LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes sulmeve ruse

Por, intensiteti i sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit është i krahasueshëm me ato prej të cilave u largua, thotë ajo. Dhe, shpesh nuk ka vend për t'u fshehur.

11 August 2026, 07:41 Nga E.d
Mungesa e vendstrehimeve në Kiev ua shton vuajtjet banorëve mes
Njerëz duke u strehuar në një stacion metroje gjatë sulmeve me raketa ruse ndaj Kievit

Anna u arratis drejt kryeqytetit ukrainas bashkë me djalin e saj 9-vjeçar, Mishën, për t’i shpëtuar bombardimeve ruse në Harkiv, ku shtëpia e saj në skajin verior të qytetit ndodhet rreth 20 kilometra nga vija e frontit.

Por, intensiteti i sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit është i krahasueshëm me ato prej të cilave u largua, thotë ajo. Dhe, shpesh nuk ka vend për t'u fshehur.

“Bodrumet zakonisht janë të tejmbushura. Nuk është vetëm se nuk ka vend ku të shtrihesh. Nuk ka vend as për të ulur apo për të qëndruar në këmbë”, tha ajo këtë javë për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë. “Njerëzit vijnë dhe nuk ka vend për ta. I kthejnë mbrapsht. Nuk ka vende të mjaftueshme askund në gjithë lagjen".

Anna jeton në distriktin Desnjanski të Kievit, një zonë e gjerë me blloqe banimi të epokës sovjetike në verilindje të qytetit, e cila ka mungesën më të madhe të vendstrehimevee. Shumica e ndërtesave të banimit nuk kanë bodrume, duke rritur kërkesën për vendstrehime nën spitale, shkolla apo kopshte, të cilat kanë kapacitet për më pak se gjysmën e popullsisë lokale.

Një tjetër nënë nga zona, Marina, tha për Current Time se zakonisht i kalon sulmet ruse e fshehur në korridor bashkë me fëmijën e saj 18-muajsh.

“Ka një strehimore ku mund të kishim shkuar, për shembull, në një shkollë. Por duhen tetë minuta për të arritur atje në këmbë”, tha ajo. “Të ecësh atje natën me një fëmijë nën sulm nuk është edhe aq e lehtë".

Rusia shton sulmet
Ndërsa forcat ruse kanë bërë përparime minimale në vijën e frontit këtë vit, Moska ka shtuar fushatën ajrore kundër qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin. Së voni, 17 persona u vranë gjatë një nate të vetme sulmesh në rajonin e Kievit.

Mbrojtja ajrore ukrainase nuk arriti të rrëzonte asnjë raketë balistike ruse gjatë këtij sulmi, duke tërhequr vëmendjen te mungesa kritike e raketave penguese. 

Por, rritja e numrit të viktimave civile – Organizata e Kombeve të Bashkuara regjistroi 1.396 viktima në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 37 për qind më shumë se vitin e kaluar – nxjerr në pah gjithashtu mungesën e vendstrehimeve.

Sipas shifrave zyrtare, në qytet ka vetëm 4.000 vendstrehime, ndërsa aktualisht Kievi ka më shumë se 3 milionë banorë. Disa prej tyre janë të paarritshme ose të amortizuara.

Gjithnjë e më shumë njerëz po e kalojnë natën duke fjetur në stacionet e metrosë, ku platformat dhe shkallët e mbipopulluara të kujtojnë javët e para të pushtimit rus në vitin 2022.

Gjatë një nate me sulme ruse, së voni, rreth 56.000 njerëz u strehuan atje me tenda, dyshekë dhe çanta gjumi. Por, kjo është më pak se dy për qind e popullsisë së qytetit.

Kreu i administratës së distriktit Desnjanski, Maksym Bakhmatov, i tha Current Time-it se zgjidhja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për problemin vjen në formën e vendstrehimeve të lëvizshme të parafabrikuara.

Të ndërtuara nga betoni i përforcuar, ato vendosen mbi tokë dhe ofrojnë mbrojtje nga copëzat e predhave, rënia e mureve ose valët goditëse – megjithëse jo nga një goditje direkte.

Ato janë vendosur në lokacione në të gjithë vendin dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, distrikti Desnjanski mori vendstrehimin e parë të këtij lloji në Kiev. Ai u financua nga bizneset lokale.

“Vjen si një komplet Lego-je, në pjesë të veçanta. I bashkojnë, i fiksojnë me bulona. Është gati për 2-3 ditë”, tha Bakhmatov.

Kush e ka fajin?

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se administratat e distrikteve janë përgjegjëse për mungesën e vendstrehimeve. Ai tha së voni se në vitin 2025 ishin vënë në dispozicion më shumë se 11 milionë dollarë për ndërtimin e vendstrehimeve, por se pjesa më e madhe e tyre nuk u shpenzua.

“Nëse administratat e distrikteve nuk i përmbushin përgjegjësitë e tyre, duhet të gjenden [persona të tjerë] që do t’i përmbushin këto përgjegjësi. Fatkeqësisht, kemi një strukturë administrative ku kryetari i Kievit nuk mund t’i japë as vërejtje kreut të distriktit”, tha Klitschko. 

Bakhmatov e hodhi poshtë kritikën, duke argumentuar se Klitschko dhe administrata e qytetit i kanë të gjitha kompetencat dhe burimet buxhetore të nevojshme.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për të shpërndarë para, por për të pasur një plan, një strategji”, tha ai. “Askush nuk do t’ju tregojë se sa vendstrehime duhet të ketë.”

Ndërsa përfaqësuesit e qytetit grinden për përgjegjësinë, banorët e Kievit dhe zonave përreth vazhdojnë të përballen me pasojat e sulmeve.

Gjatë një nate, javën e kaluar forcat ruse vranë tre persona në Puhovka, në rajonin e Kievit: një gjysh, një gjyshe dhe nipin e tyre, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Djali ishte vetëm tre vjeç. Katër të tjerë u shtruan në spital: prindërit e fëmijës, vëllai i tij 15-vjeçar dhe një fqinj që erdhi për të ndihmuar familjen dhe u plagos gjatë sulmit të dytë”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se Rusia lëshoi gjashtë raketa balistike në drejtim të infrastrukturës civile në Kiev.

Sulmet në vetë kryeqytetin ukrainas i morën jetën një personi, sipas administratës ushtarake të qytetit./REL

ukraina sume rusi

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa