideron të paligjshme dhe të dëmshme, si dhe të ndërmarrë hapa për t'i korrigjuar ato. 

Sipas një deklarate të publikuar gjatë fundjavës nga një anëtar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe komandant i Gardës Revolucionare, kërkesat kryesore të Teheranit përfshijnë ndër të tjera:

Garanci se SHBA-ja nuk do të kërcënojë më Iranin

Pagesa kompensimi për dëmet e luftës

Dhënien fund të përhershme konfliktit kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe Hamasin në Rripin e Gazës

Heqjen e bllokadës ndaj porteve dhe anijeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe tërheqjen e pranisë ushtarake amerikane nga zona

Heqjen e sanksioneve dhe lirimin e aseteve të ngrira iraniane

Bisedime të vështira

Irani po zhvillon bisedime me Omanin për krijimin e korridoreve të reja detare dhe një zgjidhje të përkohshme për qarkullimin e anijeve, por ka theksuar se çdo rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit varet nga rezultati i negociatave me SHBA-në.

Nga ana tjetër në një intervistë për grupin mediatik "Axios" Trumpi e minimizoi të dielën rëndësinë e kontakteve aktuale me Teheranin. Sipas mediave amerikane ai tha se SHBA-ja po zhvillon "gjysmë-negociata" me Iranin dhe se "ne thjesht po e vëzhgojmë Iranin, me inflacionin e tij të lartë dhe faktin që nuk ka para."

Megjithatë presidenti amerikan u shpreh optimist se do të arrihet një zgjidhje: "Do të funksionojë. Gjithmonë funksionon. Është si lojë shahu," tha Trump, duke iu referuar mosmarrëveshjeve me Iranin./DW

donald trump iran shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin