14 May 2022, 18:39
Nga DOSJA
Shefi i inteligjencës ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov.
UKRAINË- Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht dhe të përfundojë me mposhtjen e Rusisë para fundit të vitit, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Kievit në një intervistë për Sky News.
Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, tha për median britanike më 14 maj, se ai ishte “optimist” lidhur me trajektoren aktuale të konfliktit, që nisi më 24 shkurt.
“Pika e kthesës mund të jetë në pjesën e dytë të gushtit”, tha ai.
“Shumica e veprimeve aktive luftuese do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, tha ai, transmeton AFP.
Luftime intensive aktualisht po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, ku Rusia aktualisht ka përqendruar forcat e saj, por që nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.
Budanov tha se Ukraina di “gjithçka për armikun tonë. Ne dimë për planet e tyre, pothuajse prej momentit që bëhen këto plane”.
Rusia deri më tani ka arritur që të marrë kontrollin e plotë të vetëm një qyteti të madh, Hersonit, dhe ofensiva ushtarake që shumë ekspertë parashikuan se do të ishte e shpejt, ka ngecur, veçmas është përcjellë me probleme logjistike.
Shefi i inteligjencës së Ukrainës po ashtu bëri pretendime të paverifikuara se një grusht shteti veçse ka nisur në Moskë për ta larguar nga pushteti presidentin rus, Vladimir Putin, duke shtuar se lideri rus është i “sëmurë rëndë” me kancer.
Në prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raportimet se Putini ka kancer janë “shpikje dhe gënjeshtra”.
Marrë nga REL
Bota
14 May 2022, 17:16
Takimi SHBA-ASEAN në Uashington
SHBA- Pavarësisht thirrjes së Presidentit amerikan Joe Biden që anëtarët e Shoqatës s&eu...
Bota
14 May 2022, 16:21
Foto Ilustruese
GREQI- Një 48-vjeçar në Greqi ka vrarë me thikë të ëmën dhe më pas i ka vënë flak...
Bota
14 May 2022, 16:00
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe p...
Bota
14 May 2022, 15:59
Keshilli i Europes
Anëtarësimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të jetë një instrument i ...
Bota
14 May 2022, 15:16
Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, teksa m&eu...
Bota
14 May 2022, 14:47
FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një telefonatë ditën e sot...
Bota
14 May 2022, 13:57
Lija e Majmunit
MBRETËRIA E BASHKUAR- Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka njoftuar dy r...
Bota
14 May 2022, 13:22
INDI-India ka ndaluar eksportet e grurit si pjesë e hapave të saj për të kontrolluar rritjen e çmimeve në vend. Qeveria ka th&...
Bota
14 May 2022, 13:01
ITALI- Spikerja e emisionit më të rëndësishëm të lajmeve Tg1, Dania Mondini ka denoncuar eprorët e saj në prokuro...
Bota
14 May 2022, 12:42
GJERMANI- Ministrat e Jashtëm të G7-s pas takimit në Gjermani kanë nënshkruar një deklaratë duke thënë se do t&eu...