LIVE UPDATES
Bota

Video/ Babai i tij vuan nga Alzheimer, kryeministri Burnham përlotet në studio: Ai do të ishte krenar

Duke folur në podkastin 'How to Fail', Burnham tregoi se stafi i azilit ku jeton i ati e kishte vendosur atë përpara televizorit në mënyrë që të shihte momentin kur djali i tij kalonte në Downing Street.

8 August 2026, 16:16 Nga G.M
Video/ Babai i tij vuan nga Alzheimer, kryeministri Burnham përlotet
Andy Burnham

BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Andy Burnham është përlotur teksa ka rrëfyer momentin emocionues kur babai i tij, Roy, i cili vuan nga Alzheimeri në fazë të avancuar, e pa në televizor pak pasi ai mori detyrën si kryeministër.

Duke folur në podkastin 'How to Fail', Burnham tregoi se stafi i azilit ku jeton i ati e kishte vendosur atë përpara televizorit në mënyrë që të shihte momentin kur djali i tij kalonte në Downing Street. Sipas kryeministrit britanik, babai i tij pati një reagim të menjëhershëm, duke emocionuar edhe stafin që ndodhej pranë tij.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Burnham tregoi se kishte vizituar të atin menjëherë pasi ishte bërë kryeministër, ndërsa një prej punonjësve i kishte rrëfyer se gjashtë pjesëtarë të stafit ishin mbledhur rreth Roy-t dhe i kishin thënë 'Shiko, Roy! Shiko!'.

“Ata na thanë se mendonin se ai e kuptoi”, rrëfeu Burnham mes lotësh.

Para se të merrte detyrën, Burnham kishte folur edhe për trishtimin e tij që babai, për shkak të sëmundjes, nuk do të ishte në gjendje ta kuptonte plotësisht rolin e ri të të birit. Ai tha se i ati do të ishte “shumë krenar” për të.

“Kjo është e trishtueshme, sepse ai do të ishte krenar. Nga pikëpamja ime, është arritja e tij. Një arritje e të gjithë familjes, megjithëse ai vetë nuk e di”, tha ai pak para se të merrte zyrtarisht detyrën si kryeministër.

Më vonë, ai iu referua përvojave të familjes së tij me sistemin e kujdesit social për të shpjeguar vendosmërinë e tij për ta reformuar atë.

"Mendoj se duhet të jemi të gatshëm ta trajtojmë problemin. Kam përvojë personale me sistemin. Babai im vuan nga sëmundja e Alzheimerit dhe e shihni se çfarë duhet të durojnë punëtorët. Nuk është faji i tyre. Sistemi është i gabuar. Nuk mund ta lini kujdesin social në këtë gjendje. NHS nuk do të rikthehet në standardin që duhet të jetë për sa kohë që ekziston një sistem kujdesi social jofunksional që nuk mund t'i mbajë njerëzit larg spitalit", tha ai, pasi më parë ishte përpjekur të reformonte sistemin e kujdesit social, të cilin e përshkroi si më të keqin në botë.

Në vitin 2010, si sekretar i shëndetësisë, ai planifikoi të krijonte një shërbim kombëtar kujdesi për Anglinë, por plani u eklipsua nga akuzat se ai kishte ndërmend të vendoste një taksë mbi vdekjen për ta financuar atë.

“Në momentin që doli ai posteri i varrit, gjithçka kishte mbaruar. Reformat e mia kishin vdekur”, pranoi më vonë Burnham.

Por ai mbetet i vendosur të shpenzojë kapital politik gjatë mandatit të tij si kryeministër për të reformuar sistemin, duke akuzuar Westminsterin se hezitoi për të marrë vendime kaq të mëdha për një kohë shumë të gjatë.

“Le të gjejmë guximin për të rregulluar çështjet e mëdha që politika i ka lënë pas dore, si kujdesi social, dhe le të kemi besimin për të dalë së bashku dhe për të mbështetur planet tona. Kjo është shumë e rëndësishme për çështjet për të cilat njerëzit interesohen dhe unë nuk do të bëj atë që Westminster ka bërë tradicionalisht, që është shtyrja e një vendimi për këtë çështje të rëndësishme”, tha ai.

Z. Burnham zbuloi gjithashtu se, për shkak të shëndetit të babait të tij, ai nuk e kishte kuptuar se djali i tij tani kishte përqafuar idenë që ishte një nga pasionet e tij personale politike ndryshimi i sistemit zgjedhor për të futur përfaqësimin proporcional.

“Nuk mendoj se ai e kuptoi ndonjëherë, për shkak të gjendjes së tij, se unë tani kisha pranuar përfaqësimin proporcional, i cili është një nga misionet e tij të më bindte ta pranoja.”, tha ai./Dosja.al

andy burnham

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin