24 June 2022, 15:47
Nga k.m.
Foto ilustruese
Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) miratoi të premten licencën për kompaninë Elektrosever, për furnizimin e veriut të Kosovës me energji elektrike. Bordi i ZRRE-së votoi me pesë vota për dhe asnjë kundër.
Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës. Kjo kompani do të bëjë edhe furnizimin, edhe faturimin e rrymës së shpenzuar në veri. Licencimi i saj është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për energjinë, e cila është arritur në vitin 2013, por pajtimi për zbatimin e saj është bërë më 21 qershor.
Me këtë marrëveshje është paraparë që konsumatorët në veri ta paguajnë vetë rrymën e shpenzuar. Nga fundi i luftës, më 1999, deri më 2017, rrymën për ta e kanë paguar qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës. Nga 2017-ta e këndej - për shkak të ankesave të shumta - përgjegjësia për pagesën ka kaluar te Qeveria e Kosovës.
Veriu, i banuar me shumicë serbe, ka refuzuar pagesën për shkak të mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që kanë operuar me dirigjimin e Serbisë. Kryesuesi i Bordit të ZRRE-se, Ymer Fejzullahu, tha të premten se qytetarët e katër komunave në veri - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan - do të faturohen me çmimet që i ofron kompania furnizuese, Elektrosever.
Përndryshe, ZRRE-ja miraton çdo vit tarifat për operatorët e tjerë energjetikë. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka deklaruar më 21 qershor se Elektrosever-i nuk do të prodhojë rrymë, por do ta blejë atë - qoftë nga Korporata Energjetike e Kosovës apo nga një tjetër ofertues në tregun ndërkombëtar - ndërsa inkasimin do ta bëjë vetë. Elektroseveri, rrjedhimisht, mund të marrë apo blejë rrymë edhe nga kompania serbe, EPS./REL
zrre elektrosever
Bota
24 June 2022, 15:21
k.m.
Sergei Lavrov
Kremlini tha të premten se vendimi i Bashkimit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës, aty ku R...
Bota
24 June 2022, 14:27
d.d
Xi Jinping.
Kina dhe Rusia e përdorën samitin e këtij viti të BRICS-it për të kritikuar ashpër Perëndimin. Vendet e...
Bota
24 June 2022, 14:21
j.c
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka postuar një shkrim një Telegram duke rikujtuar edhe njëher&eum...
Bota
24 June 2022, 14:11
d.d
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Ministria ruse e mbrojtjes, ka njoftuar se ka rrethuar deri në 2000 trupa ukrainase në rajonin e Donbasit.
...
Bota
24 June 2022, 14:18
A.B
Bujar Osmani
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Kuvendi ...
Bota
24 June 2022, 14:16
A.B
Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.
M...
Bota
24 June 2022, 14:12
j.c
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pretendoi ditën e sotme se BE dhe NATO po mbledhin një "koalicion" për t’u p&e...
Bota
24 June 2022, 13:44
d.d
Lufta ne Ukraine
UKRAINË-Një makinë bombë në Kherson të pushtuar ka vrarë një zyrtar nga administrata e imponuar ...
Bota
24 June 2022, 13:54
j.c
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar një ditë pasi mori pjes&eum...
Bota
24 June 2022, 13:23
j.c
53-vjeçari në Greqi
GREQI- Zbardhet dëshmia e parë e dhënë në polici nga 53-vjeçari që vrau me thik&...