Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se paktit – i nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve – mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe vende të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike.
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite nuk e shënjestron Iranin, megjithëse u shpreh se, teknikisht, ajo është e njëjtë me Nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj njërit konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të aleancës.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se paktit – i nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve – mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe vende të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike.
“NATO është një aleancë e madhe ushtarake ku bëjnë pjesë 32 vende. Ne kemi nisur këtu si tre vende dhe duhet të ndërmarrim hapa shumë modestë, por konkretë”, tha ai.
Fidan i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu se do të krijohet një komitet ministrash, i ngjashëm me atë brenda aleancës së NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm, me seli në Arabinë Saudite.
Kryediplomati turk nuk tregoi se çfarë çështjesh duhet të zgjidhen që t’i hapet rrugë bashkëngjitjes së Egjiptit në marrëveshje ku bëjnë pjesë shtete me shumicë myslimane sunite. Irani ka popullsi shumicë myslimane shiite.
Më 7 gusht, udhëheqësit e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit u takuan në qytetin saudit të Mekës për të nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes, që synon forcimin e “parandalimit kolektiv ndaj çdo akti agresioni”.
Qeveria turke tha se “marrëveshja nuk bie ndesh me angazhimet e aleancave ekzistuese ndërkombëtare të Turqisë, përfshirë ato që qëndrojnë në thelb të NATO-s”. Turqia është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.
“Marrëveshja është veçmas e rëndësishme në dritën e sfidave dhe kërcënimeve në rritje me të cilat përballet rajoni, që para së gjithash janë sulmet terroriste, kontrabanda e armëve dhe kërcënimet ndaj vendeve fqinje dhe rrugëve ndërkombëtare detare”, tha Turqia.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur pasiguria po rritet në Lindjen e Mesme, teksa në horizont ende nuk duket një përfundim i konfrontimit mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite nënshkroi një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë me Pakistanin, e cila përfshinte një klauzolë të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, ku thuhet se “çdo agresion ndaj cilitdo prej vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyja vendeve”.
Arabia Saudite, aleate e SHBA-së dhe prej kohësh rivale e Iranit për ndikimin rajonal në çështjet politike, ushtarake dhe fetare, ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve iraniane me raketa dhe dronë, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit më 28 shkurt./REL
Oleksiy Yukov Një burrë ukrainas, i cili për vite me radhë u mor me zhvarrosjen dhe identifikimin e ushtarëve të vrarë n...
Niveli i ujit në lumin Rin ka rënë dukshëm Rini dhe Danubi kanë arritur nivele historikisht të ulëta. Pakësimi i uj...
Danubi në Rumani Thatësira historike, vala rekorde e nxehtësisë dhe rënia e niveleve të Danubit po e godasin rëndë ...
Pamje ARABIA SAUDITE- Një zjarr shpërtheu këtë të dielë në objektet e gjigantit të naftës Aramco në Jizan...
Pamje nga aksidenti PERU- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Peru, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën 13 p...
Foto ilustruse Njerëzit në Gjermani po e shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më shumë edhe për p...
Foto ilustruse EUROPA- Një eklips total diellor do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, duke e bërë fenome...
Oman OMAN- Omani e dënoi sulmin e fundit ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit që dyshohet se është kryer...
Donald Trump dhe Dan Kaine SHBA- Kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjenerali Dan Kaine, po kërkon një rrug&eu...
Foto ilustruese OMAN- Një anije është goditur nga një municion i pashpërthyer rreth 18 milje detare në lindje të Khasabi...