LIVE UPDATES
Bota

Lumenjtë e Evropës po thahen, ja cilat janë pasojat

Përgjatë Danubit, anijet e mallrave dhe ato turistike nuk mund të vazhdojnë më lundrimin në disa zona. Në Hungari, Rumani dhe Kroaci, nga shtrati i tharë i lumit kanë dalë në sipërfaqe anije dhe automjete të fundosura prej kohësh.

9 August 2026, 09:32 Nga E.d
Lumenjtë e Evropës po thahen, ja cilat janë pasojat
Niveli i ujit në lumin Rin ka rënë dukshëm

Rini dhe Danubi kanë arritur nivele historikisht të ulëta. Pakësimi i ujit po dëmton natyrën dhe ekonominë. Kjo rrezikon gjithashtu ujërat nëntokësore, ujin e pijshëm dhe ekosistemet e rëndësishme përgjatë lumenjve. Kudo në Evropë mungon uji në lumenj. Rini, Danubi dhe Po kanë nivele historikisht të ulëta të ujit. Këta lumenj janë jetikë për transportin e mallrave, bujqësinë dhe furnizimin me ujë. Situata është dramatike.

Përgjatë Danubit, anijet e mallrave dhe ato turistike nuk mund të vazhdojnë më lundrimin në disa zona. Në Hungari, Rumani dhe Kroaci, nga shtrati i tharë i lumit kanë dalë në sipërfaqe anije dhe automjete të fundosura prej kohësh.

Sipas sistemit zyrtar të informacionit për ujërat e ulëta (Niwis), vetëm në 2.4 për qind të pikave matëse të Danubit nuk regjistrohet nivel i ulët i ujit.

Në stacionin matës të Rinit në Kaub, në perëndim të Gjermanisë, u mat një rekord prej vetëm 24 centimetrash. Ditët në vijim niveli mund të bjerë deri në 17 centimetra.

Në shumë vende të shtratit të lumit, si në Këln dhe Dyseldorf, njerëzit tashmë mund të ecin aty ku zakonisht rrjedhin rryma të forta uji.

Kriza e ujit po përkeqësohet nga ngrohja globale, e shkaktuar nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit. Edhe natyra po vuan. Kjo mund të rrisë kostot e ujit të pijshëm të pastër dhe të sjellë pasoja të tjera serioze.

Pasojat për natyrën

Në Spanjë, Francë, Itali, Gjermani dhe Evropën Lindore, thatësira e vazhdueshme do t'u kushtojë fermerëve miliona hektarë të korrash drithërash.

Fushat e thara, humbja e të korrave dhe shtretërit e tharë të lumenjve janë ndër pasojat më të dukshme të thatësirës.

Megjithatë, nuk vuan vetëm ekonomia, por edhe të gjithë ekosistemet.

Problemi është se uji i mbetur në lumenj ngrohet shumë, mban më pak oksigjen dhe mund të shkaktojë ngordhje masive të peshqve, shpjegon Jeanette Völker, shkencëtare në Agjencinë Federale Gjermane për Mjedisin (UBA).

"Veçanërisht në Rin mund të shihet se si brigjet me zhavorr po thahen. Ato janë habitate për midhje dhe kafshë jovertebrore, të cilat shërbejnë si ushqim për peshqit. Kjo tharje paraqet një ngarkesë të madhe. Midhjet nuk mund të largohen shpejt dhe ngordhin."

Thatësira, rrezatimi i fortë diellor dhe përqendrimi i lartë i lëndëve ushqyese nga plehrat bujqësore nxisin gjithashtu rritjen masive të algave.

Kjo u pa edhe në vitin 2022 në lumin Oder në lindje të Gjermanisë. Për shkak të temperaturave të larta, niveleve të ulëta të ujit dhe ndikimit të ujit të kripur, aty u përhap një algë toksike jo vendase me pasoja dramatike: segmente të tëra të lumit kufitar gjermano-polak u mbushën me peshq të ngordhur. Rreth 1.000 tonë peshq ngordhën.

Megjithatë, sipas ekspertëve, aktualisht në Rin ka ende mjaftueshëm oksigjen, prandaj një katastrofë e ngjashme nuk pritet së afërmi.

Çfarë lidhje ka kallamishtja e tharë me çmimin e ujit të pijshëm?

Rini dhe Danubi furnizohen nga shumë lumenj dytësorë. Pamjet aktuale të plazheve të gjata me rërë përgjatë Rinit tregojnë gjithashtu se sa e rëndë është situata në degët e tij ujore. Pikërisht këto janë shumë të rëndësishme për furnizimin me ujë të pijshëm, sepse brigjet e tyre shpesh janë ende të mbuluara me bimësi."Ne varemi nga ky ujë lumenjsh. Një pjesë e madhe e ujit tonë të pijshëm është i ashtuquajturi filtrat bregor", shpjegon Hagen Koch, studiues i reziliencës klimatike dhe përshtatjes ndaj klimës në Institutin e Potsdamit për Kërkimin e Ndikimeve Klimatike.

"Kjo do të thotë se në një distancë të caktuar nga lumi ose liqenet ndodhen puse të ujit të pijshëm. Aty pompohet ujë që ka kaluar për muaj të tërë nëpër tokë deri sa ka arritur në pus."

Kjo nënkupton se kallamishtet dhe shtresat e tokës e filtrojnë natyrshëm ujin.

Në të njëjtën kohë, sipas Völker, përqendrimet e ndotësve rriten sepse në më pak ujë derdhen pothuajse të njëjtat sasi ujërash të zeza nga impiantet e trajtimit ose nga industria.

"Nëse ekosistemi dëmtohet, pra kafshët dhe bimët që kontribuojnë në pastrimin e ujit, kjo sjell kosto të konsiderueshme shtesë. Furnizimi me ujë për miliona njerëz kërkon më shumë procese pastrimi", thotë Koch.

Ndryshimet klimatike dhe ekosistemet e dëmtuara e bëjnë më të kushtueshëm trajtimin e ujit të pijshëm. Shoqatat e sektorit llogarisin se kostot mund të rriten deri në 30 për qind.

Deri në vitin 2035 mund të nevojiten investime shtesë prej 3 deri në 14 miliardë euro. Këto përfshijnë kosto më të larta për trajtimin e ujit, tubacione më të thella dhe rezervuarë më të mirëizoluar, që e mbajnë ujin në temperatura të ulëta dhe kufizojnë zhvillimin e mikrobeve.

Për shumë sektorë, përfshirë minierat dhe bujqësinë, ekzistojnë përjashtime ligjore. Në shumë rajone ata përdorin ujë pa paguar tarifa përkatëse.

Në shumë qytete gjermane autoritetet kanë kufizuar ndjeshëm marrjen e ujit nga përrenjtë dhe lumenjtë për përdorim privat. Qyteti i Këlnit e ndaloi që në qershor marrjen e ujit nga të 24 degët e Rinit brenda territorit urban. Shkeljet mund të dënohen me gjoba deri në 50.000 euro.

Edhe ekonomia po vuan nga niveli i ulët i ujit

Niveli i ulët i ujit në lumenjtë gjermanë po i shkakton tashmë dëme të mëdha ekonomisë.

Disa anije lundrojnë vetëm me një të pestën e ngarkesës së zakonshme. Kjo vonon prodhimin dhe rrit çmimet. Në Gjermani preken veçanërisht industria e çelikut, industria kimike dhe ajo e produkteve minerale të naftës. Niveli i ulët i ujit po rrezikon gjithnjë e më shumë edhe furnizimin me energji.

Kryeministri hungarez Peter Magyar u bëri thirrje javën e kaluar qytetarëve dhe bizneseve të kursejnë energjinë elektrike. Vendit i kanoset një krizë energjetike e paprecedentë për shkak të rrezikut të ndalimit të centralit bërthamor të Paksit si pasojë e nivelit të ulët të Danubit.

Rumania shpërthen shkëmbinj: Çfarë ndihmon vërtet kundër uljes së nivelit të ujërave?

Politikanët po përpiqen të reagojnë me masa afatshkurtra. Në Rumani, ushtria shpërtheu një shkëmb në një degë të Danubit për të siguruar furnizimin me ujë ftohës për centralin bërthamor të Cernavodës. Për shkak të mungesës së ujit ftohës, centrali rrezikonte të dilte jashtë funksionit.

Ministri Federal Gjerman i Transportit ka ftuar përfaqësues të industrisë, porteve dhe transportit lumor në një konferencë në Bon. Në fokus janë zgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata. Po diskutohet edhe thellimi i shtratit të lundrueshëm të Rinit në zonat më kritike për të ruajtur transportin lumor edhe gjatë periudhave me ujë të ulët.

Organizatat mjedisore kanë bërë thirrje për protesta kundër gërmimeve të mëtejshme në Rin.

"Këto janë masa afatshkurtra që sjellin pak përfitime në planin afatgjatë." Sipas kritikëve, duhet pyetur nëse bëhet fjalë vetëm për veprime simbolike që ndonjëherë sjellin pak rezultate ose madje mund të kenë pasoja negative në të ardhmen. Ata theksojnë se ende i kushtohet pak vëmendje mbrojtjes së klimës.

Kritikët paralajmërojnë se thellimi i shtretërve lundrues mund të përshpejtojë rrjedhjen e ujit, të ulë nivelin e ujërave nëntokësore dhe të bëjë që zonat përmbytëse të thahen më shpejt. Ata kërkojnë përdorimin e anijeve të projektuara posaçërisht për nivele të ulëta uji dhe zhvendosjen e transportit të mallrave drejt hekurudhave. Edhe Hagen Koch mbështet përdorimin e anijeve me zhytje më të vogël në ujë, por vëren se kjo kërkon investime të larta dhe kohë të gjatë zbatimi.

Për Jeanette Völker, nuk ka alternativë tjetër veçse të zhbëhen pjesërisht ndërhyrjet artificiale që kanë drejtuar dhe kanalizuar lumenjtë, në mënyrë që më shumë ujë të ruhet në peizazh. Gjithashtu duhet t'u kushtohet më shumë vëmendje zonave periferike të lumenjve të mëdhenj.

Veçanërisht pranë degëve ujore është e rëndësishme të ruhen ligatinat, të rivendoset lagështia në moçale dhe të rehabilitohen lumenjtë për të përmirësuar bilancin e ujit në peizazh. Kjo mund të ndihmojë që edhe niveli i Rinit të përfitojë gjatë periudhave të thatësirës.

Duke parë zhvillimet aktuale, Koch rekomandon gjithashtu shqyrtimin e ndërtimit të rezervuarëve dhe digave ujore atje ku kjo është e pranueshme nga pikëpamja ekologjike.

Në fund, mbrojtja e klimës mbetet vendimtare. Pa të, shumë investime mund të rezultojnë, në kuptimin figurativ, vetëm një pikë ujë mbi një gur të nxehtë./DW

rini danubi evropë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin