Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një postim në X, ajo shtoi se “negociatat lidhur me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe konstruktive”.
OMAN- Omani e dënoi sulmin e fundit ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit që dyshohet se është kryer nga Irani – teksa tha se bisedimet me Teheranin për arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes kësaj ngushtice janë “pozitive” dhe “konstruktive”.
Ministria e Jashtme e Omanit, më 8 gusht, “dënon sulmet e përsëritura ndaj anijeve që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilat përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit mbi ujërat territoriale, si dhe kërcënojnë sigurinë e lundrimit detar dhe sigurinë e stabilitetin e rajonit”.
Në një postim në X, ajo shtoi se “negociatat lidhur me lundrimin në Ngushticën e Hormuzit po zhvillohen në një atmosferë pozitive dhe konstruktive”.
Ministria e Jashtme e Omanit theksoi po ashtu “rëndësinë e shmangies së çdo veprimi që mund të ndikojë në këto negociata dhe në përparimin e arritur, duke marrë parasysh interesat e të gjitha palëve”.
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se Irani ka shënjestruar një anije cisternë që i përket kompanisë shtetërore të naftës, teksa ajo po kalonte nëpër ngushticë më 8 gusht.
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e dënoi atë që e cilësoi si “sulm armiqësor iranian që shënjestroi një cisternë”, duke shtuar se një raketë shkaktoi dëme, por nuk ka viktima.
Disa orë më herët, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se Teherani dhe Muskati janë “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes ngushticës.
Megjithatë, Araqchi tha po ashtu se Teherani do të vendosë kushte për marrëveshjen, përfshirë kompensimin për atë që ai i cilësoi si shkelje të Uashingtonit të marrëveshjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërmjetësuar nga Pakistani në fillim të këtij viti.
Në fillim të kësaj jave, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se beson që Irani nuk mund ta vazhdojë konfliktin edhe për shumë kohë dhe se negociatat me Teheranin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit janë duke vazhduar.
Zyrtarët iranianë mohuan se po zhvillohen bisedime me Uashingtonin, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baqaei, tha se Teherani dhe Muskati pothuajse e kanë finalizuar një deklaratë të përbashkët, “me kusht që palë të treta të caktuara të mos e pengojnë procesin”.
Mbyllja de facto e ngushticës që një kohë të gjatë është një nga çështjet qendrore të luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe një nga pengesat kryesore për një marrëveshje për dhënien fund të konfliktit më të gjerë në Lindjen e Mesme./REL
Donald Trump dhe Dan Kaine SHBA- Kryetari i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjenerali Dan Kaine, po kërkon një rrug&eu...
Foto ilustruese OMAN- Një anije është goditur nga një municion i pashpërthyer rreth 18 milje detare në lindje të Khasabi...
Autorët BRITANI E MADHE- Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në një argjendari në Britaninë e Madhe, ku dy persona kan&e...
Andy Burnham BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Andy Burnham është përlotur teksa ka rrëfyer momentin emocionues kur babai i tij, R...
Ceuta SPANJË- Nënpresidentja Ekzekutive e BE-së për Sovranitetin, Sigurinë dhe Demokracinë në Teknologji, Henna Vi...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë konferencës në Beograd KOSOVA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se politika e Ukr...
Hossam Luka DAMASK- Një fletore e zakonshme, e gjetur në apartamentin luksoz të ish-shefit të inteligjencës së regjimit t&eu...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- “Është mirë që po vjen”. Me këto fjalë, ukrainasja Svetlana, e cila prej kat&eum...
Rafineria e naftës RUSI- Një zjarr i madh shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky, në rajonin Krasnodar të Rusis&eum...
Dronë EVROPË- Evropa po përballet me një rritje të shqetësimeve për përdorimin e dronëve pranë infrastruk...