15 May 2022, 07:40
Nga DOSJA
sulm ne SHBA
SHBA- Të paktën 10 persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në një supermarket në qytetin amerikan të Buffalo, shteti i Nju Jorkut.
Sipas Skynews, policia tha se i armatosuri i dyshuar u arrestua pas sulmit, i cili po hetohet si "një krim i urrejtjes me motive racore". Komisioneri i Policisë së Buffalo Joseph Gramaglia tha se 11 nga 13 personat që u qëlluan ishin me ngjyrë.
"Kjo ishte racizëm i pastër. Ishte krim i urrejtjes i motivuar nga raca nga dikush jashtë komunitetit tonë."- tha sherifi i qarkut Erie John Garcia në një konferencë shtypi.
I dyshuari u identifikua si Payton Gendron, 18 vjeç, nga Conklin, Nju Jork. Ai u akuzua për vrasje të shkallës së parë disa orë pas të shtënave, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm.
Kryetari i bashkisë së Buffalo, Byron Brown, tha se i dyshuari "udhëtoi me orë të tëra" në tregun Tops Friendly në Jefferson Avenue, rreth 5 km në veri të qendrës së Buffalo.
Zyrtarët thanë se Gendron hyri në supermarket dhe hapi zjarr, me dëshmitarët që raportuan se kishin dëgjuar dhjetëra të shtëna.
Ndërkohë ka reaguar dhe presidenti amerikan Joe Biden i cili shprehu ngushëllimet e tij për famijlarët e viktimave dhe premtoi se autori do të vihet para drejtësisë.
"Ngushëllime për familjet e 10 njerëzve, jetët e të cilëve u morën në mënyrë të pakuptimtë dhe të gjithë ata që po vuajnë plagët fizike dhe emocionale të këtij krimi të tmerrshëm. Zonja e Parë dhe unë po lutemi për viktimat dhe familjet e tyre dhe zemrat në të gjithë këtë vend janë me njerëzit e Buffalo-s”.-tha Biden.
(d.a/dosja.al)
Bota
15 May 2022, 00:03
G7
SHBA- Grupi i Shtatë ekonomive kryesore të botës paralajmëroi të shtunën se lufta në Ukrainë po krijon një ...
Bota
15 May 2022, 00:01
Mia Pitman dhe Abubakar Masum
BRITANI E MADHE- Një oficer policie i “fiksuar” pas ish-të dashurës së tij ka përfundua...
Bota
14 May 2022, 18:39
Shefi i inteligjencës ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov.
UKRAINË- Lufta në Ukrainë mu...
Bota
14 May 2022, 17:16
Takimi SHBA-ASEAN në Uashington
SHBA- Pavarësisht thirrjes së Presidentit amerikan Joe Biden që anëtarët e Shoqatës s&eu...
Bota
14 May 2022, 16:21
Foto Ilustruese
GREQI- Një 48-vjeçar në Greqi ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pas i ka vënë flak...
Bota
14 May 2022, 16:00
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe p...
Bota
14 May 2022, 15:59
Keshilli i Europes
Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një instrument i ...
Bota
14 May 2022, 15:16
Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, teksa m&eu...
Bota
14 May 2022, 14:47
FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një telefonatë ditën e sot...
Bota
14 May 2022, 13:57
Lija e Majmunit
MBRETËRIA E BASHKUAR- Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka njoftuar dy r...